Lajmet

Breshëri “apokaliptik” në Gjermani, vret shpendë dhe kafshë

Sipas gazetës BILD, breshëri kishte një madhësi sa topat e tenisit dhe vrau edhe kafshë të mëdha.

Published

on

Një stuhi brutale breshëri në landin e Bavarisë në Gjermani shkaktoi dëme të pazakonta në kafshë dhe shpendë.

Sipas gazetës BILD, breshëri kishte një madhësi sa topat e tenisit dhe vrau edhe kafshë të mëdha.

Të paktën 18 drerë dhe sorkadhe u gjetën të ngordhura në një distrikt.

Madje edhe një kalë ra viktimë e breshërit. Plagët që mori ishin kaq të rënda, sa nuk i përballoi dot.

Banorët e zonës thonë se kurrë në jetën e tyre nuk kanë parë një breshër të tillë. Ai vrau edhe të paktën dy mace.

Ndërkohë dëmet më të mëdha i ka shkaktuar te zogjtë, sidomos speciet e egra. Breshëri ka vrarë edhe disa zogj të mëdhenj, siç janë lejlekët.

Lajmet

Atentat në Rinas, vritet një person, një tjetër në gjendje të rëndë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të martë në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër.

Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët.  /a2cnn

Continue Reading

Lajmet

​Anëtarët e PDK-së në KQZ: Është cenuar integriteti i zgjedhjeve

Published

on

By

Të dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët që nga mbrëmë kanë përcjell procesin në qendrën e numërimit në Mitrovicë, kanë thënë se është cenuar integriteti i zgjedhjeve dhe pas dorëzimit të ankesës që do ta bëjë PDK, do të presin vendimin e PZAP-së.

Arianit Elshani- anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës u ka thënë mediave në Mitrovicë se me të marrë informata që janë gjetur fletëvotimet nga një klasë në klasën tjetër dhe nga një shkollë në të tjetrën, kanë ardhur gjatë mbrëmjes dhe ajo çka kanë parë është shumë shqetësuese.

Sot ju keni parë një konferencë për media dhe ankesa do të dorëzohet në PZAP dhe do të vazhdohet me procedimin e asaj edhe në organe tjera, varësisht nga vendimi i PZAP-së. Konsiderojmë se në sytë e qytetarëve ky proces është i dëmtuar, pra është cenuar integriteti i zgjedhjeve dhe presim një vendim nga PZAP-ja pas dorëzimit të ankesës. Kjo çka ka ngjarë këtu, çka kemi parë ne nga një klasë në klasën tjetër dhe nga një shkollë në shkollën tjetër e lëndon tërësisht procesin e votimit në komunën e Mitrovicës”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe vendimin e prokurorisë që të rinisë rinumërimi.

Ne zyrtarisht nuk e kemi pranuar atë komunikim dhe në momentin që e pranojmë të gjitha organet e PDK-së do ta shqyrtojnë dhe do të ndërmerren hapat e mëtutjeshëm se a do të marrin pjesë në ekipin e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Ajo çka ne e dimë është që ekipet e numërimit gjatë ditës së djeshme janë larguar nga QKN se nuk kanë dashur të nënshkruajnë në formularin dhe nuk kanë dashur të legjitimojnë një proces për të cilin ata kanë dyshuar dhe secili dyshon në atë që kemi parë përmes video incizimeve”, tha ai.

E sa i përket deklaratave të ish-kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura që të dy anëtarët e PDK-së në KQZ, të shkarkohen, Elshani tha se kjo është çështje e organeve të partisë.

Procesi i ndërprerë i numërimit, nis sot në orën 16:00./KP

Continue Reading

Lajmet

Hetuesit rajonal arrijnë në qendrën e numërimit në Mitrovicë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut tashmë kanë arritur edhe hetuesit rajonal të kësaj komune, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit më 9 nëntor.

Dje, komisionerët e PDK-së, gjatë procesit të numërimit kanë vërejtur parregullsi si fletëvotime me një numër serik të caktuar, që u takonin një klase votimi, janë gjetur në klasë tjetër, madje edhe në qendra të tjera votimi, prandaj ata kanë alarmuar menjëherë organet e rendit dhe drejtësisë dhe tashmë procesi i numërimit është ndalur.

Pas një urdhri nga Prokuroria, sot komisionerët kishin ndërprerë punën pasi janë vërejtur dallime në numrat serikë të disa fletëvotimeve. Fillimisht është dyshuar për gabime teknike, por janë ngritur edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm.

Më vonë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.

Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit./KP

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga takon Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor

Published

on

By

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Jakarta të Indonezisë ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes është takuar me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se ka falenderuar atë për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës që erdhi gjatë mandatit të saj presidencial.

Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial“, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.

E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial.

Ndër të tjera, i kërkova Presidentit Ramos-Horta mbështetje, duke pasur parasysh figurën e tij me ndikim të madh ndërkombëtar, që të na mbështet dhe të angazhohet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vende si Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari.

Marrëdhëniet e mira me shtetet e tjera të botës kanë qenë dhe mbeten një kusht thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./KP

Continue Reading

Të kërkuara