Lajmet

Burg i përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Jeton dhe Nexhat Vllasaliun për vrasjen e rëndë të biznesmenit kosovar, Bedri Rexhepi. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas aktgjykimit të shpallur, dy të akuzuarit e kryen këtë krim për qëllime përfitimi material. Më konkretisht, dyshohet se e vranë Rexhepin për një shumë prej 30 mijë eurosh.

Biznesmeni Bedri Rexhepi ishte zhdukur më 8 prill 2021, pasi kishte dalë nga banesa e tij në “Rrugën B” në Prishtinë. Për më shumë se një vit e gjysmë, nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij, derisa pas një hetimi intensiv nga Prokuroria dhe Policia, trupi i pajetë i Rexhepit u gjet në një zonë të komunës së Novobërdës.

Në një konferencë për media, prokurori i rastit Armend Hamiti bëri të ditur se vrasja kishte ndodhur për përfitim material dhe se dy të akuzuarit kishin besuar se viktima posedonte një shumë prej rreth 30 mijë eurosh. Ata kishin planifikuar dhe më pas kryer vrasjen, ndërsa trupin e kishin fshehur.

“Pas sigurimit të provave dhe dëshmive të forta, kam ngritur aktakuzë për ‘vrasje të rëndë me bashkëkryerje’ dhe ‘dëmtim të kufomave’ kundër Jeton dhe Nexhat Vllasaliut. Hetimi zgjati rreth 18 muaj dhe përfshiu dëshmitë e 29 personave,” deklaroi prokurori Hamiti.

Ai theksoi se hetimi kishte përfshirë bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), duke përfshirë edhe përdorimin e njësisë K-9 dhe mjeteve të tjera teknologjike në terren.

Me këtë vendim, drejtësia ka marrë një hap të rëndësishëm në ndriçimin e një prej rasteve më të rënda të viteve të fundit në Kosovë.

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara