Lajmet

Bizneset akoma nën hije të pandemisë, ndihmat nga Qeveria të pamjaftueshme

220 milionë euro të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende nuk janë ndarë

Published

on

Nga sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, thonë se dëmet e shkaktuara nga pandemia akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria janë të pamjaftueshme, raporton Ekonomia Online.

Që nga fillimi i muajit qershor, sektorit të gastronomisë iu është zgjatur orari i punës deri në ora 23:00. Ndërsa, më 15 qershor, janë hapur sallat e dasmave.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se presin që veprimtaria e tyre të rritet në një shkallë më të lartë pasi ka qenë sektori më i atakuar.

Tutje, ai tha se 220 milionë euro të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende nuk janë ndarë, dhe shpreson që së paku 20 milionë të shpërndahen për këtë sektor.

“Vet fakti që e kemi zgjatur orarin e punës do të thotë se disa biznese në kuadër të veprimeve turistike mund të themi se kanë fillua me startua mirë por kemi edhe disa biznese do të thotë në kuadër të kësaj veprimtaria prandaj presim që shpejt edhe këto fillojnë që veprimtaria turistike të ec në një shkallë më të lartë, por duke marr parasysh që edhe Ligji për rimëkëmbjen të shpërndahen ato mjete”.

“Ne kemi theksuar edhe më herët, në kuadër të kësaj veprimtarie kjo ka qenë më e atakuar, dhe Qeveria duhet të merr masa më të shpejta dhe ato 220 milionë euro të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’janë ndarë dhe prej atij ne kemi kërkuar së paku 20 milionë dhe nëse ky shpërndahet në mund të themi se gjasat janë të shkojmë nga përmirësim”, tha Sogojeva.

Tutje, Sogojeva tha se numri i turistëve dhe qytetarëve për të frekuentuar vendet  e ndryshme të Kosovës ka filluar të rritet, dhe në këtë drejtim janë të kënaqur.

“Shumica e kësaj veprimtari e këtyre bizneseve kanë pasur në një far forme informata prej Odës që do të lëshohet kjo veprimtari me punua dhe janë përgatitjet kanë qenë pak më të shpejta dhe në një formë atë që po e shohim në terren jemi të kënaqur sepse edhe numri i turistëve, pavarësisht a është vendor apo i jashtëm ka filluar të rritet”.

Në anën tjetër, njohësi  i çështjeve ekonomike, Erton Begat, tha se këta sektorë nuk kanë pasur mbështetjen e duhur dhe ato ndihma të dhëna nuk kanë qenë reale.

“Gastronomia si sektori më i prekur nga masat për parandalimin e pandemisë, e ka vuajtur më shumë për një periudhë më shumë se 1-vjeçare, fatkeqësisht nuk ka pasur suportin e duhur nga shteti sepse masat dhe ndihmat ekonomike të cilat janë bërë për ta nuk kanë qenë ndihma reale por kanë qenë kryesisht një lloj sociali që iu është ofruar atyre, duke e pasur parasysh që edhe si sektor është i pafiskalizuar dhe i paformalizuar, nuk e kanë numrin e saktë të punëtorëve të deklaruar, dhe as numrin e saktë të qarkullimit, prandaj edhe shteti ka pasur vështirësi në këtë aspekt”, tha Bega.

Ai thotë se përpos papunësisë në vend, nga hulumtimet e nxjerra 80% e punëtorëve nuk janë të deklaruar, andaj edhe humbja reale e këtyre vendeve të punës prapë do të jetë e vështirë të përcaktohet.

“Krahas papunësisë së lartë që kemi në vend, hulumtimet e organizatave ndryshme ndërkombëtare tregojnë për një punësim joformal, i cili është kryesisht në sektorin e gastronomisë dhe ndërtimit. Prandaj humbja reale e këtyre vendeve të punës prapë do të jetë e vështirë të përllogaritet saktë, por nga hulumtimet shihet se 80% e punëtorëve nuk janë të deklaruar”, theksoi tutje ai.

Dëmet janë aq të mëdha, sa që edhe ballafaqimi si ekonomi në vend ndikon, thotë Bega.

“Sigurisht që dëmet janë shumë të mëdha, janë të pallogaritshme zyrtarisht për shkak të mungesës së formalizmit të bizneseve dhe nëse ndalemi vetëm tek punësimi shohim që numri i punëtorëve i deklaruar nga ky sektor është shumë i vogël në raport me atë që shohim çdo ditë në kafeteri dhe restorante të ndryshme”.

“Dëmet janë shumë të mëdha,  dhe po ashtu ne jemi ballafaqua si ekonomi edhe me atë që qeveritë nuk kanë punuar në strategji dhe me qëllime të sakta që ta shfrytëzojnë këtë krizë për të riorganizuar dhe nxitur ekonominë qoftë në aspektin e rritjes së konsumit apo rritjes së prodhimit. Andaj do të duhet kohë të kthehemi në atë situatë që kemi qenë”, përfundoi Bega.

E jo më mirë nuk kanë qenë edhe bizneset e vogla, të cilët kanë punuar me orar të shkurtuar dhe një kohë nuk kanë punuar fare, dhe dëmet e tyre janë duke i përjetuar akoma.

Kastriot Januzaj, pronar i Lokalit “Poemë”, tha se do i duhen afro tri vjet për të rimarrë veten nga pasojat e pandemisë, këtu përmend dhe mos ndihmën e qeverisë.

“Po interesimi ka qenë më i madh edhe nga klientët, dhe puna është shtuar më shumë, do na duhet shumë kohë për të marrë veten, së paku  tri vjet për me u kthye në kohën siç kemi qenë më përpara edhe atë me forcat tona vetanake”.

“Sa për institucione e Qeveri pak e hiç na ka ndihmua pak me qiranë dhe TVSH-në, por që krahasuar me shtetet tjera ne jemi dobët, njëherë ishim  mbyllur e pastaj shkurtim orari, do ishte mirë që së paku deri në 12 të zgjatej puna”, tha ai.

Punëtorët nga ky lokal nuk janë larguar, edhe pse gjendja financiare e biznesit të tyre ka qenë dukshëm e madh, thotë ai duke përmendur vështirësitë në pagesa.

“Largim nuk kemi bërë, ka pasur dikush që është larguar vetë, por që punëtorët nuk i kemi larguar, ndoshta veten e kemi lanë keq e kemi pasur probleme me qiranë por që ata si kemi larguar”, theksoi tutje ai.

Si përfundim Januzaj tha se presin që tash puna të rritet edhe më shumë me ardhjen e mërgimtarëve.

Continue Reading

Rajoni

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.

ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.

Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.

Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Të kërkuara