Lajmet

Butrinti magjik – me mbi 21 mijë turistë!

Published

on

Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës vijon të mahnisë me bukuritë dhe qetësinë që të ofron parku kombëtar mijëra turistë vendas e të huaj.

I konsideruar si një nga destinacionet që vizitohet nga adhurues të historisë së lashtë, ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrint, tha për ATSH-në se “qyteti Antik i Butrintit dhe muzeu i tij arkeologjik për periudhën 7-mujore janar – korrik u vizitua në total nga 11,484 vizitorë, 3565 prej të cilëve ishin të huaj”.

“Shifrat për muajin gusht paraqiten më pozitive, nga fillimi i tij e deri më sot kanë vizituar Parkun e Butrintit afërsisht 10,000 vizitorë. Mendojmë se turistët deri në mbyllje të muajit gusht do të tejkalojnë 7-mujorin e vitit 2020”, – thekson Dhima.

Sipas saj, jemi shumë larg numrit të vizitorëve dhe të ardhurave nga shitja e biletave krahasuar me vitin e shkuar, sërish, në kushtet e pandemisë globale është vënë re një rritje progresive nga muaji në muaj qysh prej rihapjes së sitit në 18 maj 2020.

“Kryesisht Butrinti është vizituar nga vizitorë vendas. Për këtë sezon Ministria e Kulturës u ka ofruar një tarifë më të ulët hyrjeje si dhe çdo ditë të diel falas. Nga totali i vizitorëve 4376 kanë hyrë pa biletë gjatë këtyre të dielave deri në muajin korrik”, – tha Dhima.

Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.

Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian. Kjo sipërmarrje filloi gërmimet në atë që do të ishte një prej qyteteve më antike të Shqipërisë. Punimet filluan në vitin 1928. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).

Lajmet

Plenkoviq nga OKB-ja kritikon Serbinë: Glorifikimi institucional i Mlladiqit, fyerje ndaj viktimave

Published

on

By

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dënuar ashpër nderimet zyrtare që Serbia po i bën të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq. Plenkoviq i cilësoi këto veprime si fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, duke nënvizuar se pajtimi në Evropë kërkon përballje reale me të kaluarën dhe ndaljen e lartësimit të kriminelëve nga ana e institucioneve.

“Pajtimi në Evropë kërkon përballjen me krimet e së kaluarës, respektimin e viktimave dhe refuzimin e glorifikimit institucional të autorëve të krimeve”, deklaroi Plenkoviq para përfaqësuesve botërorë.

Kreu i qeverisë kroate rikujtoi sulmet e urdhëruara nga Mlladiqi mbi qytetet kroate, vrasjet e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës e trashëgimisë kulturore, duke theksuar se këto mizori kulmuan me gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë.

Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, Plenkoviq u ndal edhe te situata në Lindjen e Mesme, ku bëri thirrje për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve dhe garantimin e ndihmës humanitare në Gaza. Ai ritheksoi mbështetjen e Kroacisë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete, me qëllim që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.

 

Continue Reading

Lajmet

Hyseni u dorëzohet autoriteteve në Vërmicë: Ish-shefja e SHISH në arrest shtëpie pas shkarkimit nga Rama

Published

on

By

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës ka qëndruar në territorin e Kosovës.

Paraqitja e saj në pikën kufitare erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra. Hyseni po hetohet nga Struktura e Posaçme për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ekzekutimi i masës së sigurisë nuk arriti të kryhej gjatë orëve të mëngjesit, pasi zyrtarja e lartë ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve informative.

Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e saj nga detyra e drejtueses së SHISH-it.

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara