Lajmet

Blinken: SHBA mbështet hapa konkretë për një shtet palestinez

Blinken përsëriti qëndrimin e kamotshëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të ekzistojë përkrah Izraelit, “duke jetuar të dy në paqe dhe siguri”.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkretë” drejt krijimit të një shteti palestinez.

Blinken përsëriti qëndrimin e kamotshëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të ekzistojë përkrah Izraelit, “duke jetuar të dy në paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

Krijimi i një shteti palestinez pritej të ndodhte pas Akordeve të Oslos në vitet ’90, por bisedimet kanë ngecur për vite të tëra.

Qeveria izraelite nuk ka shfaqur interes për ringjalljen e negociatave dhe udhëheqja palestineze vazhdon të jetë e ndarë midis Autoritetit Palestinez, që udhëhiqet nga Abbasi, dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që udhëheq me Rripin e Gazës.

Abbas e përshkroi Rripin e Gazës si “pjesë integrale e shtetit palestinez”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, Wafa.

“Nuk është e mundur të pranohet apo të merren me planet e autoriteteve pushtuese për ta ndarë atë, apo për të shkëputur pjesë të tij”, i tha lideri palestinez kryediplomatit amerikan.

Për javë të tëra po zhvillohen diskutime lidhur me atë se si do të qeveriset Gaza pasi të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi më 7 tetor. Izraeli ka paralajmëruar se luftimet ka gjasa të vazhdojnë për muaj.

Abbas gjatë takimit në Bregun e pushtuar Perëndimor me Blinkenin e ngriti edhe çështjen e “përpjekjeve të bëra për të ndalur agresionin izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”, raportoi Wafa.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe marrë peng 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, tokësore dhe detare që kanë lënë të vdekur mbi 23.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Blinken ditëve të fundit ka qëndruar në disa shtete në rajon, përfshirë edhe në Izrael. Më 9 janar, Blinken deklaroi në Tel Aviv se Izraeli duhet të ndërmarrë ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe i bëri thirrje të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”./REL

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara