Art

Brad Pitt debuton si skulptor në ekspozitën e Finlandës

Veprat artistike të aktorit u shfaqën së bashku me ato të muzikantit Nick Cave dhe artistit Thomas Houseago.

Publikuar

Brad Pitt ka debutuar si skulptor në një ekspozitë në Muzeun e Artit Sara Hildén në Tampere të Finlandës.

Veprat artistike të aktorit u shfaqën së bashku me ato të muzikantit Nick Cave dhe artistit Thomas Houseago për ekspozitën “We”, e cila do të jetë e hapur deri më 15 janar të vitit 2023.

Ylli i “Bullet Train” filloi të realizonte art nga qeramika pas ndarjes nga aktorja Angelina Jolie, në vitin 2017.

Në Tampere, Houseago, i cili njihet si skulptor, tregon një sërë pikturash, me të cilat filloi të eksperimentonte vitet e fundit./UBTNews/

Art

Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit

Kjo në prag te përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Publikuar

nga

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag te përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe njëherë theksoi se Selimi dhe ish krerët e tjerë të UCK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Ai i ka dërguar prej Hagës atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë me ish-kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish-kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish-presidentin Thaçi. Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar periudhën kur ish-deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.

“Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon që është në mesin tonë, po komunikon me ne përmes artit dhe pikturave që na i ka dërguar prej atje. E patë edhe ju, dhe dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë e mora vesh që Rexha ka filluar me pikturu. Ishte befasi, viti 2016 jo fort moti kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë, na dërgoi në telefon, më duket kam qenë në Shqipëri, dhe tha çka mendon për këtë pikturë. Me aq sa kam njohuri edhe për artin tonë kosovar thashë kjo me siguri duhet të jetë një pikturë e Simon Shirokës përfërsisht”, ka thënë Konjufca.

Në hapjen e kësaj ekspozite po marrin pjesë qytetarë të ndryshëm, deputetë, politikanë të subjekeve të ndryshme në Kosovë.

Bashkëshortja e Rexhepit, Shqipe Selimi ka thënë se sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më shumë flasin pikturat e ekspozuara.

“Sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më shumë flasin pikturat e ekspozuara. Më vjen mirë që edhe unë kam dhënë një kontribut duke bartur nga Haga në Kosovë. Vlerën artistike unë mund ta jap, por këtë e bën të veçantë vendi dhe koha ku janë realizuar. Presim qe Rexha dhe të akuzuarit të tjerë të kthehen”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Art

Piktura e vjedhur nga nazistët shitet për 7.4 milionë dollarë

Shitja ndodhi në shtëpinë e ankandeve në Phillips, në New York.

Publikuar

nga

Një pikturë e Marc Chagall, e cila ishte në mesin e 15 veprave të vjedhura nga nazistët dhe e kthyer përfundimisht nga Franca tek trashëgimtarët e familjeve të prekura, u shit për 7.4 milionë dollarë në ankand në Nju Jork.

Shitja në shtëpinë e ankandeve Phillips ishte pjesë e sezonit të ankandit të vjeshtës, ku aktorët kryesorë të industrisë shesin qindra vepra arti për disa miliardë dollarë brenda pak ditësh në lagjet e pasura të Manhatanit.

Vetëm gjatë së martës, shtëpia Phillips shiti 46 vepra për afro 139 milionë dollarë. Më e shtrenjta, një pikturë monumentale nga Cy Twombly, “Untitled” (2005), e cila dikur i përkiste biznesmenit francez Francois Pinault, shkoi për 41.6 milionë dollarë.

Marc Chagall

Phillips nuk zbuloi detaje se kush e bleu veprën, një praktikë e zakonshme midis shtëpive të ankandeve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gjenden statuja bronzi të ruajtura mirë në Itali

Statujat u zbuluan nën rrënojat me baltë të një banjoje të lashtë në San Casciano dei Bagni.

Publikuar

nga

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura mirë në Toskanë që besohet se datojnë që nga koha e lashtë romake.

Statujat u zbuluan nën rrënojat me baltë të një banjoje të lashtë në San Casciano dei Bagni, një qytet në majë të kodrës në provincën e Sienës, rreth 160 km (100 milje) në veri të Romës.

Duke përshkruar Hygieian, Apollonin dhe perëndi të tjera greko-romake, figurat thuhet se janë rreth 2 mijë e 300 vjet të vjetra. Një ekspert tha se ky zbulim mund të “rishkruajë historinë”.

Shumica e statujave të cilat u gjetën të zhytura nën banja së bashku me rreth 6 mijë monedha bronzi, argjendi dhe ari, datojnë midis shekullit të 2-të para Krishtit dhe shekullit të 1-të pas Krishtit. Epoka shënoi një periudhë “transformimi të madh në Toskanën e lashtë” pasi zona kaloi nga sundimi etrusk në romak, tha ministria italiane e kulturës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

​Historia e Kosovës përmes fotove të paekspozuara më parë në Tiranë

Rakip Zegolli tha se ekspozita përfshin ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme për Kosovën.

Publikuar

nga

Ekspozita “MOS HARRO” me kurator historianin Ragip Zekolli, është hapur sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ekspozita flet për dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, luftën çlirimtare të UÇK-së, përkrahjen e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për plagën e të pagjeturve në luftën e Kosovës.

Rakip Zegolli tha se ekspozita përfshin ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme për Kosovën, që nga sulmet e 24 majit e deri me krijimin e institucioneve të pavarura. Pjesa e parë e ekspozitës përfshin dhunën, terrorin e gjenocidin serb. Pjesa tjetër është për të pagjeturit.

“Kjo ekspozitë përmban dhimbje. Pas çdo fotoje qëndrojnë dhe dhjetëra të tjera që s’kam mundur t’i publikoj”, shprehet historiani Zekolli.

Profesori ka deklaruar se shumica e këtyre fotove publikohen për herë të parë. Ekspozita e tij është ftuar të shkojë edhe në Shkup, ndërkohë që vetë kuratori i saj, thotë se vitin e ardhshëm ka synim ta cojë në të gjitha qendrat europiane me qëllim ndërgjegjësimin për të bërë më shumë për Kosovën pas 22 vitesh./ATSh

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara