Lajmet

​BQK: Apple Pay tani e disponueshme edhe në Kosovë

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njofton se shërbimi i njohur ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë. Ata njoftuan se falë kësaj risie, bankat dhe institucionet financiare në vend mund të lidhin kartelat e tyre me platformën Apple Pay, duke ju mundësuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve të tyre Apple (iPhone, Apple Watch, ose tjetër).

“Funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike”, thuhet në komunikatë.

Sipas BQK-së, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë. Pas integrimit të Google Pay, Apple Pay përfaqëson një plotësim të domosdoshëm të qasjes sonë drejt ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare dhe përmbushjes së standardeve evropiane për pagesa digjitale.

“Në vazhdën e angazhimeve, si dhe takimit të fundit të mbajtur në muajin Maj 2025 me përfaqësues të lartë të kompanisë Apple, BQK theksoi përkushtimin e saj për të siguruar kushte të favorshme për adoptimin e shërbimeve më moderne financiare në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të Planit Strategjik të BQK-së 2024–2028”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas këtij njoftimit, ky sukses është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes BQK-së, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“BQK falënderon të gjitha palët e përfshira për kontributin e tyre në këtë proces, dhe mbetet e përkushtuar për të avancuar më tej infrastrukturën digjitale financiare të vendit, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe aspiratat tona për ndërkombëtarizim dhe integrim evropian”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Botë

Policia turke bastis selinë e televizionit pro-opozitar Halk TV dhe ndërpret transmetimet

Published

on

By

Policia turke ka bastisur selinë e televizionit pro-opozitar Halk TV, duke ndërprerë transmetimet e drejtpërdrejta të kanalit.

Sipas raportimeve të BBC-së, punonjësit nuk janë lejuar të futen në objektin e televizionit në Stamboll gjatë mëngjesit të së mërkurës, ndërsa në krye të kanalit është caktuar një menaxher i ri.

Detajet e operacionit dhe arrestimet
Mediat turke bëjnë me dije se në operacion janë përfshirë efektivë të departamentit të krimeve financiare, të cilët kanë kontrolluar imtësisht ndërtesën. Gjatë këtij aksioni, autoritetet policore kanë lëshuar urdhër-arreste për 17 persona.

Halk TV njihet për linjën e saj editoriale të afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP), e cila është forca kryesore opozitare dhe një kritike e ashpër e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ky zhvillim vjen në një periudhë tensionesh të larta politike. Në muajin maj, një gjykatë në Turqi vendosi t’i hiqte udhëheqjes aktuale të CHP-së të drejtën për të drejtuar partinë, duke shfuqizuar rezultatet e kongresit partiak dhe duke rikthyer në krye ish-kryetarin. Në atë kohë, opozita e quajti vendimin si një tentativë për të forcuar më tej kontrollin e pushtetit të Erdoganit mbi institucionet dhe opozitën.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria formon grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së

Published

on

By

Qeveria ka formuar grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e katërshes së UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se  aktgjykimi i shkallës së parë është i padrejtë, juridikisht dhe moralisht, prandaj edhe theksoi se Qeveria po punon që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e Apelit.

Ka shtuar se grupi do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

Sipas tij, do të  ketë përfaqësim institucional e parlamentar në këtë grup.

“Për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, si dhe një organizim që i tejkalon dallimet partiake. Për këtë arsye, po e themelojmë grupin punues, të kryesuar nga Konjufca, me përfaqësim institucional e parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike e institucionale në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Kurti e ka paralajmëruar formimin e grupit punues në fillim të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën. Ai e quajti atë “vendim të rëndësishëm”.

Continue Reading

Live

Sulm masiv mbi Kievin: Zelensky akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit

Published

on

By

Një objekt kyç i energjisë që furnizon Kievin me ngrohje dhe energji elektrike, si dhe një ndërtesë banimi, janë goditur gjatë një sulmi me raketa balistike ruse. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili theksoi se goditja ndodhi pa asnjë paralajmërim të hershëm nga partnerët ndërkombëtarë.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se nga goditja e bllokut të banimit të martën vonë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 21 të tjerë. Ai konfirmoi se janë goditur disa objekte energjetike në kryeqytet, ndërsa në orët e para të së mërkurës bëri të ditur se sulmet masive kanë ndërprerë rrymën në disa pjesë të Kievit. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore pas shpalljes së alarmit të kuq.

Sulmet e reja vijnë vetëm dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mes Rusisë dhe Ukrainës ishte rënë dakord për një armëpushim energjetik. Lidhur me këtë, Zelensky reagoi ashpër duke u shprehur: “Ukraina mbështeti një armëpushim energjetik. Rusia po synon edhe një central tjetër elektrik dhe jetët e njerëzve tanë. Kjo është plotësisht e padrejtë: kur ata po shkatërrojnë infrastrukturën tonë energjetike, dhe Ukraina nuk po merr as paralajmërime të hershme për lansimin e raketave balistike”.

Presidenti ukrainas shtoi se është me rëndësi që bota të mos heshtë dhe që Shtetet e Bashkuara të shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush është përgjegjës për vazhdimin e luftës. Kjo është nata e dytë rresht që Kievi përballet me sulme të tilla, ndërsa Zelensky po përgatitet të takohet në London me kryeministrin britanik Andy Burnham për të diskutuar përshpejtimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pas sulmeve të së hënës mbrëma, lindi spekulimi se SHBA-ja kishte ndërprerë qasjen e Ukrainës në inteligjencën kyçe për përgjimin e kërcënimeve. Megjithatë, Trump e mohoi këtë duke deklaruar: “Ne po i ndihmojmë ata dhe po ndajmë inteligjencë. Ne duam që lufta të përfundojë.” I pyetur për sulmet ruse mbi energjetikën, Trump përmendi se edhe Ukraina kishte goditur disa objekte një ditë më parë, ndërsa shmangu të konfirmonte nëse Rusia e kishte shkelur armëpushimin, duke shtuar se të dyja palët duan që lufta të përfundojë, por “nuk dinë se si të arrijnë atje”. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit të Kosovës për tryezë diskutimi

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do ta pranojnë ftesën e Avokatit të Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, për të marrë pjesë në një tryezë diskutimi. Në këtë ngjarje ishte paraparë të trajtoheshin gjetjet dhe rekomandimet ex officio të këtij institucioni lidhur me Gjykatën Speciale dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një komunikate zyrtare, Dhomat e Specializuara sqaruan se e konsiderojnë të papërshtatshme pjesëmarrjen në këtë tryezë, duke u thirrur në bazën kushtetuese të funksionimit të tyre.

Në njoftim rikujtohet se neni 162, paragrafi 11, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ia njeh pa asnjë paqartësi Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, përgjegjësinë ekskluzive për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore të personave që ndërveprojnë me këtë institucion.

Për këtë arsye, Dhomat e Specializuara nërmjetësuan se institucionet vendore nuk kanë juridiksion apo përgjegjësi mbikëqyrëse mbi punën dhe procedurat e Gjykatës Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara