Lajmet

Brenda burgut ku ish-të burgosurit, tani janë roje!

Published

on

Luftëtarët talibanë tani drejtojnë burgun Pul-e Charkhi, i cili konsiderohet burg i sigurisë së lartë në periferi të Kabulit, transmeton UBT News.

Shtetet e Bashkuara e përdorën atë gjatë pranisë së tyre në Afganistan. Kompleksi u quajt “Guantanamo” dhe kishte mbajtur aty rreth 2.500 luftëtarë talibanë të dënuar.

Tani ata janë roje, dhe kështu ata ftuan gazetaren e Euronews për një turne brenda burgut.

Shumica e qelive janë bosh. Ato nga talibanët shihen si “përkujtuese e poshtërimit dhe padrejtësisë që vuajtën në të kaluarën”.

Ata thonë se qelitë ishin të stërmbushura dhe mënyren se si mbaheshin të burgosurit e përshkruajtën me fjalën ‘e neveritshme’‘!

Tani që talibanët kanë marrë Afganistanin, ata thonë se ka rreth 60 të burgosur në këtë kompleks dhe se ata po trajtohen në mënyrë të drejtë.

Ne po përpiqemi t’i mbajmë të ulëta nivelet e krimit. Dhe masat do të shpallen brenda një jave apo më shumë“, thotë drejtori i burgut, Sharafatullah Hozaifa, i cili thotë se ka qenë një taliban që nga fillimi i lëvizjes.

Gjithçka është falur dhe është koha për një kapitull të ri. Ne nuk duam hakmarrje.
Amnistia është shpallur. Të gjithë afganët që ishin ushtarë ose policë u falën
“, tha ai.

Megjithatë gjatë vizitës së gazetares në burg, të burgosurit treguan një histori tjetër. Sipas 22 vjeçarit Mohamad, ai dhe katër persona u rrahën nga një ushtar taleban pas një mosmarrveshjeje kur atij iu kishte kërkuar të paguanin 250 para afgane më shumë për një pulë në një hotel.

Ai dhe të tjerët po e vazhdojnë dënimin e tij.

Ne duam të jemi me familjet tona. Ne nuk jemi kriminelë. Ata nuk kanë asnjë provë për krimet tona” shtoi ai.

Burimi: Euronews
Përktheu dhe përshtati: UBT News

Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:

Lajmet

Aktivistët shqiptarë në SHBA kërkojnë mbështetje për Bekim Sejdiun si president i Kosovës

Published

on

By

Një grup prej 28 veprimtarësh shqiptaro-amerikanë u kanë dërguar një letër të hapur liderëve të partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë mbështetjen e kandidaturës së Dr. Bekim Sejdiut për pozitën e Presidentit të Republikës.

Në letrën e tyre, nënshkruesit theksojnë se Sejdiu zotëron integritetin e duhur moral e profesional dhe përvojën e nevojshme për të unifikuar skenën politike vendore, si dhe për të fuqizuar më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Aktivistët veçojnë gjithashtu kontributin e tij gjatë kohës sa shërbente si konsull në New York, ku luajti një rol kyç në urat e bashkëpunimit mes diasporës shqiptare atje dhe shtetit të Kosovës.

Vlerësohet karriera e tij e dëshmuar në shërbimin publik si dhe cilësohet si figura e duhur për ta përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën globale në këtë periudhë kritike.

Continue Reading

Lajmet

PDK-AAK serish para Qeverisë: Kërkohet konstituimi i Kuvendit dhe fundi i bllokadës institucionale

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të shoqëruar nga asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë mbajtur sërish një aksion protestues para objektit të Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit opozitarë paralajmëruan se vonesat politike po e çojnë vendin drejt një krize të thellë financiare e administrative. Valmir Sahiti nga Komuna e Vitisë ngriti shqetësimin se shumica e institucioneve po funksionojnë me ushtrues detyre, marrëveshjet ndërkombëtare janë pezulluar dhe komunat gjenden buzë falimentimit financiar, duke kërkuar nga partia fituese që t’i kthehet përgjegjësisë kushtetuese.

Në të njëjtën linjë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nënvizoi se situata aktuale jashtë kornizës kushtetuese është e papranueshme dhe i bëri thirrje mazhorancës të ndërpresë vonesat dhe arsyetimet politike.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kritikoi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të seancës për formimin e organeve të reja ose, në të kundërt, shpalljen e zgjedhjeve të reja si rrugëdalje nga bllokada.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara