Magazinë

Caitlyn Jenner nuk ishte e ftuar në dasmën e Kourtney Kardashian

Kardashian dhe Jenner nuk shihen dhe nuk flasin më me njëri-tjetrin, sipas TMZ.

Published

on

Burime pranë çiftit i thanë TMZ të mërkurën se ish njerku i Kardashian as që mori një ftesë me postë për fundjavën e dasmës, sepse ata kanë një marrëdhënie shumë të kufizuar.

Gazeta vuri në dukje se Kardashian dhe Jenner nuk shihen dhe nuk flasin më me njëri-tjetrin, kështu që themeluesja e Poosh nuk e ndiente të nevojshme ta ftonte atë në dasmën e saj në Itali.

Krahas Jennes, as vëllau i Kourtney-t, Rob Kardashian, nuk u paraqit në dasmë, ndonëse kishte pranuar një ftesë.

“Rob preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes, kështu që nuk do të ishte rehat të shkonte në një festë kaq të profilit të lartë edhe pse ishte për motrën e tij”, tha një burim i brendshëm për Page Six.

Dyshja thuhet se do të bëjnë një dasmë tjetër pasi të kthehen në Los Angeles, kështu që mbetet për t’u parë nëse Jenner do të përfshihet në atë event./UBTNews/

Magazinë

“Wayward” mbërrin në Netflix, seriali misterioz që po ndan kritikët dhe shikuesit

Published

on

Pas premierës së tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe debutimit në Netflix, seriali i ri misterioz “Wayward” ka arritur vendin e parë në listën globale të shikueshmërisë të platformës.

Publikuar më 25 shtator 2025, seriali ka tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të trillerëve dhe serialeve misterioze.

Opinionet e kritikëve dhe shikuesve janë të ndara: kritikët i kanë dhënë vlerësim prej 78%, ndërsa shikuesit vetëm 49% në Rotten Tomatoes.

Pavarësisht kësaj, “Wayward” regjistroi 8.2 milionë shikime vetëm në javën e parë, duke u ngjitur në krye të listës së serialeve më të ndjekura në gjuhën angleze në mbarë botën në Netflix.

Seriali, krijuar nga aktorja dhe komediania kanadeze Mae Martin, zhvillohet në vitin 2003 në qytetin imagjinar Tall Pines, Vermont.

Historia ndjek një grup personazhesh që zbulojnë ngjarje të pazakonta, jo vetëm në qytet, por edhe në shkollën lokale me konvikt për adoleshentë me probleme, ku drejtoreshë është Evelyn Wade, e luajtur nga Toni Collette.

Ndërsa misteri shpaloset, personazhet përballen me situata të çuditshme dhe intrigë që shpesh kalon në territore të dyshimta, duke përfshirë elemente sektare dhe institucionalizim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Tetë vjet më parë i’a dhuroi veshkën, Selena Gomez nuk e ftoi shoqen në dasmë

Published

on

Francia Raisa, aktorja që i dhuroi një veshkë Selena Gomez në vitin 2017 dhe i shpëtoi jetën, ka vendosur të flasë pas shumë vitesh heshtjeje për raportin e saj me këngëtaren.

Në një intervistë të fundit, 37-vjeçarja i quajti “thashetheme” zërat që flasin për një grindje mes saj dhe Gomez, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është keqinterpretuar nga mediat.

“Ka shumë thashetheme që qarkullojnë, por nuk dua të merrem me budallallëqe”, tha Raisa, duke hedhur poshtë lajmet se raportet mes tyre janë prishur për shkak të stilit të jetesës së Gomez pas transplantit.

Aktorja foli edhe për dasmën e këngëtares me Blanco, në të cilën, sipas raportimeve, nuk mori pjesë. Megjithatë, ajo shprehu publikisht gëzimin e saj për këtë hap të rëndësishëm në jetën e shoqes.

“E di që do të martohet dhe jam shumë e lumtur për të. Selena ka jetën e saj, është tashmë miliardere dhe unë jam mirënjohëse që munda ta ndihmoj kur i duhej më shumë,” – u shpreh Raisa.

Kur u pyet për donacionet e organeve, aktorja nënvizoi se dhurimi i një organi duhet parë si një akt human që synon shpëtimin e një jete, e jo domosdoshmërisht si një garanci për një lidhje të përjetshme me përfituesin.

Francia Raisa i dhuroi një veshkë Selena Gomez në vitin 2017, pasi këngëtarja u diagnostikua me lupus – një sëmundje autoimune që mund të dëmtojë organet e brendshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nuk i mjaftoi as fama, restoranti luksoz i Salt Bae regjistron humbje milionëshe

Published

on

Restoranti luksoz i kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gökçe, i njohur botërisht si Salt Bae, ka regjistruar një humbje prej 5.5 milionë funtesh (rreth 6.38 milionë euro) gjatë vitit 2024, pavarësisht popullaritetit të tij dhe vizitave nga yje të njohur si Cristiano Ronaldo dhe David Beckham.

Ndërsa restoranti kryesor i tij në Londër ka sjellë të ardhura mbi 10 milionë funte, humbja e madhe u shkaktua kryesisht nga rivlerësimi i aseteve të kompanisë në SHBA duke çuar në një zhvlerësim prej rreth 6 milionë funtesh.

Dega amerikane, e cila është në pronësi të plotë të kompanisë britanike të Salt Bae, ndikoi direkt në bilancin financiar të grupit.

Në kulmin e zgjerimit, rrjeti Nusr-Et kishte shtatë restorante në Shtetet e Bashkuara, por shumë prej tyre janë mbyllur tashmë, përfshirë lokalet në Beverly Hills, Las Vegas dhe New York.

Në Amerikë mbeten vetëm dy restorante, ndërsa kompania po përqendrohet në tregje tjera ndërkombëtare, si Mexico City dhe Ibiza.

Pavarësisht humbjeve, Nusret Gökçe vazhdon të ketë një pasuri personale të konsiderueshme prej rreth 50 milionë euro, ndërsa restoranti vazhdon të ofrojë menu luksoze, përfshirë biftekun “Giant Tomahawk” me çmim 630 funte dhe mishin Wagyu me 1.15 euro për gram.

Megjithatë, ndërsa imazhi i restorantit është luksoz dhe tërheq klientelë VIP, përvoja reale e vizitorëve duket se mbetet nën pritshmëri: Salt Bae vlerësohet me vetëm 2.9 nga 5 yje në TripAdvisor, duke treguar një hendek mes famës dhe shërbimit real. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pse George Clooney zgjedh të rrisë fëmijët larg Hollywood-it?

Published

on

Pavarësisht se është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, George Clooney ka vendosur që të rrisë fëmijët e tij binjakë, Alexander dhe Ella, larg shkëlqimit të Los Angeles-it.

Aktori 64-vjeçar dhe gruaja e tij, avokatja Amal Clooney, e cila ka mirëpritur binjakët më 2017, kanë zgjedhur të jetojnë në një fermë në Francë, duke i ofruar fëmijëve një jetë më të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.

Në një intervistë për Esquire, Clooney shpjegoi arsyen e këtij vendimi: “Rritja e fëmijëve tanë në Los Angeles, në kulturën e Hollywood-it, ishte diçka që më shqetësonte. Ndjeva se ata nuk do të kishin një shans të drejtë në jetë.”

Aktori shtoi se kultura franceze është më e qetë e nuk ka të njëjtin fokus mbi famën si në SHBA.

“Nuk dua që fëmijët e mi të krahasohen me fëmijët e njerëzve të tjerë të famshëm”, tha ai.

Clooney ka qëndruar larg mediave sociale, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që mund të kenë tek ata kur të krijojnë llogaritë e tyre.

“Rreziqet janë të mëdha e pasojat zgjasi gjatë. Unë shqetësohem për fëmijët. I mbajmë larg internetit sa më shumë që të mundemi,” tha ai.

Ehe pse familja jeton jetë luksoze me pasuri rreth 550 milionë dollarë, Clooney përpiqet të ruajë normalitetin në jetën e përditshme.

“I çoj fëmijët e mi në shkollë çdo mëngjes. Jetoj një jetë normale – përveç kësaj,” tha aktori për Daily Mail. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara