Teknologji

Blerja e Twitter nga Musk në rrezik, kërkohet ulja e çmimit

Miliarderi tha se ekipi i tij do të bënte një analizë të pavarur me llogarinë e tij për të përllogaritur përqindjen e këtyre llogarive.

Published

on

Miliarderi Elon Musk vazhdon përplasjen e tij me Twitter lidhur me përqindjen e llogarive robotike në Twitter duke lënë të kuptohet se mund të kërkojë një ri-negocim të marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe.

Gjatë një konference në Miami ai tha se një çmim më i ulët nuk përjashtohej. Ulja e çmimit është një lëvizje e papritur duke pasur në konsideratë se ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX kishte rënë dakord të paguante 38% mbi vlerën reale të aksioneve kur bëri ofertën në muajin prill.

“Ajo që po më thuhet tani është se nuk ekziston një mënyrë për të kuptuar sesa është numri i llogarive robotike”, tha Musk.

Të premten e kaluar Musk njoftoi se blerja e Twitter ishte pezulluar për shkak të shqetësimeve lidhur me numrin e llogarive robotike në platformë.

Miliarderi tha se ekipi i tij do të bënte një analizë të pavarur me llogarinë e tij për të përllogaritur përqindjen e këtyre llogarive.

CEO i Twitter, Parag Agrawal shpjegoi në rrjetin social se përllogaritjet e jashtme janë të gabuara dhe duke qenë se platforma në analizën e saj përfshin edhe informacione private./CIOAlbanian

Teknologji

YouTube prezanton renditjen: më aktivët në ‘chat’ marrin logo speciale

Published

on

YouTube po teston një mënyrë të re për të përmirësuar transmetimet e drejtpërdrejta me një renditje që njeh shikuesit më aktivë.

Për adhuruesit e transmetimeve të drejtpërdrejta, renditja e re e YouTube është mënyrë e shkëlqyer për të fituar pikë vetëm duke qëndruar aktivë në bisedë.

Ajo do të nxjerrë në pah 50 shikuesit më të angazhuar në një kanal, duke u dhënë shikuesve të rregullt vëmendjen që meritojnë.

Shikuesit mund të fitojnë pikë duke biseduar, dërguar super chat dhe më shumë. Tre individët kryesorë do të marrin edhe logo speciale pranë emrit të tyre, duke i bërë ata të dallohen nga turma dhe duke rritur shanset e tyre për të tërhequr vëmendjen e transmetuesve.

Mund ta shikoni renditjen duke prekur ikonën e vogël të kurorës në krye të bisedës së drejtpërdrejtë. Ajo që është një mister është saktësisht se si YouTube numëron pikët “prapa skenave”.  Vetëm pse jeni aktiv në një transmetim të drejtpërdrejtë, nuk do të thotë që dëshironi që emri të jetë në renditjen publike.

YouTube nuk ka thënë nëse kjo veçori është aktive si parazgjedhje, por mund ta çaktivizoni në çdo kohë duke shkuar te cilësimet, si celular dhe në desktop.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

McLareni paralajmëron “bishën”, arrin 100 km/h për 2.8 sekonda

Published

on

Gara e famshme “Le Mans 24 Hour” po afrohet dhe, për të festuar 30-vjetorin e fitores së fundit (1995) në këtë garë, McLareni ka prezantuar version të ri special: 750S Le Mans.

Në vitin 2020, McLaren e shënoi përvjetorin e 25-të të kësaj fitoreje me prezantimin e 720S Le Mans, një tjetër model i kufizuar.

Përveç përmirësimeve të performancës që solli modeli 750S i prezantuar në vitin 2023, versioni i ri vjen edhe me një paketë të re të quajtur “High Downforce Kit” nga divizioni McLaren Special Operations (MSO), që ofron performancë shtesë në pistë.

Modeli standard pati sukses kur u lansua tri vite më parë, me listat e porosive të mbushura 18 muaj para. 750S Le Mans pritet të jetë edhe më i kërkuar, sidomos kur dihet se do të prodhohen vetëm 50 njësi – njëjtë sikurse me 720S Le Mans.

750S Le Mans vjen në ngjyrat ikonike të veturës fituese të Le Mans 1995, McLaren F1 GTR me numrin 59, me ngjyrë gri si standard – por është e mundur edhe ngjyra karakteristike portokalli e McLaren.

Sa i përket motorit, 750S Le Mans mbetet i pandryshuar – vjen me motor V8 4.0 litra twin-turbo, që prodhon 740 kuajfuqi, duke arritur nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik 7-shpejtësi, i përmirësuar krahasuar me atë të 720S.

McLaren do të marrë pjesë në Le Mans në klasën LMGT3 me 750S GT3 EVO, ndërsa më 2027 planifikon të hyjë në klasën Hypercar, për të luftuar për titullin më të lartë të garës. Data dhe çmimi i saktë ende nuk dihet. Por çmimi pritet të jetë mbi 300 mijë euro.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete, shkak problemi me kamerën e pasme

Published

on

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara sepse kamerat e pasme mund të mos shfaqin imazhe për shkak të një problemi me softuerin, duke rritur rrezikun për aksident.

Siç ka bërë të ditur prodhuesi amerikan, tërheqja mbulon disa automjete të modeleve Bronco, F-150, Edge të viteve 2021 deri në 2024 dhe Escape, Corsair, F-250, F-350, F-450, F-550 dhe F-600 të viteve 2023-2024.

Problemi i softuerit mund të shkaktojë vonesë, ngrirje ose mosshfaqje të imazhit të kamerës së pasme.

Në prill, Ford lëshoi dy tërheqje të tjera në Shtetet e Bashkuara për probleme me kamerat e pasme, duke përfshirë rreth 289,000 automjete në total.  Për të dyja tërheqjet, prodhuesi i automjeteve do të zëvendësojë kamerat e pasme.

Në nëntor, Fordi pati rënë dakord për një gjobë prej 165 milionë dollarësh pasi një hetim zbuloi se prodhuesi i automjeteve nuk arriti të tërheqë automjetet me kamera të pasme me defekt në kohën e duhur.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Toyota lanson SUV-in elektrik

Published

on

Tesla Model Y ka konkurrencë serioze nga Toyota. Nëse mendonit se Toyota nuk mund të prodhonte një makinë elektrike me çmim të përballueshëm, mendoni përsëri, të paktën kur ajo prodhohet në Kinë dhe përdor bateri BYD.

Toyota po i afrohet ngadalë konkurrencës në segmentin e automjeteve elektrike dhe hapi më i fundit në këtë drejtim është bZ5, një crossover i ri elektrik me siluetë fastback, i zhvilluar pikërisht në Kinë.

Prodhohet nga ndërmarrja e përbashkët FAW-Toyota dhe mundësohet nga bateritë e furnizuara nga BYD.

Modeli bZ5 është praktikisht një version i ridizajnuar i bZ3C të vitit të kaluar, i cili nga ana tjetër e ka origjinën nga koncepti bZ Sport Crossover i prezantuar në vitin 2023.

Me emrin e ri, Toyota e pozicionon këtë automjet elektrik mbi limuzinën bazë bZ3, por poshtë modelit të ardhshëm kryesor, modelit bZ7.

Pjesa e jashtme ndjek gjuhën e re të dizajnit të Toyota-s, me zbukurime plastike diskrete rreth krahëve, një çati të pjerrët dhe një shirit të lehtë përgjatë pjesës së pasme të automjetit.

bZ5 kombinon elementë të një limuzine, fastbacki dhe crossoveri, të gjitha në fellne aliazhi 21-inç.

(Kosova Sot Online)

Continue Reading

Të kërkuara