Gratë domininuan çmimet fituese të BRIT Awards në Mbretërinë e Bashkuar, me Dua Lipën që kryesoi duke fituar çmimin kryesor, “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”.
Përpos kësaj, Dua fitoi edhe “Artistja më e mirë” duke e çuar numrin e përgjithshëm të çmimeve të saj BRITs në pesë – një numër që forcon pozicionin e Duas si një nga yjet më të suksesshëm dhe të vlerësuar në Mbretërinë e Bashkuar përsa i përket muzikës pop.
Gjatë fjalimi, Dua i bëri thirrje kryeministrit Boris Johnson që të miratojë një rritje page për punonjësit shëndetësorë në vijën e parë të betejës kundër Covid.
Taylor Swift pranoi çmimin “Global Icon” – e para artiste femër që merr këtë çmim.ARLO PARKS
Lista e çmimeve
Artistja më e mirë: Dua Lipa
Artisti më i mirë: J Hus
Grupi më i mirë: Little Mix
Artist i rëndësishëm: Arlo Parks
Kënga më e mirë: Harry Styles – Watermelon Sugar
Albumi më i mirë: Dua Lipa – Future Nostalgia
Artistja ndërkombëtare: Billie Eilish
Artisti ndërkombëtar: The Weeknd
Grupi ndërkombëtar: Haim
Global Icon: Taylor Swift
Ylli në rritje: Griff
Disa nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes, përmes fotove
Dua Lipa performon në skenë
Elton John dhe Olly Alexander interpretojnë një cover të Pet Shop Boys, “It’s a Sin”
Griff, fituese e çmimit “Ylli në rritje”
Billie Eilish merr çmimin “Artistja ndërkombëtare”
Prezantuesi i shfaqjes së këtij viti, aktori i humorit Jack Whitehall
Little Mix duke marrë çmimin “Grupi më i mirë”
Michelle Obama u shfaq përmes një videoje për të prezantuar The Weeknd me çmimin “Artisti ndërkombëtar”
Dua Lipa merr çmimin “Artistja më e mirë”
Miley Cyrus shfaqet në ekran gjatë ceremonisë
Taylor Swift pranon çmimin që e vlerëson si ikonë globale
Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, një ngjarje globale që kremton fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe kulturat.
E shpallur nga UNESCO, kjo ditë i kushtohet një prej zhanreve më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Xhazi, i lindur në fillim të shekullit 20-të, është bërë simbol i lirisë artistike, improvizimit dhe dialogut kulturor.
Përmes koncerteve, aktiviteteve edukative dhe performancave të ndryshme, artistë dhe institucione në mbarë botën e shënojnë këtë ditë, duke promovuar diversitetin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Dita Ndërkombëtare e Xhazit synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e muzikës në ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve, duke e kthyer xhazin në një gjuhë universale që tejkalon kufijtë.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka dhënë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje koreografike, në kuadër të Ditës Botërore të Baletit.
Programi përfshiu veprën “We Will Never Give Up on Love”, me koreografi nga Erion Kruja, si dhe shfaqjen “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira.
Kjo mbrëmje u karakterizua nga një ndërthurje e stileve bashkëkohore dhe ekspresivitetit skenik, duke sjellë reflektime mbi temat e dashurisë, qëndrueshmërisë dhe jetës kolektive. Premiera shënon hapjen e sezonit artistik të këtij institucioni për vitin 2026.
Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.
Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky vlerësim konfirmon rëndësinë e rrëfimit për luftën, rezistencën dhe rolin e gazetarisë në ruajtjen e së vërtetës, duke e vendosur historinë e Kosovës në një kontekst më të gjerë evropian dhe duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se i ka ofruar këtij muzeu mbështetje trevjeçare, duke kontribuar në zhvillimin e tij si një hapësirë e rëndësishme për dokumentim, edukim dhe kërkim.
Nga kjo ministri është vlerësuar puna e ekipit të muzeut, duke e cilësuar këtë sukses si një hap të rëndësishëm në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të kujtesës kolektive.