Lajmet

Bordi i Meta-s do të rishikojë trajtimin e videove në Gaza

Published

on

Bordi i pavarur i Meta-s do të shqyrtojë trajtimin e dy videove që përfshijnë marrjen e pengjeve në Izrael dhe një bombardim në Gaza.

Në një rast që do të shqyrtohej nga Bordi Mbikëqyrës, Meta hoqi një video në Instagram që tregonte pasojat e një shpërthimi në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës, ku përfshiheshin fëmijë të vdekur dhe të plagosur.

Një mbishkrim në video pretendonte se spitali ishte shënjestruar nga “pushtimi uzurpues”, një referencë për ushtrinë izraelite, tha bordi.

Meta rivendosi përmbajtjen me një ekran paralajmërues pasi bordi zgjodhi çështjen për shqyrtim.

Rasti tjetër përfshin një video në Facebook që tregon një grua duke iu lutur rrëmbyesve të saj që të mos e vrisnin ndërsa ajo rrëmbehet me një motoçikletë.

Titulli u kërkonte njerëzve të rrisnin ndërgjegjësimin për atë që ndodhi më 7 tetor, tha bordi. Meta fillimisht hoqi videon, por e ndryshoi vendimin e saj disa javë më vonë.

Rastet do të jenë të parat që përdorin një mekanizëm të ri të rishikimit të përshpejtuar të shpallur në fillim të këtij viti që kërkon që Bordi Mbikëqyrës të marrë vendime brenda 30 ditëve.

Vendimi për të marrë përsipër rastet vjen pasi platformat e mediave sociale janë përmbytur me përmbajtje të dhunshme, urrejtjeje dhe mashtruese në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas.

Kompania është përballur me akuza se po shtypte përmbajtjet që shprehnin mbështetje për palestinezët që jetonin nën përgjigjen ushtarake të Izraelit në Gaza./UBTNews/

Lajmet

Rubio shtron darkën “Transatlantike” në New York, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV-së

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka organizuar më 24 shtator atë që nihet si “Darka Transatlantike” 2025 me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbajxhanit, Zvicrës dhe Ukrainës, por jo edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti tjetër.

Rubio në këtë organizim kishte folur për rëndësinë e aleancave transatnaltike për ruajtjen e paqes dhe angazhimin historik të shteteve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe rëndësinë e angazhimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Në këtë darkë të shtruar në New York ka qenë e pranishme kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, e cila ka thënë se aleanca në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë po frocohet edhe më tej në dimension politik, ekonomik dhe atë të sigurisë./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Në UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj

Published

on

Ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj, student në nivelin Master në Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhimit në UBT, mbrojti me sukses tezën e tij me temë: “Rëndësia e regjimenteve të këmbësorisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës – Një perspektivë strukturore: studim krahasimor (FSK, Ushtria Amerikane dhe NATO)”.

Ky punim, i cili u realizua me përkushtim të madh, i siguroi Major Musajt diplomën dhe gradën shkencore “Master në Politika Publike dhe Menaxhim”.

Komisioni vlerësues, i përbërë nga Prof. Dr. Hajdi Xhixha (kryetare), Prof. Dr. Arian Kadriu (anëtar) dhe Prof. Dr. Bahri Gashi (mentor), e vlerësuan këtë hulumtim si të parë në format dhe strukturën e tij në këtë fushë, duke e konsideruar si një punim serioz shkencor dhe mjaft kompleks.

Prezantimi i të gjeturave, argumentimi dhe krahasimi i hipotezave u vlerësuan me performancë të lartë akademike dhe notë maksimale, duke reflektuar një strukturë të qartë operacionale ushtarake dhe qasje profesionale në trajtimin e temës.

Major Vilson Musaj, i cili u gradua në këtë gradë më 1 korrik 2025, është emëruar Oficer për Bashkëpunim me ODC dhe Iowa (Office for Defense Cooperation – Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane) në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai vazhdon të shërbejë aktualisht në këtë departament të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Continue Reading

Lajmet

Paraqiten në gjykatë shtatë të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Published

on

By

Po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Të pandehurit dyshohen për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Ata, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë, 11,065 euro para të gatshme, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë evropiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde

Published

on

By

Ambasada gjermane ka njoftuar për takimin lamtumirës që pati ambasadori Jorn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Kryeministri.

“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, tha ambasada.

Për këtë takim të para dy ditëve kishte njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, u tha në njoftim.

Rohde i shkoi në zyre Kurtit pas letrës së BE-së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara