Kronikë e zezë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tetë (8) zyrtarëve komunal

Published

on

– Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q., shtetas të Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, ndërsa të pandehurit S.M., A.B., A.A., B.B., dhe H.B., dyshohen edhe për kryerjen e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës,, ka vërtetuar faktin të pandehurit gjatë vitit 2020, në Ferizaj, në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete dhe për personat e tjerë, me dashje nuk kanë kryer detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e pyjeve,  përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se janë të obliguar që në momentin kur hasin dëmtuesit e pyjeve duke pre dru në mënyrë të kundërligjshme, t’iu shqiptojnë fletëparaqitje, të njëjtit nuk e bëjnë fare një gjë të tillë por arrijnë marrëveshje me ta dhe si kundërvlerë për mos shqiptimin e fletëparaqitjeve, marrin shuma të ndryshme të të hollave nga ata duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt.

Ndërsa të pandehurit S.M., A.B, A.A, B.B., H.B., dyshohet se kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, përkatësisht tek të dyshuarit me rastin e kontrollit nga ana e policisë në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë (6) armë gjuetie; dy (2) armë zjarri (revole); gjashtë (6) karikatorë të revoles; dy (2) karikatorë të AK-47; njëzet (20) fishekë cal. 9mm; tridhjetë –njëzetë (20) copë; tridhjetë (30) fishekë 7.65; katër (4) fishekë cal.12 mm –katër; trembëdhjetë (13) telefona mobilë; një (1) çekan për damkosje si dhe fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë dhe të tjera.

Gjykata kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësve të të pandehurve që të caktohet masa e arrestit shtëpiak apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit vetë të pandehurit, por edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë,  dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjenden të pandehurit në liri mund të ndikojnë tek këta dëshmitar, e që prokuroria ka vlerësuar se do t’i identifikoj gjatë fazës së hetimeve, e po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek njëri tjetri si bashkë të pandehur në këtë procedurë penale, në mënyrë që të njëjtit të deklarohen në favor apo në dëm të ndonjërit nga të pandehurit, andaj po të gjendeshin në liri, do të ekzistonte rreziku real dhe potencial që do të shpinte deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Continue Reading

Vendi

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, ka hyrë në mes të kolonës së automjeteve që po shoqërohej nga policia.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara