Shëndet

Çajrat bimorë që ju ndihmojnë me shqetësimet në stomak

Këta çaja do të ju ndihmojnë shumë.

Published

on

I keni parasysh zhurmat që bën stomaku kur jeni të uritur? Në fakt, zhurma e stomakut ose kërcitja e zorrëve, nuk është diçka serioze. Është shumë normale për traktin tuaj gastrointestinal të bëjë zhurmë, pasi shkaktohet nga kontraktimi dhe relaksimi i muskujve.

Por gjithashtu stomaku mund të shkaktojë zhurmë edhe pas një vakti të rëndë, aq sa ndonjëherë mund të na bëjë të ndihemi dhe në siklet. Kjo ndodh për shkak të sasive të larta të gazit. Megjithatë, nëse këto zhurma shoqërohen me dhimbje dhe të përziera nuk duhet t’i neglizhoni. Nëse keni ngrënë një vakt të rëndë apo për disa arsye të tjera, stomaku juaj shfaq simptoma të dhimbjes, zhurmës, etj, ja çajrat bimorë që ndihmojnë në qetësimin e tyre:

Çaj xhinxheri

Çaji i xhinxherit është shumë i dobishëm në raste të problemeve me tretjen por edhe në rast të zhurmave shqetësuese në të njëjtën kohë.

Çaj mente

Nuk jeni fans i çajit të xhinxherit? Provoni çaj menteje, funksionon po aq mirë sa çaji i xhinxherit për një stomak me probleme. Ekspertët thonë gjithashtu se çaji i mentes është shumë efektiv për një bark të sheshtë, pasi lufton fryrjen.

Çaj borziloku

Çaji i borzilokut së pari, qetëson simptomat e pakëndshme të stomakut dhe së dyti është një medikament i shkëlqyer kundra gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili

Në disa raste, zhurmat në stomak mund të shkaktohen nga stresi ose ankthi. Në këtë rast, do të ishte një ide e mirë të pinit një çaj kamomili. Jo vetëm që do të relaksojë mendjen tuaj, por do të qetësojë edhe stomakun me çregullime.

Çaj jamballi

Falë efekteve që ka jamballi në qelizat e brendshme të stomakut, mund të qetësojë irritimin e ulcerës peptike, e cila zakonisht shoqërohet me zhurma të stomakut. Gjithashtu çaji i jamballit është shumë efektiv në qetësimin e spazmave të cilat ndonjëherë shkaktojnë zhurma të tmerrshme.

Çaj finoku

Për shkak të aftësisë së tij për të përmirësuar procesin e tretjes, një filxhan çaj finoku pas një vakti, sidomos të rëndë, mund të jetë shumë i dobishëm në rast të zhurmave të stomakut, në rast të sindromit të zorrës së irrituar, etj./neps.al

Shëndet

Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?

Published

on

Nutricionistë të shumtë rekomandojnë zhytjen e arrave në ujë para konsumit, sepse kjo metodë ul përmbajtjen e acidit fitik dhe frenuesve të enzimave, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur përthithjen e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekurit.

Arrat e zhytura gjithashtu e ruajnë ndjesinë e ngopjes për më gjatë, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat e tyre ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak, ndërsa acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbështesin shëndetin e zemrës.

Arrat e zhytura janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, që mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

Polifenolet dhe vitaminat neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Mineralet si magnezi, fosfori dhe kalciumi kontribuojnë në forcimin e kockave, ndërsa vetitë anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.

Përfshirja e arrave të zhytura në ujë në mëngjes ose si meze të lehtë mund të sjellë përfitime për shëndetin trupor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit

Published

on

8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.

Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.

Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.

Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.

Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.

Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale

Published

on

Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.

Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.

Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:

Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.

Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.

Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?

Published

on

Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.

Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.

Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.

Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.

Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.

Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara