Sport

Bologna do Kristjan Asllanin për Champions

Published

on

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, duket se do të ketë mundësi të luajë titullar më shumë se sa aktualisht në Inter, ku konkurenca është e fortë për një vend në formacionin bazë, për shkak të pranisë së Hakan Çalhanollu. Ky fakt ka shtyrë shumë skuadra të tjera të shprehin interes për Asllanin, dhe një prej tyre është Bologna.

Sipas raporteve nga gazeta e qytetit të Bolognas, “Il Resto Del Carlino”, klubi italian ka identifikuar Asllanin si një prej përforcimeve të mundshme për pjesën e dytë të sezonit, ku Bologna synon t’i afrohet sërish zonës së Ligës së Kampioneve. Në këtë edicion, skuadra po lufton për një vend në këtë kompeticion elitar.

Bologna i ofron mundësinë Asllanit të luajë titullar, një mundësi që do të ishte interesante për mesfushorin shqiptar. Megjithatë, klubi i Bologna është i ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë të sigurohet transferimi i Asllanit, pasi ai mbetet një alternativë e rëndësishme për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, në betejën për mbrojtjen e titullit dhe një ecuri të suksesshme në Ligën e Kampioneve./UBTNews/

Sport

Calciomercato: Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit, pritet të luftojë për një vend titullari te Juventusi

Published

on

By

Gazeta e njohur italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Ylli i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke konfirmuar formën e tij të mirë në javët e fundit.

Paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Calciomercato” vlerëson se goli ndaj Austrisë përbën një mesazh të qartë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”, shkruan mediumi italian.

Sipas “Calciomercato”, kjo paraqitje mund t’i japë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në planet e Spallettit, pasi sezonin e kaluar trajneri nuk arriti të marrë më të mirën nga sulmuesi kosovar.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej në versionin e tij më të mirë”, vijon artikulli.

Mediumi italian thekson gjithashtu se Zhegrova pritet të konkurrojë me portugezin Francisco Conceição për një vend në formacionin titullar të Juventusit.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët, Serie A dhe Kupën e Italisë. Me formacionin 4-2-3-1 që përdor Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceiçãos në krahun e djathtë”, shkruan “Calciomercato”.

Megjithatë, për momentin Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do të përballen të enjten me Izraelin në Hungari, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sot me Austrinë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Austrisë, me fillim nga ora 18:00. Dardanët synojnë të shënojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, në të cilën pritet një garë e fortë mes dy përfaqësueseve.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara