Teknologji

Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë por rikuperon

Ditën e Marte u pa një shitje masive e kriptomonedhave me bitcoin që ra nën 30 mijë dollarë për herë të parë që prej 22 Qershorit.

Published

on

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera rikuperuan ditën e Mërkure një humbje brutale të vlerës me kriptomonedhën më popullore në botë që u tërhoq nën 30 mijë dollarë.

U rrit me 4% në 24 orët e fundit për tu këmbyer me 31,507 në këto momente që shkruajmë. Kriptomonedha e tjera më të vogla si ether dhe XRP rifituan terren gjithashtu me 7% dhe 3% respektivisht.

Ditën e Marte u pa një shitje masive e kriptomonedhave me bitcoin që ra nën 30 mijë dollarë për herë të parë që prej 22 Qershorit.

Ende është shumë larg rekordit prej 65 mijë dollarësh vendosur në muajin Prill përpara se të përgjysmohej një muaj më pas.

Nëse nuk ngjitet mbi 32 mijë dollarë, ekspertët parashikojnë që bitcoin të bjerë deri në 24 mijë dollarë. Masat e ndërmarra në mbarë botën kundër kriptomonedhave kanë bërë që vlera e tyre të marrë një trajektore në formë tatëpjete.

Në Kinë janë bllokuar në masë operacionet e gërmimit të kriptomonedhave ndërsa bursa më e madhe në botë Binance po përballet me presione nga rregullatorë në Britani, Itali dhe vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Published

on

Bitcoini ka shënuar rritje në një nivel të ri historik të enjten.

Kjo rritje u ndihmua nga kërkesa për rritje nga investitorët, si dhe nga politikat miqësore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në një rekord të ri prej 112,743.49 dollarësh.

Ndër rritjet e fundit të fuqishme Bitcoini i shënoi më 22 maj të këtij viti, duke arritur në mbi 111 mijë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

Published

on

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold. Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm,  Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm.

Continue Reading

Teknologji

Apple regjistron rritje të shitjeve të iPhone

Published

on

Apple arriti një rritje prej 8% në shitjet e iPhone në Kinë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke shënuar rritjen e parë në dy vite, sipas një raporti nga Counterpoint Research.

Ky përmirësim u nxiti ga uljet e çmimeve dhe programet qeveritare të subvencioneve në maj.

Megjithatë, Huawei mbetet lideri i tregut kinez me një rritje prej 12% të shitjeve vjetore, duke qëndruar marka më e madhe nga pjesëmarrja në treg.

Vivo mban vendin e dytë, megjithëse me një rënie prej 9% të shitjeve, ndërsa Apple qëndron në vendin e tretë. Linja e re iPhone 16 është një nga arsyet kryesore të suksesit të Apple në këtë periudhë.

Continue Reading

Teknologji

OnePlus prezanton orën e re – dizajn minimalist dhe performanca të fuqishme

Published

on

OnePlus, kompania e njohur për pajisjet teknologjike, sapo ka zbuluar dy produkte të reja: një orë inteligjente dhe kufje pa tel.

Të dyja janë projektuar me një dizajn minimalist dhe synojnë të ofrojnë performancë të lartë për përdoruesit.

Ora e re e OnePlus vjen me një ekran të madh dhe me cilësi të lartë, me një trup të hollë dhe të lehtë për të siguruar komoditet gjatë përdorimit të përditshëm.

Ajo ka një gamë të gjerë funksionesh, përfshirë monitorimin e shëndetit, matjen e pulsit, gjurmimin e aktivitetit fizik dhe shumë opsione të tjera që janë bërë standard në orët inteligjente moderne. Nga ana tjetër, kufjet pa tel të prezantuara nga OnePlus ofrojnë cilësi të shkëlqyer të zërit dhe një bateri të qëndrueshme, duke i bërë të përshtatshme për përdorim gjatë gjithë ditës.

Ato kanë lidhje të qëndrueshme Bluetooth e janë të përshtatshme për sport dhe përdorim të përgjithshëm. Të dy produktet pritet të konkurrojnë fort në tregun e pajisjeve inteligjente me vlerë të mirë për çmimin e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara