Shëndeti

Çajrat më të mirë bimorë për lehtësimin e stresit

Balsam limoni.

Published

on

Për mijëra vjet, njerëzit kanë përdorur çajra bimorë për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe thjesht për të shijuar. Çajrat bimorë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e stresit, ankthit, madje mund t’ju ​​ndihmojnë të flini më mirë.

Balsam limoni

Balsami i limonit është i disponueshëm në kapsula, tableta, krem ​​dhe si çaj. Raportet anekdotike dhe kërkimet shkencore sugjerojnë se balsami i limonit mund të ndihmojë në relaksim, të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të lehtësojë simptomat e stresit, transmeton Klankosova.tv.

Çaj bliri

Çaji i blirit bëhet nga lulet e thara, gjethet ose lëvorja e pemës së Lindenit. Tradicionalisht, çaji i blirit është përdorur si një ilaç bimor për të qetësuar nervat dhe për të trajtuar ankthin, pagjumësinë dhe dhimbjet e kokës.

Çaj kamomili

Sot, shumë njerëz e lidhin çajin e kamomilit me një gjumë të mirë. Sidoqoftë, kjo barishte është përdorur tradicionalisht për të trajtuar problemet e stomakut dhe zorrëve, përfshirë gazrat, stomakun e trazuar, inflamacionin e stomakut dhe jashtëqitjet e lirshme të lidhura me ankthin.

Çaj rozmarinë

Rozmarina është një barishte e njohur për gatimin dhe aromat. Një nga përdorimet e tij më pak të zakonshme është si një çaj bimor. Megjithatë, disa hulumtime sugjerojnë që konsumimi i rregullt i çajit të rozmarinës mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjes së Alzheimerit, shkruan Healthline, përcjell klankosova.tv.

Çaj livando

Çaji i livandos mund të përfitojë shëndetin tuaj tretës dhe mendor. Ekstrakti i livandos është përdorur prej kohësh në aromaterapi për të promovuar relaksimin, dhe hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë përfitime të shëndetit mendor edhe nga pirja e tij.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç?

Published

on

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut para moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.

Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. bShkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave e zbuluan se tensioni i lartë trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.

Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë e Jugut, ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve, shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm.

Gratë e prekura nga tensioni para të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, për burrat rreziku ishte 85% më i lartë.

Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit para kësaj moshe nxit atakun në zemër, tensioni i lartë i gjakut aktivizon mekanizmat e dëmshëm për zemrën e krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku.

Këtu përfshihet: Mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.

Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut e nxisin bllokimin duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut dhe regjim ushqimor.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut?

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg, shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje.

Zemra mbushet me gjak, ushqehet me oksigjen e nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg ose më pak, tensioni i gjakut konsiderohet i ulët. Nëse matësi tregon vlerat mes 90/60 dhe 120/80, tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal, nëse tregon vlerat 120/80 dhe 140/90, tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90, tensioni është i lartë e klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 duhet duhet të shkoni te mjeku. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Mjekët ju bëjnë apel atyre që vrapojnë

Published

on

Lëvizja e qytetarëve është vetëm në dy orare, por shumë njerëz gjatë kësaj kohe mund të pyesin nëse mund të bëjnë vrap në natyrë apo ushtrime fizike jashtë shtëpisë.

Francesco Casasco, president i Federatës Evropiane të Sportit dhe Mjekësisë Italiane, thotë një ‘Jo’ të prerë. Sipas tij, të bësh vrap edhe pse i vetëm është e rrezikshme dhe nuk duhet.

“Edhe pse mund të jeni vetëm është një mënyrë për ta ekspozuar veten dhe komunitetin ndaj rrezikut të infektimit. Ata që dalin për vrap kanë tendencën që të pushojnë nëpër stola apo për të bërë ‘stretching’. Zakone që duhet të harrohen. Të vraposh në rrugë është një arratisje nga detyrat e tua si qytetar dhe një rrezik. Dhe pastaj pyes veten, mos u bënë befas të gjithë kaq sportivë tani?”, thotë ai për Corriere.

Casasco këshillon që mund të mbash trupin në formë duke bërë aktivitet në shtëpi:

“Aktiviteti brenda shtëpisë është një zëvendësues i mirë edhe në mungesë të një kopshti. Ka aplikacione ose video në internet që ofrojnë skema trajnimi për secilin nivel. Gjithçka që ju nevojitet është një tapet ushtrimesh”.

 

Continue Reading

Shëndeti

Kërpurdhat ndihmojnë me kujtesën

Published

on

Konsumimi i kërpudhave më shumë se dy herë në javë mund të parandalojë problemet me kujtesën dhe të folurit që shfaqen pas moshës 60 vjeçare, ka treguar një hulumtim nga Singapori.

Një antioksidant unik i pranishëm në kërpudha mund të ketë një efekt mbrojtës në tru, zbuloi studimi.

Në hulumtim sa më shumë njerëzit hanin kërpudha, aq më mirë kryenin testet e të menduarit dhe përpunimit.

Por, studiuesit thanë se nuk ishte e mundur të provohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis kërpudhave dhe funksionit të trurit.

Të gjeturat e studimit të Universitetit Kombëtar të Singaporit u bazuan në 663 të rritur kinezë, të moshës mbi 60 vjeç, dieta dhe mënyra e jetesës e së të cilëve u monitorua nga 2011 në 2017.

Continue Reading

Shëndeti

Ja si t’i shëroni muskujt e lënduar

Published

on

Kur tepër shpejt tendosni muskulin, ndodh lëndimi, d.m.th. pëlcitja e fijeve muskulore.

Sa më shumë fije të jenë të shkëputura, lëndimi është më serioz. Shkoni te mjeku nëse zona e lënduar është shtangur apo përflakur, apo nëse me rastin e lëvizjeve shkakton dhimbje të madhe. Ndërkohë, ndiqni këtë tabelë kohore të trajnerit të kondicionit, Shon Grosse.

24 orët e para deri në 48 orë

Zvogëloni dhembjen dhe ënjtjen me metodën R.I.C.E (Rest=pushim, ice=akull, Compresson = kompresioni, Elevation – elevacioni).

Mbështillni fashën elastike rreth vendit të lënduar, aq fort që të bëjë kompresonin pa ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Ngrini vendin e lënduar mbi lartësinë e trupit dhe pushoni duke shtuar akull në çdo 2–3 orë nga 15-20 minuta derisa jenë të zgjuar.

Xhelet kundër përflakjes, që përmbajnë ibuprofen ndihmojnë, por mos i përdorini më gjatë se 4 ditë, se çrregullojnë shërimin e muskujve.

Pas 3 deri në 4 dite

Që të pengoni shtangimin dhe dobësimin e zonës së lënduar filloni me lëvizje dhe zgjidhjen. Do të ndieni dhembje të butë, mirëpo nuk bën të matet me dhembjen nga lëndimi. Një apo dy herë në ditë, lëvizja e lehtë e zonës së lënduar në seri prej 10–20 përsëritjeve, duke shtuar vëllimin e lëvizjeve në çdo seri. Lehtë shtrini zonën e lënduar. Provoni 5–10 përsëritje me shtytje nga 30 sekonda. Ndjenja nuk është e këndshme, por do të ndihmojë.

Pas 2 deri në 3 jave

Shtoni ngarkesën me pesha, përsëritje e seri të barabarta 50% të ngarkesave të aplikuara para lëndimit. Ndërprisni shtimin e ngarkesës nëse ndieni dhembje dhe mos kaloni në nivelin pasues derisa dhembja të pushojë. Nëse në këtë fazë të shërimit hetoni shtangim a ënjtje, nëse dhembja çrregullon aktivitetet e përditshme ose nëse ndiheni jo këndshëm në pjesën e lëndimit, shkoni te mjeku. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara