Sport

​Brazili e ftoi 17-vjeçarin në kombëtare, kjo s’ka ndodhur nga 1993

Published

on

Përzgjedhësi i kombëtares braziliane Fernando Diniz ftoi sulmuesin Endrick (17) për ndeshjet me Kolumbinë (17 nëntor) dhe Argjentinën (22 nëntor) si pjesë e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Endrick është futbollisti më i ri brazilian i përfshirë në kombëtare pas Ronaldo në vitin 1993.

Ai është sulmues i Palmeiras, i cili do t’i bashkohet Realit në verën e vitit 2024. Kujtojmë se klubi madrilen ka paguar tashmë 37.5 milionë euro për sulmuesin e talentuar. Sipas Transfermarkt, në 54 paraqitje zyrtare për Palmeiras, ai shënoi 14 dhe asistoi dy gola.

“Endrick ka potencialin të bëhet një nga më të mirët. Nuk e di nëse do t’ia dalë. Ftesa nuk është presion, por një shpërblim dhe një paralajmërim për suksesin e djalit në të ardhmen”, tha Diniz.

Sport

Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka “fatin” e tij në dorë

Published

on

Milani e ka vënë në shënjestër Ardon Jasharin për repartin e mesfushës: lojtari i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për mesfushën e re që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Allegri.

Negociatat me Club Brugge – siç ka treguar edhe rasti i Charles De Kaetelare – nuk janë të lehta: ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve.

Megjithëse ka interes nga klube të tjera evropiane, qëndrimi i lojtarit është i qartë: ai dëshiron Milanin.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano komentoi këtë çështje në platformën “X”:

“Sipas informacioneve, Ardon Jashari nuk po negocion me klube të tjera në këtë fazë: ai dëshiron t’i bashkohet Milanit. Ka marrë vendimin dhe është i bindur se Milani është destinacioni ideal për të ardhmen. Oferta aktuale është rreth 30 milionë euro plus bonuse, por nuk mjafton pasi Club Brugge kërkon më shumë. Tani është në dorë të klubit.”

Ardon Jashari u transferua te Club Brugge verën e kaluar për shumën e gjashtë milionë eurove nga Luzerni.

Vetëm në vitin e tij të parë në Belgjikë, Jashari fitoi dy çmime: “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari më i Mirë i Sezonit”.

 

Continue Reading

Sport

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Published

on

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Continue Reading

Sport

Mesazhi lamtumirës i Gallapenit për Prishtinën dhe i fillimit të kapitullit të ri në Poloni

Published

on

Dion Gallapeni u zyrtarizua sot nga klubi i tij i ri, Widzew Lodz.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin polak, tek i cili do të luajë deri në verën e vitit 2029, natyrisht nëse e respekton kontratën, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi u prezantua nga klubi polak, futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi klubin Bardhekaltër për mundësinë dhe emocionet, ndërsa foli me entuziazëm për eksperiencën e re që e pret tash e tutje në Poloni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit të krahut të majtë.

 

Continue Reading

Sport

Bayern-PSG, dueli tjetër gjigant në Botërorin e Klubeve

Published

on

By

Bayern Munich e mposhti Flamengo-n me rezultat 4–2 në ndeshjen e 16‑s në Hard Rock Stadium, Miami, dhe siguroi një vend nëçerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, kur mbrojtësi Pulgar shënoi në portën e vet pas një korneri të Kimmich. Tre minuta më vonë, Harry Kane thelloi avantazhin me një goditje të bukur nga distanca, përcjellë KosovaPress.

Leon Goretzka shënoi golin e tretë në minutën e 41-të, ndërsa Flamengo kundërpërgjigjej me gola nga Gerson dhe Jorginho (penallti) përkohësisht duke ngushtuar diferencën në 3–2

Harry Kane bëri histori si sulmuesi i parë anglez që arrin 40+ gola në tri sezone të njëpasnjëshme në ligat kryesore evropiane dhe u barazua me Phil Foden dhe Ëayne Rooney si shënuesi më i mirë anglez në historinë e Club Ëorld Cup (3 gola)

Bayern do të përballet me Paris Saint-Germain, kampionin në fuqi të Champions League, në çerekfinale.

Në këtë mënyrë Bayern siguroi një vend në top 8 të botës, duke treguar formë dhe dominim, veçanërisht në tri ndeshjet me rivalë të fortë. PSG – si kundërshtari i ardshëm – do të jetë një test i madh për bavarezët.

Continue Reading

Të kërkuara