Teknologji
Bullgari, më shumë se një e katërta e bizneseve përdorin inteligjencën artificiale
BIA bëri sondazhin në qershor të vitit 2023.
Published
1 year agoon
By
UBT newsPak më shumë se 26% e kompanive që morën pjesë në një sondazh të Shoqatës Industriale Bullgare (BIA) mbi inteligjencën artificiale (AI) përdorin AI në proceset e tyre të biznesit dhe 27.5% planifikojnë të investojnë në AI në tre vitet e ardhshme, tha BIA. Për 18.3% të bizneseve përdorimi i AI është shumë i kushtueshëm dhe për 18.3% e tjera është e panevojshme. Një në dhjetë kompani është e pavendosur për përdorimin e AI.
BIA bëri sondazhin në qershor të vitit 2023 për të përcaktuar nivelin e gatishmërisë së bizneseve për të përfituar nga AI. Të anketuarit ishin përfaqësues të mbi 150 kompanive të orientuara nga eksporti në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë prodhimin e ushqimit, elektronikën, IT dhe shitjen me pakicë.
Për nevojat e një projekti tjetër, sondazhi i kushtoi vëmendje të veçantë kompanive të industrisë ushqimore organike. Sipas këtij sondazhi një në pesë kompani në këtë sektor përdorin AI dhe një tjetër 20% planifikon ta përdorë atë. 40% besojnë se nuk kanë nevojë për AI. Për 10% është shumë e shtrenjtë, ndërsa 10% janë ende të pavendosur./BTA
You may like
-
Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Varna të Bullgarisë
-
Shpërthen magazina e fishekzjarrëve, një i vdekur dhe dy të zhdukur
-
Lëvizshmëria Ushtarake në Korridorin VIII: Shqipëria,Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut nënshkruajnë dokumentin
Automobilizëm elektrikë
Marka britanike ndalon shitjen e veturave të reja në Mbretërinë e Bashkuar
Published
11 hours agoon
November 12, 2024E shpallur rreth katër vite më parë, strategjia globale “Reimagine” e Jaguar Land Rover kishte një pikë shumë të rëndësishme: “Jaguar si një markë luksoze tërësisht elektrike nga viti 2025 për të realizuar potencialin e saj unik”. 2025-ta është gati për të ardhur dhe veturat elektrike të reja nuk janë zbuluar akoma e madje duket se fundi është afër për ato me motorë me djegie.
Në fakt, Jaguar ka ndaluar shitjen e automjeteve të reja me motorë konvencionlalë në tregun e saj vendas.
Kjo është e drejtë – nuk mund të blini më një Jaguar të ri në Mbretërinë e Bashkuar.
Përndryshe, Jaguar po planifikon që të zbulojë një koncept para fundit të vitit në SHBA. /UBT News/
Teknologji
Ja profesionet që do të shkëlqejnë nga Inteligjenca Artificiale
Published
2 days agoon
November 11, 2024Rritja e sofistikimit të inteligjencës artificiale (IA) parashikohet të transformojë rolin e njerëzve në sektorë të ndryshëm të punës. Megjithatë, Bill Gates, manjati i teknologjisë Microsoft, shprehet optimizëm për të ardhmen. Ai beson se edhe pse IA ka potencialin të prishë rendin e punës, do të bëjë që disa profesione të shkëlqejnë edhe më shumë.
Në një podcast, Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman folën për përfitimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale, teksa foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në botën e biznesit, Gates tha se edhe ai mund ta humbasë vendin e punës, ndërsa tregoi tre fushat që do të jenë imune ndaj IA.
“Edhe unë mund të humbas punën time. Tre planet më të mira të karrierës për të rinjtë janë energjia alternative, bioshkencat shëndetësore dhe fushat që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale”.
Ndryshimet klimatike dhe nevoja për energji të qëndrueshme janë shtytësit kryesorë në sektorin e energjisë alternative. Inovacioni dhe zhvillimi i teknologjisë në fushën e energjisë së rinovueshme si dielli, era dhe bërthamoret kërkojnë një prekje të ekspertizës njerëzore.
Aftësia për të menduar në mënyrë kritike, zgjidhur probleme komplekse dhe rinovuar, janë atributet kryesore të profesionistëve në këtë fushë. IA nuk është ende në gjendje të zëvendësojë arsyetimin dhe kreativitetin njerëzor në krijimin e zgjidhjeve të ardhshme të energjisë. Vendet e punës në këtë fushë vazhdojnë të ekzistojnë edhe kur IA të bëhet më e përhapur në botën industriale.
Përparimet teknologjike në bioshkencë shëndetësore kanë hapur rrugë të gjera për studiuesit dhe praktikuesit. Zhvillimi i barnave të reja, terapive inovative dhe teknologjive të avancuara mjekësore kërkon ekspertizë dhe saktësi njerëzore, që IA ende nuk mund t’i përsërisë. Empatia, aftësitë e komunikimit dhe aftësia për t’u përshtatur me situata komplekse në botën mjekësore janë një vlerë e shtuar e pazëvendësueshme.
Zhvillimi i IA
Edhe pse IA ka potencialin për të zëvendësuar shumë profesione, fusha e zhvillimit të IA kërkon talent njerëzor. Zhvillimi, programimi dhe mirëmbajtja e sistemeve do aftësi unike njerëzore dhe kreativitet. Dizajnerët dhe inxhinierët e IA duhet të kuptojnë nevojat dhe etikën e përdorimit të saj që kjo teknologji të përdoret në mënyrë optimale për të mirën e njerëzimit. Gates thekson rëndësinë e përmirësimit të aftësive dhe përshtatjes në këtë epokë, duke sugjeruar që individët të fokusohen në zhvillimin e aftësive njohëse, si të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti.
Po aq të rëndësishme janë edhe aftësitë ndërpersonale si komunikimi efektiv, ndjeshmëria dhe puna në grup, që do të jenë armë e fuqishme përballë përçarjes teknologjike. Bill Gates bëri thirrje për investime në sektorin e arsimit dhe trajnimit. Duke e pajisur brezin e ri me grupe aftësish përkatëse, do të jenë në gjendje të përshtaten e kontribuojnë në mënyrë optimale në epokën e dominuar nga IA. Me edukimin e duhur dhe gatishmërinë për t’u përshtatur, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga të margjinalizuarit, por mund të punojnë me IA për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. /UBT News/
Teknologji
Njihuni me aplikacionin që po zëvendëson Instagramin me hapa të shpejtë
Published
4 days agoon
November 8, 2024Në vitet e fundit, një valë e re e platformave sociale ka fituar popullaritet. Një prej këtyre tyre është BeReal, e cila ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e brezit Gen Z, duke sjellë një qasje më autentike dhe më të sinqertë se Instagram-i. Por, pse po ndodh ky zëvendësim?
Çfarë e bën BeReal dhe platforma të ngjashme kaq tërheqëse për këtë brez?
Brezi i ri është rritur në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe perfekte e të kuruara. Instagrami, i cili fillimisht ishte një platformë për ndarjen e momenteve të përditshme, është kthyer në një hapësirë ku njerëzit shfaqin vetëm anët më të mira të jetës së tyre.
Për shumë të rinj, kjo paraqitje e përsosur duket artificiale dhe shkakton stres.
BeReal ofron një qasje tjetër: përdoruesit ndajnë një foto pa filtra në një moment të rastësishëm të ditës. Kjo i detyron ata të tregojnë realitetin ashtu siç është, pa mundësinë për të manipuluar pamjen. Në Instagram, popullariteti matet nga numri i ndjekësve dhe pëlqimeve, gjë që krijon “garë” të padukshme për të fituar vëmendje. BeReal heq këtë element presioni, pasi nuk ka algoritëm që promovon përmbajtjen bazuar në pëlqime apo numrin e ndjekësve.
Instagrami promovon më shumë ndarjen e postimeve me një audiencë të gjerë, BeReal fokusohet në ndarjen e momenteve me një grup të ngushtë miqsh
Në platforma si Instagram, algoritmet diktojnë atë që përdoruesit shohin, duke promovuar përmbajtje komerciale ose me pagesë. Shumë të rinj e shohin një manipulim të eksperiencës së tyre sociale e ndihen të lodhur nga mbingarkesa e reklamave. Platforma si BeReal dhe të ngjashme synojnë t’u ofrojnë përdoruesve përmbajtje të papërpunuar, pa ndërhyrje të shumta komerciale dhe pa ndikimin e algoritmeve, duke i bërë të ndihen në kontroll të përvojës online.
Këto arsye duket se po largojnë shumë abonues nga Insgrami por se sa ky trend do të vazhdojë do të shihet ndër vite. /UBT News/
Teknologji
Si mund ta karikoni telefonin katër herë më shpejt?
Published
4 days agoon
November 8, 2024Karikuesi i telefonit është pajisja që përdoret për të ngarkuar baterinë e telefonit, duke siguruar energjinë elektrike që i nevojitet për funksionim. Karikuesit mund të jenë të ndryshëm në varësi të llojit të telefonit dhe teknologjisë që përdor. Si proces mund të zgjasë deri në katër orë që të karikohet një telefon nga 0% deri në 100% e duke marrë parasysh fakin se sa shumë të varur jemi nga telefonat, këto katër orë mund të duken të pafundme.
Ekspertët e teknologjisë, kanë zbuluar një metodë që karikon telefonin tuaj më shpejt dhe mund të karikohet deri në 90% brenda një kohë të shkurtër.
Ekspertët sugjerojnë që në momentin që karikoni telefonin, vendoseni atë në “Airplane Mode” dhe në këtë mënyrë cdo aplikacion që harxhon batërinë do të ndalojë dhe si pasojë telefoni do të karikohet më shpejt.
Gjithashtu, një tjetër gjë që mund të bëni është se pasi të aktivizoni “Airplane Mode”, shkoni tek opsioni i baterisë dhe aktivizoni “Low Battery Mode” dhe si pasojë shpejtësia e karikimit do të rritet. /UBT News/
UBT pjesëmarrës në Web Summit – Prezantohet ekselenca e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe inovacionit
Profesori ndërkombëtar nga Paraguai, Juan Pane, zhvilloi dy ligjërata tematike me studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT
Del në shitje libri më i vjetër i krishterë
Kujdes nga këto shkelje, ju pengojnë të bëheni shtetas zviceran
Rrahmani mungon në stërvitjen e Kosovës
Real Madridi identifikon blerjen e parë të janarit
Elon Musk mbron marrëveshjen për emigrantët: Gjyqtarët italianë duhet të ikin
Kush është ish-ushtaraku që Trump do emërojë si këshilltar të sigurisë
Presidenti i Azerbajxhanit: Nafta dhe gazi janë dhuratë prej Zotit
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman