Lajmet

​Caka – Nimani rizgjedhet për mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

Gresa Caka-Nimani është zgjedhur edhe për një mandat Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në njoftimin nga Kushtetuesja, thuhet se ajo mori votat e mjaftueshme nga gjyqtarët e kësaj Gjykate.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka-Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lajmet

Pas vendimit të Kushtetueses, veteranët paralajmërojnë protesta

Publikuar

nga

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka paralajmëruar protesta kundër pushtetit të Kurtit, i cili sipas tij, po punon kundër veteranëve të UÇK-së.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë qeverisë për Ligjin për Pagën Minimale i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja e ka vlerësuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit dhe nëntë deputetëve të tjerë, ku konstatoi se neni 2 i Ligjt për Veteranët e Luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim më Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartëri të Pagës Minimale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stoltenberg me lëvdata për Rutten: Po e lë NATO-n në duar të sigurta

Publikuar

nga

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka lavdëruar pasardhësin e tij në krye të Aleancës, Mark Rutte.

“Marku është një transatlanticist i vërtetë, një lider i fortë dhe një ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n. E di që po e lë NATO-n në duar të sigurta”, tha ai.

Mark Rutte, kryeministri holandez në largim, është zgjedhur zyrtarisht si sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s.

Aleanca ushtarake tha në një deklaratë se “Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”.

“Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës”, u tha në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Bota

Presidenti i ri sllovak në vizitën e parë zyrtare në Çeki

Publikuar

nga

Presidenti sllovak, Peter Pellegrini filloi të mërkurën në mëngjes vizitën e tij të parë zyrtare në Çeki që nga marrja e detyrës duke bërë nderime për viktimat e të shtënave në dhjetor në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles në Pragë.

Ai vendosi një kurorë në memorialin e përkohshëm të viktimave që universiteti zbuloi të premten e kaluar dhe foli shkurtimisht me rektoren e universitetit, Milena Králíčková dhe dekanen e Fakultetit të Arteve, Eva Lehečková.

Kreu i shtetit sllovak shkoi më pas në Kështjellën e Pragës për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën aktuale politike me homologun e tij çek, Petr Pavel. Sipas zyrës presidenciale, vizita duhet të konfirmojë marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve fqinje, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre për disa çështje të politikës së jashtme.

Pellegrini mori detyrën më 15 qershor të këtij viti. Pak para kësaj, paraardhësja e tij Zuzana Čaputová bëri një vizitë lamtumire në Pragë.

Është traditë që vizita e parë zyrtare e jashtme e presidentëve të rinj çekë dhe sllovakë pas marrjes së detyrës të jetë në vendet përkatëse të njëri-tjetrit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Serwer: S’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Publikuar

nga

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se kjo nuk mund të ndodhë momentalisht.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Serwer i cili njeh zhvillimet në Ballkan, tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti, Donald Trump.

Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK, Dorasa Kica-Xhelili, e cila tha se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ndërkaq ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara