Lajmet

BQK publikon statistikat e majit: 232.94 milionë euro kredi të reja, depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin maj.

BQK thotë se “vlera e përgjithshme e Aseteve të Bankave Komerciale ka arritur ne 7.40 miliardë euro” e se “vlera Kredive të reja ishte 232.94 milionë euro”.

Depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë euro (rreth 27.05% janë të afatizuara), tha BQK-ja.

Vlera e depozitave të reja ishte 56.24 milionë euro, ndërsa raporti kredi-depozita ishte në nivelin 86.08%.

Në maj, BQK thotë se “kapitali i bankave komerciale ishte 890.34 milionë euro”.

Statistikat e plota të bankave komerciale për muajin maj 2024, të publikuara nga BQK-ja:

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%.

Vlera e kredive të reja në muajin maj 2024 ishte 232.94 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin maj 2024 ishte 6.14% (në prill 2024 ka qenë 6.07%).

Depozitat e klientëve në maj 2024 kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave.

Vlera e depozitave të reja në muajin maj 2024 ishte 56.24 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin maj 2024 ishte 2.48% (në prill 2024 ka qenë 2.55%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin maj 2024 ishte 3.65% (në prill 2024 ka qenë 3.53%).

Raporti kredi-depozita në muajin maj 2024 ishte në nivelin 86.08%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 arriti vlerën në 890.34 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u rritën për 0.91 milion euro apo 0.61% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.66 milionë euro.

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara