Lajmet

Boshatisen shkollat nga frika e meningjitit, a ka vend për alarm në Durrës?

Published

on

Dhjetorin e vitit që lamë pas një vajzë 17-vjeçare në Durrës humbi jetën, pasi u diagnostikua me meningjit. Ndërsa një 14-vjeçar është në spital me të njëjtën diagnozë. Prindërit e nxënësve të shkollës, thonë se kanë frikë për shëndetin e fëmijëve.

“Kërkojmë dizinfektimin e shkollës kaq. Ndjehemi të rrezikuar sepse fëmija e merr dhe e sjell në shtëpi. Marrim vesh që një vaksinë kushtoka 400 mijë lekë”, tha një prind.

“Fëmijët ndër vete kanë frikë. Djali më thotë që ka frikë të shkojë në shkollë”, shtoi një tjetër.

Nga ana tjetër, në vendin tonë nuk bëhen vaksina për meningjit. Në DRAP Durrës, punonjësi Urim Shehu thotë se prindërit nuk po i çojnë fëmijët në shkollë nga frika, por sipas tij nuk ka vend për panik.

“Ne jemi vënë në dijeni nga ana e shkollës për një mungesë të madhe të nxënësve gjatë procesit mësimor për shkak të rastit të meningjitit, i cili ka shkaktuar problematikë dhe shqetësim të madh tek prindërit dhe fëmijët. Për këtë arsye shumë prindër nuk i kanë çuar fëmijët e tyre në shkollë. Institucionet e shëndetit publik janë paraqitur në ambientet e shkollës dhe kanë konstatuar që situata nuk është alarmante. Sipas tyre është një rast i izoluar. Nuk kemi marrë një udhëzim që do të mbyllet shkolla. Sa i përket dezinfektimit të shkollës ky është një protokoll që ndiqet nga institucionet e shëndetit publik dhe nuk është një përgjegjësi direkte e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës”, tha Urim Shehu.

Eugena Tomini, drejtore e ISHP-së shpjegon se në 5 vitet e fundit ka pasur vetëm 7 raste të dyshuara dhe vetëm 2 të konfirmuara me meningjit, gjë që nuk krijon kushte për alarm. Për sa i përket vaksinimit, Tomini thotë se po punohet, që deri në vitin 2030 të futet edhe meningjiti në protokoll.

Meningjiti – Infeksion inflamator që shkakton ënjtje të lëngut, membranave rreth trurit e palcës kurrizore që njihen si meninge. Më të zakonshmet simptoma përfshijnë dhimbje koke, ethe e ngurtësi në qafë, që shkaktohen nga inflamacioni.

Infeksionet virale janë fajtori kryesor, por shkaktohet dhe nga bakteret, parazitët apo kërpudhat. Edhe pse disa raste përmirësohen pa trajtim brenda disa javësh, meningjiti mund të jetë fatal. Prandaj, shpesh kërkohet trajtim i menjëhershëm me antibiotikë.  Trajtimi i hershëm, veçanërisht në rastet me origjinë bakteriale, mund të parandalojë komplikime serioze.

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara