Kronikë e zezë

Boksieri shqiptar vritet me thikë në Gjermani

Ai u gjet i vdekur në shinat e një stacioni të trenit në Gjermani.

Published

on

Një boksier shqiptar, i identifikuar si Liridon. B, i cili ishte një kampion i të rinjve në boks, është gjetur i vdekur në shinat e një stacioni të trenit në Gjermani.

Mediat lokale thonë se ishin punëtorët ata të cilët e gjetën trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë pa shenja jete.

“BILD” shkroi se në mëngjesin e vitit të ri, afërsisht në ora 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni kishte një zënkë të madhe me shokun e tij Andreas M.

Boksieri shqiptar e theri shokun e tij në pjesën e sipërme të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda serioze.

Ky i fundit u dërgua për tretman në spital, ndërsa dy orë e gjysmë pas zënkës, Liridon B. U gjet pa shenja jete në stacionin e trenit, me plagë nga një mjet i mprehtë.

Se çfarë ndodhi ende nuk është e qartë dhe policia e ka përjashtuar mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar atë me një thikë.

Sidoqoftë, mundësia që Liridoni e ka therur vetën nën ndikimin e substancave narkotike nuk është përjashtuar.

Lajmet

Atentati me dy të vrarë në Rinas, çështja i kalon SPAK

Published

on

By

Prokuroria e Tiranës i ka kaluar për kompetencë SPAK hetimet mbi atentatin që ndodhi në rreth-rrotullimin e Rinasit, ku humbën jetën dy persona, për shkak të dyshimeve se ngjarja lidhet me një grup të strukturuar kriminal.

Pas verifikimeve, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundimin se organi më i përshtatshëm për të hetuar ngjarjen është struktura e posaçme kundër krimit të organizuar.

Në atentatin që ndodhi mesditën e së kaluarës, humbën jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe Muçi Shaljani, alias Sheqeri, agjent i AMP, njofton Euronews

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Kllokot për sulm ndaj zyrtarëve policor

Published

on

By

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kllokot, ku një person dyshohet për sulm fizik ndaj katër personave, përfshirë dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari, ka sulmuar fizikisht katër  burra.

Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
Burime policore bëjnë të ditur se rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë incident.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, ndalohet personi i dyshuar

Published

on

By

Në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët e Dogana e Kosovës kanë sekuestruar mallra në vlerë mbi 33 mijë euro dhe kanë ndaluar një person të dyshuar për shmangie nga detyrimet doganore.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ushtrimit të detyrës, Njësia e Antikontrabandës ka identifikuar një automjet që nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe është larguar nga pika e kontrollit.

Pas reagimit të menjëhershëm operacional, zyrtarët doganorë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë në autostradë. Më pas, automjeti është kthyer nën përcjellje në PKK Vërmicë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti transportonte dërgesa postare të destinuara për blerës në Kosovë dhe në Maqedonia e Veriut.

Pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se në automjet ndodheshin: 233 pako, 1,376 njësi mallrash të ndryshme, vlera e përgjithshme e mallit: 33,810.98 euro, shmangie nga detyrimet doganore: 10,075.67 euro.

Malli i sekuestruar përfshinte artikuj tekstili, këpucë, produkte kozmetike, aksesorë, produkte ushqimore dhe mallra të tjera konsumi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore të Doganës së Kosovës dhe, me urdhër të Prokurorit kompetent, është iniciuar rast për vepër penale.

I gjithë malli është sekuestruar dhe evidentuar sipas procedurave ligjore, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe dërguar në hapësirat zyrtare të Doganës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, me qëllim mbrojtjen e rendit ekonomik dhe sigurisë së tregut.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Obiliq-Një grua shoqërohet në Polici për posedim narkotikësh

Published

on

By

Një grua është shoqëruar në stacion policor në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi gjatë kontrollit tek ajo janë gjetur dhe sekuestruar 3.6 gram marihuanë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12.02.2026 rreth orës 23:22, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare ka shkuar në procedurë të rregullt.

“E dyshuara është intervistuar dhe ndaj saj është iniciuar procedurë e rregullt me vendim të prokurorit.”

Rasti është raportuar në raportin njëditor të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara