Shëndet

Boronicat për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat: Si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut.

Published

on

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm pak boronica në ditë përmbushin nevojën ditore për fibra. Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Boronicat Për Uljen e Tensionit Të Gjakut
Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut. Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me rradhë. Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Gjatë konsumit mujor të boronicave tensioni sistolik mund të bjerë mesatarisht me 5 mm/hg. Një efekt i ngjashëm ky me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë. Ekspertët thonë se ky përfitim i boronicave i atribuohet nivelit të lartë të antiksidantëve. Këto janë përgjegjës edhe për ngjyrën e errët të boronicave.

Antioksidantë të tillë gjenden edhe tek fruta të tjera të pyllit siç janë manaferrat por boronicat kanë nivelet më të larta. Këto antioksidantë përmirësojnë funksionin e qelizave në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e pandërprerë të tij. Këshillohet të mos anashkaloni kueshillat e mjekut dhe medikamentet që ai mund t’ju japë për tensionin./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara