Lajmet

Bjellorusia dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore

Kjo sipas ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse.

Publikuar

Të dy vendet po vazhdojnë të ndërtojnë një grupim të përbashkët ushtarak në Bjellorusi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse.

Në shfaqjen e fundit të bashkëpunimit, ministria tha se Rusia dhe Bjellorusia do të kryejnë stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore së shpejti.

Ministria tha se qëllimi i krijimit të një force të tillë të përbashkët ishte “forcimi i mbrojtjes dhe mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë”.

“Personeli, armët, pajisjet ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Federatës Ruse do të vazhdojnë të mbërrijnë në Republikën e Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë.

Stërvitjet taktike të forcave ajrore janë pjesë e një plani për të “rritur nivelin e trajnimit luftarak të njësive të aviacionit”, shtoi ministria.

Nuk përmendet se kur do të zhvillohen stërvitjet e ardhshme./UBTNews/

Lajmet

​Kalon periudha transitore, disa qytetarë serbë në Graçanicë ende përdorin dinarin

Publikuar

nga

Ndonëse ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ku sipas Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, valuta e vetme për të kryer shërbime për shit-blerje është euro, kjo ende nuk po zbatohet nga disa biznese në komunën e Graçanicës.

Në këtë komunë shkëmbimet tregtare në disa biznese vazhdojnë të bëhen me dinarë, megjithatë disa të tjera nga sot e kanë ndalur së përdoruri këtë valutë pas përfundimit të periudhës transitore të Rregullores së BQK-së.

Qytetarja Vaska Kostiq thotë se vazhdon të blejë me dinar në dyçane edhe pas vendimit të BQK-së.

“Për ne si me euro si me dinar, më mirë me dinar se në markete me dinar. (Sot) me dinarë kam blerë”, tha ajo.

Ndërkaq disa biznese tjera në këtë komunë janë duke e respektuar vendimin e BQK-së, në këtë mënyrë shitblerjet e mallrave po bëhen vetëm me euro.

“Nuk guxoj, vetëm euro, nuk guxoj të marrë dinar. E keni kembimoren atje”, thotë një tregtar prapa kamerës.

Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, por BQK kishte vendos një fazë tranzitore, që mundësonte lehtësim për zbatimin e këtij vendimi.

Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme. Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar të hënën për efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në nivel të kryenegociatorëve kushtuar kësaj teme, teksa në gjashtë takimet e mëhershme kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, nuk kanë arritur pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm

Publikuar

nga

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres ka ripërsëritur thirrjen për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza pasi forcat izraelite kanë vrarë mbi 35 mijë palestinezë që nga fillimi i sulmeve në muajin tetor.

Gjithashtu Guterres bëri thirrje për “lirimin e pakushtëzuar të të gjithë robërve të mbajtur nga Hamasi, si dhe rritjen e menjëhershme të ndihmës humanitare” në Gaza.

“Armëpushimi mund të jetë vetëm fillimi”, deklaroi ai teksa shtoi se “do të jetë rrugë e gjatë nga shkatërrimi dhe trauma e luftës”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani kërkon nga qytetarët që të regjistrohen

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar. Andaj ajo ka pasur edhe një kërkesë për qytetarët.

“Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me njoftim se mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Djali vret nënën me thikë në sheshin e qytetit të Lezhës

Publikuar

nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Lezhës, ku djali ka ekzekutuar me thikë të ëmën në bulevardin e qytetit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania autori është shtetasi Arsen Dani, 62-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Viktima është shtetasja Gjylije Dani, 88 vjeçe.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se djali vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara