Lajmet

Bundestagu gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

Published

on

Ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë.

Parlamenti gjerman vendosi ta vazhdojë mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së Kosovës (KFOR) me kërkesë të Qeverisë Federale, në një votim me emër, me 468 vota pro, 127 kundër dhe katër abstenime. Votimi u bazua në një rekomandim të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Komisionit të Buxhetit. Ky i fundit kontrollon realizueshmërinë financiare të tij.

Fjalimi i fundit i Juratoviçit

Ndryshe nga debati i parë mbi KFOR-in, kur u parashtrua kërkesa e qeverisë gjermane, ndër folësit e kësaj radhe vetëm Josip Juratoviç ishte ndër njohësit e mirëfilltë të Ballkanit. Fjala e tij katërminutëshe ishte fjalimi i tij i fundit në Bundestag, prandaj deputeti socialdemokrat e shfrytëzoi atë për të drejtuar një kritikë në emër të politikave të BE-së ndaj Evropës Lindore. Ai e quajti gabim lejimin e krijimit të shteteve nacionale në Evropë, pa kërkuar prej këtyre zbatimin e Kartës së të drejtave të njeriut.

Elitat komuniste e nacionaliste që shkatërruan ish-Jugosllavinë për vite me radhë, nuk kanë aspak interes të jenë në Evropë, tha Juratoviç. Ato kanë gjetur një shembull që e përdorin si model, e ky është Orbani. Presidentin hungarez Juratoviç e quajti “trojanin e Kinës” në Evropë, që e përdor Ballkanin për çdo maskarallëk, tha Juratoviç duke marrë si shembull të ashtuquajturat “non papers”, të cilat, sipas Juratoviçit, “janë komplet në stilin e Orbanit”.

Juratoviç kërkoi sistemin e heqjes së të drejtës së vetos në vendimarrjet e BE-së, duke paralajmëruar: “Kur një parti e vogël bullgare vendos për të ardhmen e Evropës, atëherë as Evropa nuk është shumë larg ballkanizimit”.

Deri në 400 ushtarë

Detyra kryesore e forcave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it është të mbështesë zhvillimin e Kosovës në një vend të qëndrueshëm, demokratik, multietnik dhe paqësor. Misioni është në thelb i pakufizuar në kohë, por më 7 qershor 2000, Qeveria Federale siguroi në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme se do t’ia referonte çështjen Bundestagut Gjerman çdo dymbëdhjetë muaj për sa kohë zgjat mandati. Qeveria Federale do t’i japë përsëri Bundestagut Gjerman një mandat konstituiv për të zgjatur vendosjen nëse një nga grupet parlamentare dëshiron.

Zgjatja e fundit e mandatit të Bundeswehrit në KFOR u bë më 17 qershor 2020. Një vit më përpara, më 28 qershor 2019, ishte ulur kufiri i sipërm i numrit të ushtarëve që mund të vendoseshin në Kosovë nga 800 në 400. Ky kufi i sipërm do të vlejë edhe për mandatin e ardhshëm. Meqenëse situata e sigurisë është kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, numri i vërtetë i ushtarëve të vendosur është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit. Por, nëse është nevoja, Bundeswehr-i mund të reagojë shpejt dhe në mënyrë fleksible ndaj një përkeqësimi të papritur të situatës.

Votimi u bë së bashku me zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit UNIFIL të Kombeve të Bashkuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve në Liban. Qëllimi i misionit është që të japë një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Të kërkuara