Lajmet

Britani, votuesit në zgjedhjet e “super të enjtes”

Published

on

Anglia mban zgjedhjet lokale ndërsa Skocia dhe Uellsi do të zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit

Rreth 48 milionë votues britanikë do t’u drejtohen qendrave të votimit sot për zgjedhjet lokale në Angli dhe për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamenteve të Skocisë dhe Uellsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ditë të zgjedhjeve, e quajtur “super e enjtja”, do të votohet për kryebashkiakun e kryeqytetit Londër dhe këshilltarë të rinj në 143 komuna, si dhe anëtarë të rinj të parlamenteve të Skocisë dhe Uellsit.

Anglia

Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur rreth 5.000 kandidatë në 143 këshilla në të gjithë vendin.

Zgjedhjet gjithashtu mbahen për 39 komisionerë të policisë dhe 13 kryetarë bashkish, përfshirë ato të Londrës.

Kryebashkiaku aktual i Londrës, Sadiq Khan është kandidati i Partisë Laburiste që përballet me 19 sfidues, përfshirë Shaun Bailey të Partisë Konservatore.

Qytetarët gjithashtu votojnë për 25 vende në Asamblenë e Londrës.

Në Hartlepool, votuesit do të zgjedhin një deputet të ri në një zgjedhje shtesë.

Sipas anketave të mbajtura në fund të prillit, konservatorët gëzojnë një epërsi të fortë me 43 për qind, të ndjekur nga Partia e Laburiste me 34 për qind.

Konservatorë synojnë 2.052 vende ndërsa Laburistët do të përpiqen të qëndrojnë në 1.621 vende.

Parlamentet e zhvendosura

Votuesit skocezë do të votojnë për të zgjedhur 129 anëtarë të rinj të parlamentit lokal ndërsa votuesit në Uells do të zgjedhin 60 anëtarë të Parlamentit të Uellsit.

Zgjedhjet në Skoci janë zgjedhjet e para të përgjithshme që nga votimi i Brexit-it, të cilat partitë pro pavarësisë, përfshirë Partinë Kombëtare Skoceze, thonë se i dhanë një goditje të madhe ekonomisë së vendit.

Kryeministrja dhe liderja e SNP-së, Nicola Sturgeon këmbëngulë që vendi duhet të thotë fjalën e tij për të ardhmen dhe është zotuar të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë, të quajtur “indyref2”.

Referendumi për pavarësi i vitit 2014, ku nuk fitoi asnjëra palë, ishte para mbajtjes së Brexit-it në 2016, një rezultat që shumica e votuesve skocezë kundërshtuan.

Në manifestin e saj, SNP u premtoi votuesve se do të “të zhvillojnë një referendum të pavarësisë post-pandemike për të vendosur mbi të ardhmen e Skocisë në duart e Skocisë”.

Megjithatë, në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, Sturgeon tha se prioriteti i vendit do të jetë rikuperimi nga pasojat e pandemisë së COVID-19.

Nëse Parlamenti i ri skocez formohet nga një shumicë pro pavarësisë, politika e Skocisë dhe e Britanisë së Madhe do të duhet të merren me perspektivën e “indyref2”.

Zgjedhjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00.

Për shkak të pandemisë, shumica e numërimit të votave do të fillojë të premten në mëngjes dhe disa madje edhe të shtunën, por rezultatet e “exit poll”-eve” do të tregojnë rezultatet në një masë të madhe.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara