Lajmet

Blinken thotë se SHBA mbetet e fokusuar për lirimin e pengjeve

Blinken shton se Hamasi nuk i përmbushi obligimet e marra për sa i përket lirimit të pengjeve të veçanta.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Hamasi mban përgjegjësi për përfundimin e armëpushimit.

“Hamasi refuzoi angazhimet e marra. Edhe para se të mbaronte pauza, ai kreu një sulm mizor terrorist në Jerusalem, duke vrarë tre persona”, u tha Blinken gazetarëve ndërsa hipte në aeroplanin e tij në Dubai.

Blinken shton se Hamasi nuk i përmbushi obligimet e marra për sa i përket lirimit të pengjeve të veçanta dhe se SHBA mbetet “e fokusuar intensivisht” në lirimin e pengjeve, shkruan BBC.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bashkuar të gjithë me familjet e tyre, duke përfshirë ndjekjen e procesit që kishte funksionuar për shtatë ditë”, thotë Blinken, duke vazhduar se puna po vazhdon “pothuajse orë pas ore”.

lajme

U ndaluan punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot: Inspektorati i Punës konstaton parregullsi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Vendimi u mor gjatë inspektimeve të rregullta në terren, ku inspektorët konstatuan se subjektet ndërtuese nuk i kishin plotësuar kushtet ligjore për mbrojtjen e punëtorëve. Ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e plotë të këtyre parregullsive dhe krijimin e një ambienti të sigurt pune.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet legjislacionin në fuqi, duke paralajmëruar se garantimi i sigurisë dhe i shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i pakompromis. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Macron uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Franca mbështet perspektivën evropiane dhe dialogun e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit, duke riafirmuar përkushtimin e Parisit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në letrën e tij, kreu i shtetit francez shprehu shpresën se ky mandat do të mundësojë avancimin e reformave kyçe që kontribuojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të Kosovës. Macron po ashtu solli në vëmendje partneritetin historik mes dy vendeve, si dhe takimin e realizuar më parë me kryeministrin Albin Kurti në Paris.

Urimi i presidentit francez nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e fundit diplomatik, duke veçuar vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Prishtinë gjatë muajit korrik, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja bilaterale.

Në përmbyllje të letrës, Macron theksoi rëndësinë e veçantë që ka normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Francës për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Drita e Prishtina përballen sot në Gjilan për majën e tabelës

Published

on

By

Kampioni në fuqi, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, do të përballen sot në Gjilan në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës. Sfidë kjo ku tri pikët mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në luftën për kreun e tabelës.

Ballafaqimi i dy gjigantëve të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan, ku ambalazhohet një përplasje e fortë taktike. Për skuadrën e Dritës, ky takim përfaqëson shansin ideal për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë me 26 pikë. Në krahun tjetër, bardhekaltërit nga kryeqyteti synojnë një fitore që do t’i ngjiste në kuotën e 29 pikëve, duke parakaluar lideren aktuale, Malishevën, që udhëheq me 27 pikë.

Format e të dyja ekipeve paralajmërojnë një duel mjaft interesant. Drita hyn në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, përfshirë edhe një triumf bindës 0-3 të arritur pikërisht ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndërkaq, Prishtina – e cila e e nisi këtë edicion me shtatë fitore rresht – ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë dulet e fundit, duke kërkuar kësisoj këndelljen në një nga transfertat më të vështira të sezonit.

Peshën e takimit e rrit edhe bilanci i historikut mes tyre. Në dhjetë përballjet e fundit, Drita dominon me pesë fitore kundrejt dy të Prishtinës, ndërsa tri sfida janë mbyllur me barazim. Sidoqoftë, Prishtina mbetet skuadra më e dekoruar në vend me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa pas pavarësimit të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, Drita ka konsoliduar suksesin në futbollin e pasluftës me pesë tituj kampioni, dy prej të cilëve radhazi në edicionet e fundit, duke i dhënë këtij derbi të gjitha përbërësit e një përplasjeje të madhe sportive. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara