Kulturë

Brooklyn Beckham zbulon numrin e tatuazheve që ka për gruan e tij

Sipas intervistës së Brooklyn, rreth 70 nga 100 tatuazhet e tij janë për nder të Nicola-s.

Published

on

Brooklyn Beckham po e nderon gruan e tij… përsëri!

Ylli 23-vjeçar foli së fundmi për tatuazhet e tij të shumta që i ka bërë për nder të gruas së tij të dashur, Nicola.

Në një intervistë të re, djali i David dhe Victoria Beckham tregoi se sa tatuazhe në trupin e tij ka për nder të gruas së tij dhe numri mund t’ju tronditë.

Sipas intervistës së Brooklyn me USA Today, rreth 70 nga 100 tatuazhet e tij janë për nder të Nicola-s.

Tatuazhi i tij i fundit, nga i preferuari i famshëm Dr. Woo, thjesht lexon “i martuar”. Brooklyn u shpreh se gruaja e tij u përlot kur ai i tregoi tatuazhin në fjalë.

“Ajo gjithmonë qan kur i bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj”.

Ai gjithashtu bëri tatuazh betimet e tij të dasmës në fillim të vitit, ku shkruhej: “Kam pritur me padurim këtë ditë për kaq shumë kohë, sepse sot është dita kur do të martohem me ty, vogëlushja ime përgjithmonë, dashuria ime dhe shoqja ime më e mirë, Nikolla. Sot ti bëhesh partnerja ime, gjysma ime tjetër – dhe familja ime, dhe për shkak të kësaj unë jam njeriu më me fat në botë që mund të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty”.

Në vitin 2020, ai bëri një tatuazh në qafë me sytë e Nicola-s./klankosova.tv.

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit: “Religjioni dhe mjekësia”

Published

on

By

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri më i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit, i titulluar “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”. Ngjarja mblodhi familjarë, kolegë, profesorë, studentë e profesionistë të shëndetësisë e kulturës.

Vepra analizon raportin e thellë mes shkencës mjekësore dhe besimit, duke trajtuar lidhjen trup-shpirt, përballjen me sëmundjen dhe kërkimin e paqes së brendshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vuri në dukje se libri shërben si një pikëtakim thelbësor mes besimit dhe shkencës, veçanërisht në momentet kur njeriu përballet me dilema të brendshme.

“Ajo që profesori Halil e thotë edhe në libër është se religjioni dhe mjekësia janë një ftesë për dialog ndërmjet mjekut dhe pacientit, shkencës dhe etikës, trupit dhe shpirtit, dijes dhe besimit. A është ky një formulim i qëndrueshëm? Po, sepse e gjejmë në pjesën praktike atëherë kur njeriu përballet me ato shqetësimet e veta të brendshme,” u shpreh Sejdiu.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë të Dr. Krasniqit në akademi dhe mjekësi, duke e cilësuar librin si një hap të guximshëm për të hapur debate të nevojshme shoqërore.

“E falënderoj doktor Halilin për kontributin e tij në gjenerimin e dijeve përmes punës si profesor në UBT, si dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë. Libri i tij i fundit është mjaft interesant dhe sfidues… Një guxim i tillë është i nevojshëm, sepse kemi nevojë të debatojmë për çështje që lidhin religjionin me shëndetin,” theksoi Hajrizi.Në përmbyllje, vetë autori Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi tregoi se shtysa kryesore pse një kirurg i përkushtohet shkrimit lidhet drejtpërdrejt me vlerën e vetë njeriut dhe forcën hyjnore që udhëheq jetën.

“Shtrohet pyetja se pse shkruan një mjek, një kirurg, vendi i të cilit është në sallën e operacionit pranë pacientëve? Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: të gjitha librat shkruhen për njeriun — qenien më të përsosur, e cila vuan, sëmuret, përjeton faza të ndryshme të jetës dhe që është ajo që e ndryshon botën. E në ndikimin e njeriut ekziston edhe një forcë natyrore që e quajmë Zot (Allah), i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin, jetën dhe vdekjen e njeriut,” përmbylli Krasniqi.

 

Continue Reading

Të kërkuara