Shëndet

Çajrat më të mirë për të larguar toksinat nga trupi

Një prej tyre – çaji me farat e finokut.

Published

on

Çajrat mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi dhe në të njëtën kohë të ndihmojnë trupin me lëndë ushqyese dhe të përmirësojnë tretjen. Ekspertët sugjerojnë konsumin e çajit të ngrohtë, sepse ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit tretës dhe në lëvizjen e zorrëve duke përshpejtuar procesin e largimit të toksinave nga trupi.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se çaji i ftohtë me akull, mund të ngadalësojë tretjen duke tkurrur enët e gjakut që rrethojnë stomakun. Duke u bazuar në këshillat e nutricionistëve, ju sugjerojmë disa nga çajrat më të mirë për të larguar toksinat nga trupi juaj.

Çaji Me Farat E Finokut
Ky çaj është përdorur në mënyrë terapeutike, për të stimuluar oreksin dhe funksionin e tretjes. Ai mund të lehtësojë kapsllëkun duke relaksuar muskujt e zorrëve dhe duke ndihmuar trupin tuaj në nxjerrjen e toksinave jashtë sistemit. Duke pasur parasysh këtë, ju mund të filloni me një filxhan në ditë për të kuptuar se si zorrët tuaja do të reagojnë. Përveç kësaj, studimet tregojnë se ky çaj ka veti antioksiduese dhe ndihmon në pastrimin e veshkave dhe mëlçisë. Përvec farave të finokut, xhenxhefili, turmeriku dhe kanella janë të gjitha erëza që mund t’ju ndihmojnë. Mjafton të shtoni në ujin e vluar, 1/4 lugë çaji me ndonjë ose me të gjitha erëzat e lartpërmendura.

Çaji I Hithrës
Hithra është e mbushur me polifenole, të cilat mund të ndihmojnë në pastrimin e trupit për të luftuar inflamacionin dhe sëmundjet inflamatore. Çaji i hithrës stimulon sistemin limfatik, i cili mund të rrisë sekretimin e mbeturinave përmes veshkave. Në mjekësinë bimore, ky çaj shpesh përdoret për të trajtuar problemet urologjike, për shkak të aftësisë së tij për të larguar bakteret e dëmshme.

Çaj Jeshil
Çaji jeshil është reklamuar prej kohësh si një eliksir i fuqishëm shëndetësor. Ai përmban një antioksidant të fuqishëm të quajtur epigallocatechin-3-gallate (EGCG), i cili mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene në mëlçi dhe të mbrojë mëlçinë nga disa sëmundje.

Çaj Me Xhenxhefil Dhe Turmerik
Turmeriku përmban kurkuminë, një përbërës që ndihmon enzimat të nxjerrin jashtë toksinat dhe përmban antioksidantë që riparojnë qelizat e mëlçisë. Ky kombinim ndihmon gjithashtu mëlçinë në detoksikimin e metaleve dhe rrit prodhimin e tëmthit./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara