Lajmet

Cakaj edhe zyrtarisht dorëzoi detyrën

Published

on

Gent Cakaj edhe zyrtarisht sot ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Pas votimit në Parlament, kryeministri Edi Rama i dorëzon detyrën Olta Xhaçkës.

Gjatë fjalës së tij, Gent Cakaj, teksa nuk harroi falënderimet për kryeministrin Edi Rama, listoi edhe arritjet e kryera në politikën e jashtme gjatë detyrës së tij.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e posaçëm t’ia dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se pa mbështetjen e kryeministrit misioni im do të kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim. Falënderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht i lumtur që Xhaçka do t’i prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE”, tha Cakaj.

Më tej, Cakaj deklaroi se angazhimi i tij në Shqipëri nuk mbyllet këtu.

“Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë. Unë do të vazhdojë angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historike. Unë do ta mbajë dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Dua t;i them fare hapur që unë nga sot do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”, shtoi Cakaj.

Ish ministrja e Mbrojtjes merr detyrën e kryediplomates pas largimit të Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara