Lajmet

Bundestagu gjerman miraton kufirin e çmimit për gazin dhe energjinë elektrike

Rreth 372 deputetë të Bundestagut – kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë liberale të kancelarit Olaf Scholz.

Published

on

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi të enjten një legjislacion për të kufizuar çmimet e gazit dhe energjisë elektrike për konsumatorët dhe kompanitë.

Rreth 372 deputetë të Bundestagut – kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë liberale të kancelarit Olaf Scholz – votuan në favor të legjislacionit, ndërsa 257 deputetë votuan kundër planit të qeverisë.

Kufiri i çmimeve janë themeli i një pakete prej 200 miliardë eurosh (213 miliardë dollarë) të shpallur nga qeveria në shtator për të mbrojtur familjet dhe ndërmarrjet industriale nga kostot e larta të energjisë.

Nëse miratohet edhe nga Bundesrat, dhoma e lartë e parlamentit, të premten, masat do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2023 dhe do të zgjasin deri në prill 2024, sipas qeverisë.

Me kufijtë e çmimeve, familjet do të jenë në gjendje të marrin 80% të përdorimit të tyre tipik të gazit me një normë të reduktuar prej 12 cent për kilovat orë. Për ndërmarrjet industriale, frena e çmimit të gazit duhet të zbatohet për 70% të konsumit të tyre tipik, dhe çmimi duhet të kufizohet në 7 cent për kilovat orë.

Çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë do të kufizohet në 40 cent për familjet, si dhe për kompanitë e vogla dhe të mesme. Norma e reduktuar do të zbatohet për konsumin tipik, i cili do të jetë i barabartë me 80% të konsumit të një viti më parë.

Për ndërmarrjet industriale, çmimi i energjisë elektrike do të kufizohet në 13 cent për kilovat orë për 70% të sasisë së përdorur në vitin e kaluar.

Paketa do të financohet nga huamarrja e re e qeverisë.

Gjermania po përballet me një krizë të rëndë energjetike për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë, e cila çoi në ndërprerje në furnizimin me gaz dhe çoi çmimet e energjisë në nivele rekord.

Qeveria prezantoi rregullat e kursimit të energjisë në vjeshtë me synimin për të ulur konsumin e gazit me 20%.

Qeveria po kërkon gjithashtu të diversifikojë burimet e furnizimit me gaz natyror duke blerë më shumë gaz nga Norvegjia dhe duke rritur importet nëpërmjet tubacioneve nga Belgjika dhe Holanda. Ajo po ndërton gjithashtu terminale të gazit natyror të lëngshëm në Gjermaninë veriore.

Që nga shpërthimet në tubacionet nënujore Nord Stream në shtator, Gjermania nuk ka importuar gaz nga Rusia.

Para fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt, Rusia furnizonte 55% të gazit natyror të Gjermanisë./AA

Continue Reading

lajme

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me UBT, organizoi një takim të veçantë me studentë, i cili u fokusua në prezantimin e librit me rëndësi të madhe dokumentuese “Zëra të Padegjura – rrëfimet e burrave mbi tejkalimin e dhunës seksuale në luftë”.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me rrëfimin e Ramadan Nishorit, i cili njihet si i mbijetuari i parë burrë që ka folur publikisht për përvojën e tij dhe që ka ndarë historinë personale në librin “Përtej Dhimbjes, Drejt Guximit”. Ai tregoi rrugëtimin e tij nga plagët e së kaluarës drejt forcës, shërimit dhe shpresës, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme mbi stigmat që shpesh e shoqërojnë këtë temë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e dokumentimit të përvojave të të mbijetuarve, si një mënyrë e domosdoshme për të ruajtur kujtesën historike, për të ndriçuar të vërtetën dhe për t’i dhënë zë atyre që për dekada janë mbajtur në heshtje. Studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë dimensionet emocionale, sociale dhe njerëzore të këtyre rrëfimeve.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar rëndësinë ndërkombëtare të përpjekjeve për adresimin e traumave të luftës dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Continue Reading

Rajoni

Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House

Published

on

Studentët e programit Art dhe Media Digjitale të UBT-së u mirëpritën në Reporting House, të shoqëruar nga profesori dhe njëkohësisht kuratori i kësaj ekspozite, Gazmend Ejupi. Ky aktivitet pati për qëllim t’u ofrojë studentëve një përvojë të thellë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si artit bashkëkohor mund t’i shërbejë gazetarisë dhe dokumentimit historik.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të eksploronin ekspozitat dhe të njiheshin me rrëfimin e historisë së Kosovës gjatë viteve 1989–1999, i paraqitur nëpërmjet instalacioneve artistike, videove dokumentare dhe formateve vizuale kreative.

Pika kryesore e diskutimit ishte roli i artit si mjet për reflektim shoqëror dhe dokumentim historik, duke u fokusuar në mënyrën se si ekspozitat dhe instalacionet bashkëkohore mund të bëjnë historinë më të prekshme dhe të kuptueshme për publikun e sotëm.

Studentët shprehën interes dhe kuriozitet të veçantë për procesin krijues pas secilit projekt dhe diskutuan për sfidat që paraqet përcjellja e historive të ndërlikuara përmes artit dhe mediave digjitale.

Vizita theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe gazetarëve, dhe mënyrën se si kjo bashkëpunim mund të sjellë perspektiva të reja për edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Continue Reading

Sport

​FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.

Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese Shqipëria vs Kosova, ora 18:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr

Published

on

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, sepse kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027 dhe rinovimi i tij nuk është zgjidhur ende, duke hapur derën për interesim të madh nga klubet e tjera.

Sipas DefensaCentral, Real Madridi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin dhe kjo shifër tashmë u është komunikuar agjentëve që pyesin çdo ditë për situatën e lojtarit.

Vetë lojtari ka treguar publikisht se dëshiron të vazhdojë te Real Madridi, por me ardhjen e trajnerit Xabi Alonso roli i tij ka ndryshuar.

Ai nuk është më titullar i padiskutueshëm, për shkak të sistemit më të ngurtë dhe rotacioneve që po përdor trajneri. Ky ndryshim ka krijuar pasiguri te lojtari dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është i vendosur të mos humbasë kontrollin mbi situatën: ose rinovim, ose shitje por asnjë largim me ulje çmimi.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe nëse Vinicius ndihet i rëndësishëm në projektin e Xabi Alonsos, rinovimi mund të bëhet realitet.

Për momentin, një gjë është e sigurt se Real Madridi nuk pranon oferta nën 100 milionë euro për yllin brazilian./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara