Lajmet

Blinken: Lëvizja e Rusisë, një akt i turpshëm

Reagon Blinken.

Published

on

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar ndaj lëvizjes se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën Lindore, pra “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”.

Ai ka thënë se lëvizja e Rusisë për njohën e “pavarësisë” të ashtuquajturave republika, është akt i paparashikueshëm dhe i turpshëm.

“Lëvizja e Rusisë për të njohur ‘pavarësinë’ e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj është një akt i parashikueshëm, i turpshëm. Ne i dënojmë ata në termat më të ashpër të mundshëm dhe #StandWithUkraine, siç i thashë edhe Ministrit të Jashtëm @DmytroKuleba sonte”, ka shkruar Blinken.

Ndërkohë që sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për t’iu përgjigjur veprimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të njohur të ashtuquajturat Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Urdhri Ekzekutiv parashikon sanksione ndaj personave dhe entiteteve ruse si dhe ndalon tregtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto rajone.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë shkruhet se “veprimi i Presidentit Putin bie ndesh me angazhimet e Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, hedh poshtë përkushtimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkruan A2.

Urdhri Ekzekutiv ndalon:

-Investimet në të ashtuquajturat rajone Donbas ose Luhansk të Ukrainës nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet.

-Importimin në Shtetet e Bashkuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie nga këto rajone.

-Eksportimin, rieksportimin, shitjen ose furnizimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Shtetet e Bashkuara, ose nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie në të ashtuquajturat rajone DNR ose LNR të Ukrainës.

-Megjithatë, Departamenti i Thesarit po lëshon licenca për të siguruar që aktivitetet humanitare dhe aktivitetet e tjera të ngjashme mund të vazhdojnë në këto rajone.

Lajmet

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale“, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme“, përfundoi ai./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.

Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Kievin

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.

Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.

Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Published

on

By

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

“R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Më tej thuhet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara