Lajmet

Borrell paralajmëron se tensionet e Izraelit dhe Hezbollahut janë afër një “lufte të plotë”

Published

on

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit është në prag të një lufte të plotë, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai shtoi se kërkohen përpjekje të forta ndërmjetësimi diplomatik për të shmangur rrugën drejt luftës.  

Ai i dha këto komente pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York.

Debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të këtij viti është i përqendruar rreth temës: “Të mos lëmë askënd pas: të veprojmë së bashku për avancimin e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dinjitetit njerëzor për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”.

Borrell tha se sulmet janë të synuara dhe të rastësishme: “të synuara për shkak të qëllimit dhe të rastësishme për shkak të pasojave”.

Të dielën, 500 njerëz u vranë dhe 4 mijë e 400 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Borrell tha se numri i viktimave sugjeron se nuk merret parasysh ndikimi civil i sulmeve./UBTNews/

Lajmet

Dyshohen për organizim te skemave piramidale, arrestohen tre persona

Published

on

By

Policia e Kosovës në Vushtrri të enjten ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

Pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.//D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Osmani takoi Kaja Kallasin, theksoi domosdoshmërinë e heqjes së masave

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në të cilin ka theksuar domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Takimi i Osmanit me shefen e diplomacisë së BE-së është zhvilluar në Nju Jork. E para e vendit shkroi se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, shkroi Osmani.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT

Published

on

UBT po ofron bursë 20 për qind në nivelin Master në programet Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë, për të gjithë kandidatët nga Akademia e Policisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Shërbyesit Civilë.

Programi Master në Shkenca Politike ofron një mjedis akademik të avancuar, të orientuar drejt kërkimit shkencor dhe zhvillimit të mendimit kritik. Studentët pajisen me njohuri dhe aftësi për të adresuar sfidat politike në nivel lokal dhe ndërkombëtar, për të kontribuar në zhvillimin demokratik dhe për të ndikuar në politikëbërjen moderne. Ky program përgatit ekspertë, mendimtarë dhe liderë të rinj që promovojnë qeverisje efektive dhe procese demokratike.

Ndërkaq, programi Master në Studime të Sigurisë është i konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë të përballen me sfidat e sigurisë në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai trajton tema bashkëkohore si siguria kibernetike, kërcënimet hibride, terrorizmi, migrimi, gjeopolitika dhe siguria energjetike. Studentët zhvillojnë aftësi analitike dhe praktike për të krijuar strategji efikase në fushën e sigurisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

Të dy programet ofrojnë orare fleksibile, qasje praktike, staf akademik me eksperiencë ndërkombëtare dhe mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere në Evropë dhe më gjerë.

UBT thekson se qëllimi i këtyre programeve është të fuqizojnë kapacitetet akademike dhe profesionale të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri multidisiplinare që tejkalojnë standardet e industrisë dhe i përgatisin për karrierë ndërkombëtare, punësim në institucione vendore dhe globale, si dhe për vazhdim studimesh në nivel doktorature.

APLIKO TANI ONLINE për të përfituar bursën 20 për qind dhe për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të politikës dhe sigurisë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Published

on

By

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kërkuar nga BE-ja heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Nju Jork, ajo ka thënë se sanksione ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Në këtë takim ku prezent ishte Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kryediplomatja shqiptare ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës të jenë më të përgjegjshme.

Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politik ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar edhe sovraniteti dhe integriteti territorial”, ka thënë Spiropali./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara