Shëndet

Buka e zezë mbrojtëse e mirë e organizmit nga një sërë sëmundjesh

Buka e zezë, mbrojtëse e shëndetit të njeriut.

Published

on

Shumë ekspertë shëndetësorë thonë se buka e zezë është një mbrojtëse e mirë e organizmit nga një sërë sëmundjesh. Buka e gatuar me fara, e bërë nga mielli i grurit të plotë ose thekrës, të bluara në mulli gruri apo edhe përzierjen e thekrës dhe grurit, janë bukët me vlerat ushqyese më superiore.

Buka e zezë përmban fibra dhe acide lyrore, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizimin, gjithashtu ajo është një ushqim i mirë për aparatin tretës.

Ajo është një mbrojtëse e mirë e shëndetit nga sëmundje si kancerin, yndyrnat në gjak, diabeti, infarkti, dëmtimet e zorrës së trashë etj.

Buka ka një shumëllojshmëri përbërësish, si kalciumi, hekuri, acidi folik, vitamina B si dhe sasi të madhe të magnezit, të cilët ndihmojnë metabolizmit e shëndeti tonë.

Buka e zezë është dhe një ndër ushqimet më të preferuara të dietës dhe zakonisht konsumohet në mëngjes.

Continue Reading

Shëndet

Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!

Published

on

Nuk është një sekret që lëngjet e gazuara mund të jenë të dëmshme për mëlçinë. Përveç rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, prishjes së dhëmbëve dhe mbipeshes, këto pije ndikojnë negativisht edhe në funksionimin e mëlçisë.

“Mëlçia ndihmon në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që konsumojmë, dhe më pas i ruan ato si glukogjen, vitamina dhe minerale për përdorim të mëvonshëm”, thotë dietologia me bazë në New York, Carrie Gans.

“Ajo gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga gjaku dhe zvogëlon dëmtimin e trupit”, shton ajo.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit mund ta mbingarkojë mëlçinë, duke e kthyer në yndyrë. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike përfshijnë lodhje dhe dhimbje, e mund të çojnë në cirozë dhe dështim të mëlçisë.

Konsumimi i madh i pijeve të gazuara shkakton edhe rezistencë ndaj insulinës. Një studim tregoi se njerëzit që pinin katër pije me sheqer në ditë për tre javë, në total 40-80 gram sheqer, raportuan rritje të rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjithashtu rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Pijet e gazuara janë të dëmshme jo vetëm për shkak të sheqerit, por edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të shurupit të misrit me fruktozë.

Një studim mbi minjtë zbuloi se konsumimi i gjatë i këtij shurupi shkaktoi dëmtime në mëlçi e përkeqësim të barrierës së murit të zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj

Published

on

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë po aq të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

Sipas specialistit, ky frut, edhe pse shihet si i shëndetshëm shkakton probleme me tretjen dhe po ashtu ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve, veçanërisht tek personat me ndjeshmëri të lartë.

Në intervistën e tij, mjeku përmendi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të pasura me fibra që ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.

Ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të larta ose mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Në këtë grup përfshihet edhe fruti që ai nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar problematik për shëndetin e zorrëve.

Sipas mjekut të Harvardit, fruti që duhet shmangur është bananja e pjekur. Ai shpjegon se bananjat që kanë arritur në një fazë të pjekur përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të madhe, që rrisin glukozën në gjak dhe nuk furnizojnë siç duhet bakteret e mira të zorrëve.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendje, duke treguar se edhe ushqimet që konsiderohen “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, varësisht nga organizmi i secilit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kaliumi në kripë, çelësi për tension më të ulët dhe zemër më të shëndetshme

Published

on

Kripa e pasuruar me kalium rekomandohet për kontrollin e tensionit të gjakut, ka njoftuar National Hypertension Taskforce Australia, institucioni kryesor australian për menaxhimin e hipertensionit.

Kripa e pasuruar me kalium paraqet mënyrën më efikase për uljen e tensionit të gjakut, dhe për parandalimin e infarktit dhe goditjes në tru.

“Ky është rekomandim i fuqishëm i bazuar në prova, i cili e përafron Australinë me udhëzimet më të avancuara ndërkombëtare. Kalimi në përdorimin e kripës së pasuruar me kalium është një ndër mënyrat më praktike për të ulur tensionin dhe për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare,” deklaroi profesori Bruce Neal nga George Institute for Global Health.

Rekomandimet janë publikuar në Journal of Hypertension. Përfshirja e kripës së pasuruar me kalium në udhëzimet kombëtare të hipertensionit është hap i rëndësishëm, përmirëson kontrollin e tensionit të gjakut dhe ulë vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës.

National Hypertension Taskforce, i themeluar më 2022 për të adresuar nivelet e ulëta të kontrollit të hipertensionit, synon rritjen e normës së kontrollit nga 32% në 70% deri në vitin 2030. Hipertensioni prek një në tre të rritur australianë dhe konsiderohet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në vend.

Për çfarë shërben kripa e pasuruar me kalium?

Kripa e pasuruar me kalium, një përzierje e natrium-klorurit dhe kalium-klorurit përdoret si alternativë më e shëndetshme ndaj kripës së zakonshme. Ajo sjell disa përfitime të rëndësishme:

Ulet tensionin e gjakut

– Më pak natrium redukton mbajtjen e lëngjeve.
– Kaliumi ndihmon në balancimin e natriumit dhe relakson enët e gjakut.

Përmirëson balancën e elektroliteve

– Kaliumi është i domosdoshëm për funksionimin e zemrës, muskujve dhe sistemit nervor.

Ul rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare

– Përfitimi vjen nga reduktimi i natriumit dhe rritja e marrjes së kaliumit.

Teprica e natriumit e mungesa e kaliumit lidhen  me tensionin. Vetëm konsumimi i tepërt i natriumit shkakton 1.9 milionë vdekje në vit globalisht. Në kripën e pasuruar me kalium, zakonisht rreth 25% e natrium-klorurit zëvendësohet me kalium-klorid.

Provat klinike tregojnë se kjo formulë ul presionin e gjakut dhe redukton rrezikun e ngjarjeve të rënda kardiovaskulare.

Megjithëse shumica e udhëzimeve botërore rekomandojnë uljen e natriumit dhe rritjen e kaliumit, vetëm pak prej tyre theksojnë në mënyrë të qartë përdorimin e kripës së pasuruar me kalium.

Udhëzimet e fundit të European Society of Hypertension, European Society of Cardiology dhe American College of Cardiology/AHA tashmë e përfshijnë këtë rekomandim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një pilulë, një rrezik, mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Published

on

Shumë aksidente rrugore ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave, duke përfshirë edhe ato që duket se nuk janë të rrezikshme, si barnat për gripin.

Barnat që ndikojnë më shumë në aftësitë vozitëse janë anksiolitikët (për qetësim), që ngadalësojnë reagimin dhe vlerësimin e largësisë ndërmjet automjeteve.

Të shmangshme për shoferët janë edhe:

Antidepresivët – kundër depresionit

Analgjetikët e fortë – kundër dhimbjes

Antihistaminikët – kundër alergjisë

Statistikat tregojnë se 3–7% e aksidenteve ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre barnave gjatë vozitjes. Për siguri, duhet të kalojnë 12 orë nga marrja e barnave deri tek momenti i vozitjes. Përdorimi i tyre më herët rrit ndjeshëm rrezikun për shoferin dhe të tjerët në rrugë.

Vlerësohet se afër 10% e shoferëve përdorin barna për qetësim, duke i ekspozuar veten ndaj rreziqeve të mundshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara