

Shëndeti
Çaji i sherebelës për uljen e nivelit të sheqerit në gjak
Çaji i sherebelës për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiÇaji i sherebelës është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë inflamacionin por edhe mbrojnë të gjithë organizmin nga radikalet e lira. Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.
Çaji i sherebelës për uljen e nivelit të sheqerit në gjak
Ky çaj renditet mes tre çajrave më të mirë që mund të pihen nga diabetikët. Substancat e tij aktive kanë tendencën të ulin dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Studimet thonë se këto substanca kryejnë të njëjtin funksion si barna të caktuara që u jepen diabetikëve.
Si të përgatisni çajin e sherebelës?
Përgatitja e këtij çaji është shumë e lehtë. Mjafton të zieni një filxhan ujë dhe të hidhni një lugë gjelle me gjethe sherebele. Gjethet mund t’i mbani në ujin e nxehtë në varësi të llojit të çajit që dëshironi, pra me aromë të fortë apo të butë. Sipas dëshirës në çajnik mund të hidhni lëngun e një limoni dhe lëkurën e tij. Pasi të kenë zier për disa minuta mund ta hiqni nga zjarri. Kullojeni çajin dhe më pasurojeni atë me sheqer ose mjaltë. Ky çaj mund të serviret i nxehtë ose edhe i ftohtë në akull.
Efektet anësore të çajit të sherebelës
Sherebela përmban një substancë e njohur si thujone e cila është përgjegjëse për aromën karakteristike. Në doza normale, thujona nuk përbën rrezik, ama në doza të larta ajo mund të jetë toksike. Pirja ekstreme e filxhanëve me çaj sherebele në ditë dhe konsumi i këtyre gjetheve në forma të tjera për një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat. Toksiciteti ndodh nëse njeriu konsumon më shumë se 3-7 gramë thujonë në ditë. Nga ana tjetër, një litër me çaj sherebele përmban vetëm 4-11 miligramë thujonë, ndaj rreziku për një gjë të tillë është pothuajse inexistent./AgroWeb.
You may like
Shëndeti
Turmerik apo shafran! Cila është diferenca mes tyre?
Published
2 hours agoon
August 14, 2025By
UBT News
Kur flasim për gatim, erëzat janë përbërësit që i japin shije çdo pjate. Kombinimi mund t’i falë ushqimit jo vetëm një shije fantastike, por edhe një sërë vlerash për shëndetin.
Sot, do të flasim për dy erëza ekzotike, që jo shumë veta arrijnë t’i përfshijnë siç duhet në gatim dhe jo shumë i njohin. Bëhet fjalë për turmerikun dhe shafranin, dy erëza plot vlera dhe që përdoren tradiconalisht në kultura të ndryshme.
Ja ndryshimet mes tyre dhe vlerat e përdorimet e të dyjave në kuzhinë.
Turmeriku
Është bimë shumëvjeçare që rritet nën tokë, vjen nga familja e xhenxhefilit. Origjina e tij është nga Indonezia dhe India Jugore. India është konsumatori dhe eksportuesi numër një në botë. Pas kultivimit, turmeriku thahet dhe grimcohet në formën e pluhurit që gjendet në ushqimoret në mbarë botën. Përveç gatimit, është përdorur edhe për qëllimë mjekësore, falë aftësisë për të luftuar inflamacionin dhe për të lehtësuar problemet e tretjes.
Ngjason në shije e karakteristika me xhenxherfilin duke qenë se janë të së njëjtës familje. Ngjyra e fortë e artë është ajo që e dallon ndër erëzat tjera, e bën të përshtatshëm për t’u përdorur si ngjyrues në ushqime. Ka 6 lloje turmeriku, ndarja është e veshtirë për shkak të ngjashmërive që kanë me njëri-tjetrin.
Përfitimet shëndetësore
I njohur ndryshe edhe si kurkumina, besohet se kjo erëz pëmban sasi të larta antioksidantësh dhe agjentë antinflamatorë. Disa studime tregojnë se përdorimi ka efekte pozitive në luftën kundër alzheimerit, apo kundër përparimit të qelizave kancerogjene.
Agjentët antinflamatorë lehtësojnë dhimbjet e artritit, dhimbjen nga ulçera në stomak apo të reduktojnë të simptomat e shqetësimeve të aparatit tretës.
Përdorimi në kuzhinë
Mund ta përdorni për të marinuar lloje të ndryshme mishi, ta përfshini në salca, ta spërkasni tek perimet e pjekura, për të bërë çaj apo pije të ndryshme.
Shafrani
Mblidhet nga një bimë me qepujkë, lulja që del nga qepujka përmban tre fije me ngjyrë të kuqe të ndezur, ato mblidhen për të prodhuar erëzën e bluar, e cila përdoret në ushqimet e detit e orizit. Vetëm një kile shafran kërkon deri në 75,000 lule. Shafrani ka ngjyrë të kuqe të dallueshme, aroma e tij është e krahasueshme me lulet dhe mjaltin. Ai përdoret në gatimet indiane dhe turke, dhe mund të përfshihet edhe në recetat e ëmbla, pije dhe akullore.
Përfitimet shëndetësore: I pasur në antioksidantë dhe vitamina, shafrani ndihmon kundër përparimit të kancerit, në largimin e helmeve nga trupi, dhe të japë lehtësim në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Përdorimi në kuzhinë: Shafranin mund ta përfshini në gjellë, supë, në gatimet me produkte deti, oriz, në çaj etj. Pavarësisht si e përdorni, mbani mend se duhet përdorur në sasi të vogla.
Cili është ndryshimi midis trumerikut dhe shafranit?
Edhe pse mund të jenë të ngjashme, vijnë nga bimë të ndryshme. Turmeriku është rrënjë, ndërsa shafrani vjen nga një lule, ka aromë më të lehtë.
Zgjedhja mund të varet nga preferancat e përdorimit në gatim dhe faktori ekonomik, pasi shafrani kushton më shtrenjtë. Kur bëhet fjalë për përfitimet e mundshme shëndetësore, turmeriku besohet se ka një kapacitet shumë më të madh, por shafrani ka antioksidantë që mund të kenë ndikim.
Shëndeti
Ky është fruti më i mirë për ta shtuar në ujë për një freskim në ditët e nxehta
Published
3 hours agoon
August 14, 2025By
UBT News
Kur temperaturat rriten, hidratimi bëhet çelësi për të ruajtur energjinë dhe për të qëndruar në humor të mirë.
Uji i thjeshtë është zgjedhja më e mirë, shumë njerëz kërkojnë mënyra për ta bërë atë më tërheqës dhe të shijshëm.
Ekspertët e të ushqyerit theksojnë se limoni është një nga shtesat më të mira të frutave, jo vetëm për shijen e freskët, por edhe për përfitimet shëndetësore.
Pse limon?
Janë të pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që forcon imunitetin, ndihmon në shërimin e indeve, mbron qelizat nga dëmtimi nga radikalet e lira. Limonët gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe aciditeti i tyre i lehtë mund të jetë freskues dhe qetësues në një ditë të nxehtë.
Hidratim me përfitime shtesë
Shtimi i disa copëzave limoni në ujë jo vetëm që shton shije, agrumet lëshojnë sasi të vogla kaliumi, magnezi dhe vitaminash B në ujë. Ky kombinim mbështet ekuilibrin e elektroliteve, i cili është veçanërisht i rëndësishëm gjatë vapës së verës kur trupi humbet lëngje përmes djersitjes.
Kur dhe si të pini ujë me limon?
Është mirë ta pini gjatë ditës, por sidomos në mëngjes për të nxitur metabolizmin dhe tretjen. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e limonit të freskët dhe të pashtrydhur dhe shtimin e fetave ose lëngut pak para konsumimit për të ruajtur vitaminat.
Ndihmë natyrale për lëkurën
Vitamina C në limon stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe elastike. Hidratimi i rregullt me ujë limoni mund të ketë gjithashtu përfitime estetike, veçanërisht gjatë verës kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit. /UBT News/
Shëndeti
Mosha e duhur për ta lindur fëmijën e parë
Published
5 hours agoon
August 14, 2025By
UBT News
Të merrni vendimin se kur duhet ta lindni fëmijën e parë, nuk është asnjëherë një gjë e lehtë. Shtatzënia, pavarësisht moshës, i ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Duhet të ndërmerret në konsideratë faktin se përgjatë moshës edhe gjinjtë ndryshojnë bashkë me pjesën tjetër të trupit.
Gjatë moshës 20-30 vjeçare, gjokset janë më të forta e kanë elasticitet më të mirë. Prandaj, nëse doni të mbeteni shtatzënë gjatë kësaj periudhe, koha bashkë me biologjinë do të jenë në anën tuaj.
Por, posa të hyni në moshën 30-40 vjeçare, hormonet si estrogjeni ndihmojnë t’i mbani gjokset e forta. Kjo dekadë, që është bërë e njohur më shumë për shtatzëni dhe dhënie të gjirit, i jep nënës mbrojtje afatgjatë kundër kancerit të gjirit.
Ndërsa, posa të hyni në moshën 40 vjeç e sipër, indet e gjokseve fillojnë të shënojnë rënie dhe përqindja e yndyrës në gjokse rritet, e gjithashtu do të ketë rreziqet tjera që ndërlidhen me shtatzëninë.
Disa studime tregojnë që aq më e vjetër që është një femër shtatzënë, aq më i lartë do të jetë rreziku për të fituar kancerin e gjirit. Thuhet se gratë më të vjetra se 30 vjet që lindin fëmijën e parë, kanë një rrezik më të lartë për kancer të gjirit sesa gratë që nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë.
Shëndeti
Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?
Published
20 hours agoon
August 13, 2025By
UBT News
Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.
Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.
Ndihmon në qetësim
Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.
Përmirëson metabolizmin
Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.
Pastron toksinat e trupit
Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar

Këshilla si ta shfaqni personalitetin në një intervistë pune

Zjarret në Gramsh, shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Threads ka 400 milionë përdorues

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Lil Wayne anulon koncertin për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar

Haradinaj takon deputetin gjerman Peter Beyer: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën

Turmerik apo shafran! Cila është diferenca mes tyre?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit