Lajmet

Britania e Madhe aprovon vaksinën Janssen për përdorim kundër COVID-19

Published

on

Vaksina kundër COVID-19 e Johnson & Johnson, që njihet si Janssen – dhe merret me vetëm një dozë, është aprovuar për përdorim nga rregullatorët e Britanisë së Madhe.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka siguruar 20 milionë doza të kësaj vaksine dhe pritet që të fillojë vaksinimin me këtë vaksinë gjatë këtij viti.

“Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka njoftuar sot se vaksina Janssen i përmbush standardet e sigurisë, kualitetit dhe është efektive”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Boris Johnson mirëpriti lajmin në Twitter, duke thënë se “kjo do të jetë një nxitje tjetër në programin e suksesshëm të vaksinimit”./UBTNews

Aktualitet

Drejtori i ATK-së në takim me përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, priti sot në takim përfaqësues të Projektit për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (EPH) të Ambasadës Britanike, në kuadër të një vizite njoftuese me z. Alan Edwards, mentor për EPH.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe evazionit tatimor.

Z. Edwards ka një përvojë të gjatë profesionale në këtë fushë. Në rolin e tij të ri, ai do të mbështesë institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës në themelimin dhe funksionimin e EPH, duke kontribuar në krijimin e një precedenti të suksesshëm që do të lehtësojë trajtimin e rasteve të tjera në mënyrë më efektive.

Drejtori Hyseni vlerësoi lart këtë mbështetje, duke potencuar gatishmërinë e ATK-së për të qenë pjesë aktive në proceset e përbashkëta të bashkëpunimit ndërinstitucional që synojnë forcimin e integritetit dhe transparencës.

Continue Reading

Aktualitet

Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Drejtësisë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.

Kjo vije pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.

 

Continue Reading

Bota

Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Tajlandën, një i vdekur dhe një i zhdukur

Published

on

Një person ka humbur jetën si dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas rrëshqitjes së dheut si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, në qytetin Chiang Mai, të Tajlandës.

Pamjet e transmetuara nga transmetuesi tajlandez TPBS tregonin rrugë të përmbytura në pjesë të provincave Nan dhe Lampang, në lindje të Chiang Mai, raporton AP.

Departamenti për Parandalimin dhe Zbutjes së Fatkeqësive në Tajlandës, njoftoi për shumë shtëpi të prekura dhe disa persona të lënduar nga përmbytjet e menjëhershme dhe rrëshqitjet e dheut në provincat veriore.

Departamenti Meteorologjik i Tajlandës paralajmëroi për shira të rrëmbyeshëm në rajonet veriore dhe verilindore të mërkurën.

Banorët në zonat kodrinore dhe zonat e ulëta pranë rrugëve ujore u paralajmëruan për përmbytje të mundshme dhe rrëshqitje dheu.

Shiu ishte pasojë e Stuhisë Tropikale Kajiki, e cila zbarkoi të hënën pasdite në Vietnamin qendror, ku mijëra njerëz u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë.

Continue Reading

Aktualitet

KQZ miraton vendime për decertifikim dhe certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur ka miratuar një seri vendimesh për decertifikimin e disa kandidatëve që më herët ishin certifikuar dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Sipas vendimeve të KQZ-së:
• Lëvizja VETËVENDOSJE!: Decertifikim i 2 kandidatëve dhe certifikim i 3 kandidatëve të rinj
• Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Decertifikim i 2 kandidatëve dhe certifikim i 2 kandidatëve të rinj
• GUXO: Decertifikim i 3 kandidatëve
• Alternativa: Decertifikim i 2 kandidatëve
• Bashkimi Demokratik: Decertifikim i 1 kandidati
• Kosovski Savez: Decertifikim i 1 kandidati
• Koalicija VAKAT: Decertifikim i 1 kandidati

Këto vendime vijnë në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor lokal dhe kanë për qëllim të saktësojnë listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e vitit 2025, duke siguruar që ato të jenë të përditësuara dhe në përputhje me rregullat e KQZ-së.

Continue Reading

Të kërkuara