Magazinë

Blake Lively krahason veten me Khaleesi-n, fansat e “Game of Thrones” reagojnë negativisht

Published

on

Blake Lively ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat e “Game of Thrones” pasi e krahasoi veten me Khaleesi, personazhin ikonik të serialit, në një mesazh për Justin Baldonin.

Ajo shprehu se si ka “dragonj”, të cilët mbrojnë ata që ajo do, duke aluduar në rolin e Daenerys Targaryen, e njohur për fuqinë dhe lidhjen me dragonjtë. Megjithatë, shumë fansa të serialit nuk ishin të kënaqur me krahasimin, duke e konsideruar atë si një referencë të pasaktë, pasi Khaleesi përfundoi si një personazh që ra në çmenduri dhe hakmarrje, shkruan DailyMail.

Në mesazhin e dërguar, Blake theksoi se edhe ajo ka “dragonj”, por për të “mirë”.

Kjo shkaktoi kritika nga ndjekësit, të cilët kujtuan se Khaleesi në fund të serialit u bë një figurë kontestuese, duke shkatërruar një qytet të tërë. Krahas kësaj, mesazhi i Blake ishte pjesë e një beteje ligjore me Baldonin, i cili e ka akuzuar për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi të tensionuar në setin e filmit “It Ends With Us”.

Baldoni pretendon se Blake, bashkë me bashkëshortin e saj Ryan Reynolds dhe një mik të famshëm, ushtroi presion mbi të për ndryshimet në skenar. Kjo ka çuar në tensione të mëdha dhe ndryshime të shpeshta në skenar, duke shkaktuar vonesa dhe stres për ekipin e prodhimit.

Magazinë

Fundi i filmit “A House of Dynamite” shkakton polemika

Published

on

Filmi i ri i Netflix, “A House of Dynamite”, me regji nga Kathryn Bigelow, ka shkaktuar reagime të përziera nga publiku pas premierës në platformë, dhe madje ka tërhequr vëmendjen e Pentagonit.

Ngjarjet e filmit zhvillohen 18 minuta pas hedhjes së një rakete bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe paraqiten nga tre perspektiva: Shtëpia e Bardhë, Komanda Strategjike e SHBA-ve dhe vetë presidenti, i luajtur nga Idris Elba.

Megjithatë, fundi i filmit ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale. Disa nga komentet e përdoruesve ishin: “Askush nuk dëshiron ta shohë të njëjtën histori tri herë dhe të përfundojë pa përgjigje.” “Isha i ngjitur pas televizorit dhe me atë fund u luta që të më godiste një bombë bërthamore.”

“Më zemëroi, pse nuk mbaroi?” “Nuk ka zgjidhje në fund, filmi thjesht mbaron.”

Pavarësisht kritikave të përziera, filmi ka marrë një vlerësim pozitiv prej 79% në Rotten Tomatoes.

Edhe Pentagoni reagoi ndaj filmit, duke shprehur “shqetësim për pasaktësitë e treguara në film”, gjë që e ka shtuar diskutimin publik.

Regjisori Kathryn Bigelow theksoi se qëllimi i filmit është të nxisë një debat global rreth kërcënimit bërthamor dhe sistemeve që mundësojnë vendime të tilla. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë lidhjen e tyre në Paris

Published

on

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti u pa për herë të parë publikisht si partnerë të shtunën, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej muajsh.

Sipas TMZ, Perry dhe Trudeau, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin “Crazy Horse” për të festuar ditëlindjen e këngëtares. Fotot e publikuara tregojnë çiftin duke dalë dorë për dore nga teatri, të buzëqeshur dhe të relaksuar.

Perry kishte zgjedhur një fustan elegant të kuq, ndërsa Trudeau u shfaq me një kostum klasik të zi, duke ruajtur një profil modest gjatë mbrëmjes në kryeqytetin francez. Thashethemet për lidhje nisën verës, kur u panë për herë të parë bashkë në Montreal, pak pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom.

Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, më 2023, pas 18 vitesh martesë. Në shtator, ata u fotografuan sërish në një jaht pranë Santa Barbarës, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje, një ngjarje që shtoi spekulimet për një lidhje romantike.

Burime pranë revistës People kanë zbuluar se Trudeau “është treguar i këmbëngulës” dhe se mes tyre ka “një lidhje të lehtë, të respektueshme dhe plot kimi”.

Aktualisht, Katy Perry është në mes të turneut botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin promovon albumin e saj, 143. Turneu ka nisur në Meksiko Siti dhe ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërsa këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat në mbarë botën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

George Clooney reflekton për plakjen, famën dhe lidhjen me fansat në filmin e tij të ri në Netflix

Published

on

Aktori i njohur hollivudian George Clooney, ka reflektuar mbi raportin mes yjeve të kinemasë e publikut që rritet duke i parë në ekran, teksa promovon filmin e tij më të ri në Netflix, Jay Kelly, ku interpreton një ikonë të imagjinuar të kinemasë me të njëjtin emër.

“Ne jetojmë jetën tonë përmes aktorëve dhe filmave që duam. Por gjëja e çuditshme është se njerëzit presin që të mos plakesh kurrë. Ndonjëherë më ndalon dikush dhe më thotë: ‘Je më i vjetër se mendoja.’ Dhe unë përgjigjem: ‘Po çfarë prisje? Kam 64 vjeç!’”, ka thënë Clooney me humor.

Në film, personazhi i tij përballet me kujtime nga jeta përmes roleve të mëparshme në filma të vërtetë, ide që pasqyron mënyrën si publiku lidh kujtime personale me figurat e famshme.

“Sa më shumë që plakesh, aq më shumë e kupton sa shpejt kalon koha. Për mua duket si dje. Prandaj më pëlqen ajo pjesë e filmit kur një fans i thotë personazhit tim: ‘Kur shoh ty, shoh gjithë jetën time.’ E kuptoj plotësisht. Ashtu ndihesha edhe unë kur u bëra mik me Gregory Peck – e shihja dhe mendoja: ‘Ky është njeriu që luajti në To Kill a Mockingbird!’”

Clooney tregoi gjithashtu se filmi përfshin edhe njerëz realë nga jeta e tij personale.

“Giovanni [Zeqireya], që luan truprojën time në film, është vërtet truprojë im prej 30 vitesh,” zbuloi ai. “Është mik i dashur dhe kujdeset për shtëpinë tonë në Itali. U njohëm për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia.”

Duke qeshur, aktori rrëfeu edhe një moment nga xhirimet: “Për një skenë ku duhet të vraponim nëpër një fushë, e përsëritëm tri herë. Dhe unë i thashë: ‘Jam 64 vjeç, s’mund të vrapoj më! Dhe ti je 71!’”

Clooney jo vetëm që rikthehet para kamerës, por reflekton me sinqeritet mbi kalimin e kohës, kujtesën e ndikimin që arti ka në jetët tona. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nelly Furtado i jep fund performancave live pas 25 vitesh në skenë

Published

on

Këngëtarja e njohur kanadeze Nelly Furtado ka befasuar fansat me një vendim të papritur: ajo ka njoftuar se nuk do të performojë më live, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore.

45-vjeçarja ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për udhëtimin e gjatë që nisi në fillim të viteve 2000 me albumin e suksesshëm “Whoa, Nelly!” dhe hitet që e bënë të famshme në mbarë botën, si “I’m Like a Bird” dhe “Maneater”.

“Faleminderit për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm… gjithmonë do të shkruaj këngë,” shkroi ajo, duke ndarë një foto nga koncerti i saj i parë dhe një video nga performanca e fundit në Berlin, si kujtesë e emocioneve që e kanë shoqëruar në skenë.

Në postimin e saj, Furtado foli edhe për presionin e komenteve dhe kritikave lidhur me pamjen e jashtme, duke theksuar se nuk ka bërë ndërhyrje estetike të mëdha dhe se ndihet mirë me veten “ashtu siç është”.

Lajmi ka shkaktuar një valë reagimesh pozitive nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe ndikimin që ka pasur në muzikën pop ndër vite.

Edhe pse ka vendosur t’i japë fund performancave live, Nelly Furtado mbetet aktive në studio dhe ka paralajmëruar se projektet e reja muzikore do të vazhdojnë, duke ruajtur lidhjen me publikun përmes krijimtarisë së saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara