Kulturë

Bruce Lee vdiq nga konsumimi i tepërt i lëngjeve, sipas studimit të ri

Studimi u botua në edicionin e dhjetorit 2022 të revistës “Clinical Kidney Journal”.

Published

on

Bota do të festojë aktorin ikonik dhe artistin luftarak Bruce Lee në përvjetorin e tij të pesëdhjetë të vdekjes më 20 korrik 1973.

Por muaj para se të ndodhë kjo, një studim ka tronditur fansat e Lee në mbarë botën duke teorizuar se ai kishte vdekur nga konsumimi i tepërt i lëngjeve .

Studimi, i titulluar “Kush e vrau Bruce Lee? Hipoteza e hiponatriemisë”, u botua në edicionin e dhjetorit 2022 të revistës “Clinical Kidney Journal”. Autorët zbulojnë se Lee kishte vuajtur nga “faktorë të shumtë rreziku për hiponatriemi” dhe shtuan se “marrja kronike e lëngjeve” ka qenë përgjegjëse për ndikimin e funksionit të veshkave të tij.

Sipas studimit, ai mund të ketë vdekur për shkak se pinte ujë më shumë seç duhet. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë doktorët tani. Autopsia e Lee kishte treguar se ylli i Hollivudit vdiq si pasojë e ënjtjes së trurit, që kishte ardhur për shkak të qetësuesve që merrte.

Lee kishte vdekur në vitin 1973 pasi mori një qetësues të quajtur Equagesic. Besohej gjerësisht se ai kishte vdekur për shkak të një reagimi ndaj meprobamate, një përbërës i pranishëm në Equagesic. Deklarata zyrtare ishte se ikona e filmit kishte “vdiq nga fatkeqësia”.

Një sërë spekulimesh u ndezën kur lajmi për vdekjen e tij doli për herë të parë. Disa kishin hipotezuar se ai u vra nga triadat kineze, ndërsa të tjerë supozuan se kjo ishte një vrasje e planifikuar nga kundërshtarët e tij në industri.

Statusi i Lee në mesin e regjisorëve të filmit, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, është rritur vetëm me kalimin e kohës. Regjisorët si Jackie Chan, John Woo dhe Quentin Tarantino e kanë përmendur Lee si një nga influencat kryesore në karrierën e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara