Sipas një ligji të ri, çdo promovim ose nxitje në lidhje me “orientimin seksual jotradicional” ose vetëvendosjen gjinore, që ndryshon nga gjinia e lindjes, ndalohet në parashkollorët dhe shkollat.
Kufizime të ngjashme ekzistojnë në vendet anëtare të BE-së, Hungari, Poloni dhe Sllovaki.
Jashtë BE-së, të drejtat e njerëzve LGBT+ (lesbike, homoseksual, biseksual dhe transgjinor dhe komuniteti më i gjerë queer) përballen gjithashtu me kufizime të rënda, siç shihet në Rusi.
Amendamenti i ligjit, i cili u prezantua nga partia pro ruse ”Vazrazhdane”, ishte mbështetur nga anëtarë të parlamentit nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë aleancën e qendrës së djathtë Gerb-SDS, partinë populiste ITN, Partinë Socialiste dhe, pjesërisht, partia DPS, e cila përfaqëson interesat e pakicave turke dhe të tjera, shkruan ATA.
Megjithatë, aleanca liberal-konservatore PP-DB votoi kryesisht kundër amendamentit.
Anëtarët dhe mbështetësit e komunitetit LGBT+ protestuan kundër amendamentit para ndërtesës së parlamentit në Sofje të mërkurën në mbrëmje.
Ata shprehën refuzimin e tyre për të heshtur duke brohoritur dhe shfaqur pankarta me mesazhin “Mos përsërisni rrugën e Rusisë”./UBTNews/