Lajmet

Blerta Deliu-Kodra e Time Kadrijaj pjesëmarrëse në konferencën ndërparlamentare në Mal të Zi, serbët lëshojnë mbledhjen

Published

on

Deputetja Blerta Deliu-Kodra dhe Time Kadrijaj kanë marrë pjesë në konferencë ndër-parlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit: Një fokus i veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal” e organizuar nga Instituti për Demokraci e Shoqëri Civile dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e cila është mbajtur dje në Petrovac të Malit të Zi.

Kjo konferencë ndër-parlamentare është zhvilluar në Petrovac të Malit të Zi ndërmjet deputetëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me Procesin e Berlinit dhe gjendjen aktuale të tij në Ballkanin Perëndimor, si dhe për të diskutua për Tregun e Përbashkët Rajonal 2.0 – Çfarë ka funksionuar më parë dhe cilat janë sfidat e Planit të Veprimit dhe qëndrimet e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, lëshuan konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi.

Deputetët kosovare theksuan se “Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm”.

Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të paalternativë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Gjatë kësaj konference në diskutimet e paraqitura në mënyrë të veçantë u tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kërcënuara nga ndikimi i Rusisë me qëllim destabilizimin e rajonit, e ku ndikimi më i madh vërehet në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Po ashtu u theksua nga pjesëmarrësit se  Procesi i Berlinit është i vetmi organizim rajonal gjithëpërfshirës dhe ku Republika e Kosovës si shtet merr pjesë e barabartë me të gjitha shtetet tjera të rajonit. Po ashtu u tha se bashkëpunimi rajonal nuk është i mundur për shkak të veprimeve të Serbisë, siç ishte sulmi terrorist serb në Banjsta të veriut të Kosovës me 24 shtatorit 2023 ku ka mbeti i vrarë policit Afrim Bunjaku dhe Serbia ende nuk ka bashkëpunuar në dorëzimin e terroristëve e kriminelëve me në krye Radojqiqin. Pra ka ndodhur një sulm terrorist i sponsorizuar nga Serbia ndaj një shteti fqinjë, pra Republikës së Kosovës.

Pas këtyre diskutimeve një pjese e delegacionit të Serbisë që kryesisht ishte nga pozita u largua nga konferenca.

Kurse sa i përket marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit, nga deputetet e Kuvendit të Kosovës u tha se Republika e Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet e arritura, si njohjen reciproke të letërnjoftimeve ose kartave të identitetit, njohja e diplomave universitare, si dhe kualifikimeve profesionale veshje, megjithatë shprehi shqetësim se vetëm Bonja e Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve te këtyre dy vendeve. Megjithatë përfaqësuesit nga Bonja e Hercegovina thanë se procesi i ratifikimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me karta të identitetit është bllokuar nga Republika serbe e Bonjës dhe për këtë kërkuan mbështetjen për tejkalimin e kësaj çështje.

Kurse në diskutimet lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal 2.0 – Çfarë ka funksionuar më parë dhe cilat janë sfidat e Planit të Veprimit dhe qendrimet e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, nga deputetet u tha se Procesi i Berlinit ka treguar rezultate konkrete dhe kjo merit në rend të parë i shkon shtetit Gjerman për mbështetjen në këtë proces për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sipas diskutimeve u tha se qyetarët e vendeve të rajonit kanë nevojë për më shumë procperitet, mirëqenie ekonomike, zhvillim të arsimit, kulturës, një ambjenti të pastër dhe ku retorikat politike nacionaliste nuk kanë hapësirë. Sipas deputeteve të Kuvendit të Kosovës procesi i integrimit evropian për Kosovën bashkon të gjitha subjektet politike në Kuvendin e Kosovës si atyre të pozitës dhe të opozitës dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë zgjidhja dhe alterantiva e vetme e Republikës së Kosovës. Ndërsa sa i përket Procesit të Berlinit dhe marrëveshjeve të arritura, u tha se parlamenti duhet të jetë i informuar dhe të mbikqyrë zbatimin e katyre marrëveshjeve për shkak se deputet janë përfaqësuesit e drejtëpërdrejtë të qyetarëve dhe roli i tyre është i rëndësishëm në këtë proces.

Në këtë konferencë ndër-parlamentare kanë marrë pjesë deputet dhe stafi parlamentar i të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pra vendet si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe organizatat partnere të ketyre vendeve si: KDI, IDSC, ISP, etj.

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Vendi

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Vendi

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ish-presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi për rastin e pengimit të drejtësisë

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’i vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i rastit, Christopher Gosnell, i cili konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri me dije se gjatë marrjes së këtij vendimi ka pasur parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen gjyqësore për krime lufte. Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, ky dënim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili vlerësohet në bazë të faktorëve specifikë të kësaj çështjeje.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se bëhet fjalë për veprime të koordinuara në grup me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ndaj ish-presidentit Thaçi në këtë çështje rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, si dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara