Kronikë e zezë

Breshëri plumbash në një aheng në Fushë-Kosovë, policia gjeti 33 gëzhoja

Published

on

Dje në Fushë Kosovë është raportuar për të shtëna armësh në një aheng familjar në Fushë-Kosovë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur 33 gëzhoja, një pistoletë me gas dhe dy plumba.

Lidhur me rastin është intervistuar një person, por i njëjti më pas është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë, 25.07.2021 – 12:50.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, janë gjetur dhe sekuestruar 33 gëzhoja, një pistoletë me gas  dhe dy plumba. Lidhur me rastin është intervistuar  i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Lajmet

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një shtetase nga Kosova

Published

on

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps në Shqipëri, ku një shtetase nga Kosova ka humbur jetën.

Sipas raportimeve, viktima sapo kishte zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë rrugën, kur është goditur për vdekje nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Tiranë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Burimi: Top Channel

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre shtetas serbë arrestohen në “Dheu i Bardhë”, u gjendet substancë e dyshuar narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” janë arrestuar tre shtetas serbë, të cilëve gjatë kontrollit të veturës u është gjetur substancë narkotike dhe dy mullinj që shërbejnë për bluarjen e tyre.

“Gjatë kalimit në pikën e kalimit kufitar policia ka ndaluar dhe kontrolluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin tre persona meshkuj shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit brenda në veturë  janë gjetur dhe konfiskuar dy mullinj që shërbejnë për bluarjen e substancave narkotike dhe 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari dhe dy dëshmitarët janë intervistuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Published

on

By

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Një ngjarje e rëndë kriminale është raportuar në Prizren, ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë), duke pësuar plagë fatale si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë. Një tjetër burrë ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy  burra dhe një grua. Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy aksidente trafiku me fatalitet 

Published

on

By

Dy aksidente të ndara trafiku janë raportuar në Kosovë, të cilat kanë rezultuar me viktima.

Në Autostradën “Ibrahim Rugova”,  një drejtues automjeti, shtetas kosovar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar një aksident të rëndë. Si pasojë, pasagjerja femër kosovare ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja e saj është konstatuar në vend nga mjeku. Në këtë aksident është lënduar edhe drejtuesi i automjetit, i cili është duke u trajtuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, në Gjilan,  është raportuar se ka ndërruar jetë një burrë kosovar i cili po trajtohej në spital si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj 2026. Lidhur me rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe procedurat hetimore janë duke vazhduar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara