Lajmet

BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

Nga BQK thuhet se vlera e remitancave për muajin tetor ishte 110.5 milionë euro.

Published

on

1 miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata nga muaj janar deri në tetor të këtij viti, gjë që sipas Bankës Qendrore të Kosovës kjo paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023 të publikuara nga BQK thuhet se vlera e remitancave për muajin tetor ishte 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jobankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Po ashtu sipas BQK-së për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend me fillim nga ora 12:00 , për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prishtina 01 në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve

Published

on

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina 01 ka shënuar një fitore të madhe të enjten mbrëma ndaj kampionit të Kroacisë, Novo Vrijeme, duke siguruar vendin e tretë në Grupin 4 dhe kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve të futsallit në “Elite Round”.

Pas humbjes së rëndë 19:1 ndaj Sportingu portugez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, Prishtina 01 reagoi me një paraqitje fantastike dhe triumfoi 7:6 ndaj skuadrës kroate, nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi.

Ndeshja e zhvilluar në Makarska u vendos në sekondat e fundit, kur Ramadan Alaj realizoi golin e fitores vetëm një minutë para fundit të takimit. Alaj, një nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë, shënoi golin vendimtar për suksesin e kryeqytetasve.

Halim Selmanaj kontribuoi me tre gola, ndërsa Arif Limani, Jeton Rukovci dhe Fitim Krasniqi shënuan nga një gol secili.

Kryeqytetasit do të përballen me Kairat Almaty të Kazakistanit më 1 nëntor, ndërsa Novo Vrijeme do të ndeshet me Sportingun, por pa gjasa për të kaluar tutje. Tri skuadrat e para të çdo grupi avancojnë në “Elite Round”.

Pas dy ndeshjeve të para, Sporting ka siguruar vendin e parë dhe avancimin si lider me gjashtë pikë, ndërsa Kairat Almaty dhe Prishtina 01 janë në luftë për vendin e dytë, secila me nga tre pikë. Novo Vrijeme mbetet në vendin e fundit pa pikë dhe pa mundësi për t’u kualifikuar.

Shorti për fazën e nokaut do të tërhiqet më 6 nëntor, ndërsa finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve të futsallit do të zhvillohet në Pesaro, Itali./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara