Sport

Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të FFK-së

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur ekskluzivisht për KosovaPress, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

Shatri ka bërë thirrje që kjo të jetë një sinjal që të gjitha organizatat sportive duhet t’i respektojnë normat ligjore sepse ato janë mbi të gjithë dhe duhen respektuar nga të gjithë.

Shpresoj shumë që njëherë e përgjithmonë organizatat sportive duhet ta kuptojnë që ligjet janë mbi të gjithë neve dhe jemi të obliguar që ato t’i respektojmë dhe unë shpresoj që komuniteti i futbollit e ka parë cilat janë problematikat që të mos kemi probleme të natyrave të tilla dhe të shkojmë së bashku drejt zhvillimit të sportit pasi që ky është edhe misioni ynë”, shtoi në fund Shatri.

Madje Shatri bëri të ditur se tashmë Federata e Futbollit i ka shpërndarë edhe ftesat për të gjithë akterët që do të jenë pjesëmarrës në këtë kuvend.

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Sport

Tronditet pozita e Infantinos, shumica e federatave kundër mandatit të katërt

Published

on

By

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është tronditur ndjeshëm, vetëm pak javë pasi ai konsiderohej favorit absolut për të fituar një mandat të katërt në drejtimin e organizatës.

Sipas BBC Sport, aktualisht vetëm 73 nga 210 federatat anëtare të FIFA-s janë në mbështetje të Infantinos, ndërsa 124 janë kundër tij. 13 federata të tjera ende nuk kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, përpara zgjedhjeve.

Situata për Infantinon është përkeqësuar pas kundërshtimeve të forta ndaj planit të tij, tashmë të braktisur, për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s.

UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), të cilat së bashku përfaqësojnë 136 federata, kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe Infantinon, duke i akuzuar për shkelje të besimit dhe “mashtrim” lidhur me mënyrën se si është menaxhuar plani.

Kështu, ajo që deri vonë dukej si një garë e sigurt për Infantinon, tashmë është shndërruar në një betejë të pasigurt për mbijetesën e tij në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina mirëpret David Krizanic: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”

Published

on

By

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e David Krizanic.

Klubi prishtinas e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e mirëpritur me mesazhin: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve, David Krizanic.”

Me këtë përforcim, Sigal Prishtina vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur trofetë dhe për të mbetur në majën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara