Audi prezantoi A6-in e ri dy muaj më parë , dhe gama e njoftuar e motorëve fillimisht ishte mjaft modeste, një motor benzinë me dy litra, një motor nafte me 204 kuaj fuqi secili, dhe një motor benzinë V6 me 367 kuaj fuqi.
Kompania po zgjerohet me versione hibride plug-in që do të dalin në treg gjatë verës.
Baza për dy versionet e reja hibride plug-in është motor benzine me katër cilindra TFSI me dy litra e 252 kuaj fuqi. Motori elektrik, i cili është i vendosur në një transmision me 7 shpejtësi me dy tufa, prodhon një maksimum prej 143 kuaj fuqi.
Meqenëse Audi për fat të mirë ka vendosur t’i japë fund emërtimeve të çuditshme të numrave, këto versione quhen thjesht A6 e-hybrid quattro. Motorri më i dobët ka një fuqi sistemi prej 300 kuaj-fuqi dhe 450 Nm, ndërsa ai më i fuqishëm zhvillon 367 kuaj-fuqi dhe 500 Nm, që është fuqi identike me modelin V6.
Hibridi plug-in më i fuqishëm ende nuk mund të mbajë ritmin me V& gjatë përshpejtimit (0-100 km/orë në 4.7 sekonda), por me 5.3 sekonda për 0 në 100 km/orë dhe një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë, nuk është aspak i ngadaltë. Versioni me 300 kuaj fuqi e bën të njëjtën përshpejtim në 6.0 sekonda dhe gjithashtu arrin 250 km/orë.
Shpejtësia maksimale në modalitetin elektrik për të dy versionet është 140 km/orë.

Kapaciteti i baterisë është rritur ndjeshëm në krahasim me paraardhësin e saj, konkretisht me 45 përqind. Ajo arrin në 20.7 kWh neto (25.7 kWh bruto). Kjo siguron një shtrirje të konsiderueshme elektrike. Sipas WLTP-së, A6 wagon mund të përshkojë 106 kilometra, ndërsa sedani pak më i lehtë dhe më aerodinamik arrin të përshkojë deri në 111 kilometra.
Çmimet në Gjermani fillojnë nga 65,800 euro për sedanin hibrid plug-in A6 me 300 kuaj fuqi, Avant kushton 68,300 euro. Varianti me 367 kuaj fuqi kushton nga 75,050 euro dhe ofron një pamje të jashtme S line, pezullim sportiv të ulur me 2 cm dhe rrota 19-inç me kalipera frenash të kuq.