Lajmet

Bislimi takohet sot me Lajçakun

Published

on

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi sot do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë dje, ai tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër (sot) do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, u deklarua Bislimi.

Lajmet

​Abazi: Nuk kisha dashur asnjë sekondë t’i takojë LVV-së

Published

on

By

Deputeti i pavarur, Haki Abazi deklaroi se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka prishur punë me deputetët e kësaj partie për të kërkuar vota nga Lista Serbe.

Në seancë plenare ku është kërkuar nga PDK debat parlamentar pas publikimit të audio-incizimeve mes Mimoza Kusari Lilës dhe Millan Radojiçiqit, Abazi tha se deputetët e partisë në pushtet nuk kanë fytyrë të kërkojnë vota.

Nuk e di a më ka ndejt më mirë ndonjëherë përshkrimi-mbiemri i pavarur. Nuk kisha dashur për asnjë sekondë t’i takojë një grupit parlamentar si që është ky (Lëvizja Vetëvendosje), për të cilin kam thënë para dy viteve që janë pazaret e pista për të hapur pompat të benzinës për të futur familjarë në punë, për të futur njerëz të afërt nëpër Gjykata Kushtetuese, për t’i bërë anëtarë të bordeve e të drejtorëve për interesa të vogla të cilat LVV ka kritikuar pushtetet e kaluara”, deklaroi Abazi.

Continue Reading

Lajmet

​Gashi: Koordinimi me Radoiçiqin është fatkeqësi për Kosovën

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me terroristin Milan Radojiçiq është fatkeqësi për Kosovën. Në deklarimin e tij pas kërkesës për debat parlamentar nga PDK, Gashi deklaroi se kryeterroristi Radoiçiq ka kryer terrorist ndaj shtetit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se debati publik ka arritur në pikën e degjenerimit, për çka shtoi se është fatkeqësi për Kosovën.

Është për keqardhje se ku ka arrit debati publik në Kosovë. Debati publik sot në Kosovë ka arritur në pikën e degjenerimit të vet se sa është i përfshirë terroristi Millan Radoiçiq në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën, fatkeqësi e cila e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës. E dëmton besimin e secilit qytetar të Kosovës. Sot çfarë po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën LVV e ka ndërtuar si logjikë e përbaltjes dukje qenë vet e zhytur deri në fyt me kriminelë si Millan Radojiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përcaktimi është ky? Çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e tyre e grupit tyre parlamentar akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen”, deklaroi ai.

Gashi shtoi se mentaliteti që është ndërtuar në këtë qeverisje është i gabuar dhe se interesi i Kosovës nuk është koordinimi me Millan Radoiçiqin.

Çfarë është ky entuziazëm? Kush po gëzohet? Për çka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri? Po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë Serbisë se tjetri, çka po gëzoheni, çka po duartrokitni? Kush kujt po i duartroket këtu? Ai është një terrorist i cili ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Ai terrorist ka vrarë një polic të Kosovës. Dhe ju dilni këtu sot dhe pa pikën e pafytyrësisë dhe mburreni”, shtoi Gashi.

Gjatë deklarimit të tij, ka pasur reagime të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë përfshirë edhe bashkëpartiakët e Gashit.

Koordinimi me një terrorist është fatkeqësi kombëtarë, në rastin më të lehtë nëse jo koordinim për tradhti kombëtare. Dhe nuk duhet t’i duartrokitet një fatkeqësie kombëtare”, përfundoi Gashi.

Continue Reading

Lajmet

Kusari-Lila kërcënon opozitën: Do të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, terroristit Millan Radoiçiq është e fabrikuar.

Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë. Përkitazi me këtë, ajo theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shansa të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.

Për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm shpifje, fabrikim por gjithashtu edhe nxitje dhe cytje për urrejtje dhe linçim. Tash ajo çka dua të them është se këtu duhet të jenë një ose dy argumente kryesore që grupi parlamentar i PDK-së i ka në këtë hallë. E para është se në asnjë formë ose mënyrë nuk po mundeni me pasqyruar ose atribuuar bashkëpunimin që e keni pas ju me Listën Serbe dhe barazu. Prandaj po duhet me shku me shpifje dhe falsifikime. Ndërsa e dyta është fakti që aq shumë po iu mungojnë se nuk janë prezentë këtu se 28 muaj me qeverinë Kurti. Kuvendi po funksionon pa Listën Serbe, ndërsa ju në pamundësi me i pas ata me iu ndihmu po fabrikoni. Çka bëni ju i thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Millan Radoiçiqit për me fabriku materiale dhe me i sjell ata këtu”, tha ajo.

Kusari-Lila akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.

Derisa po fliste ajo deputeti i pavarur Haki Abazi vendosi disa shirita të policisë rreth foltores së Kuvendit ku po fliste ajo.

A ju kujtohet bashkëpunimi dhe përurimi i shtëpisë. Kjo çka ka dal dje është fabrikë i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit. Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit nga zyrtarë dhe udhëheqës. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizituar dhe kush ka pasur biznese…Një kompani në pronësi “Lirigzoni” të deputetit të juaj zotëri Haxhiu, mbi dy milionë euro të tërhequra të pareve të punëve drejtpërdrejtë në veri. Çka po kujtoni ju se këto si fakte munden me u gjuajt nalt e poshtë. Lista Serbe se ka asnjë ndikim të vetme në Kuvendin e Kosovës, prej qershorit të vitit 2022. Ajo bisedë dje është tërësisht e fabrikuar. Rasti është në polici”, theksoi Kusari-Lila.

Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve të LVV-së.

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon debat, Tahiri: Radojiçiq në koordinim me Kusari Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që në seancën e sotme të ketë debat për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendin e Kosovës. Pas publikimit të audio-incizimeve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Tahiri tha se parlamenti është kontaminuar dhe kriminalizuar.

Shefi i deputetëve të PDK-së deklaroi në seancën plenare se kryeterroristi Millan Radojiçiq në koordinim me Mimoza Kusari Lilen e ka përcaktuar pagën minimale.

Tashmë jemi njoftuar edhe me fakte të reja për involvimin e kryeterorristit Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. U njoftuam që Millan Radojiçiq në koordinim me kryetaren e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e kanë përcaktuar pagën minimale në Republikën e Kosovës. Po ashtu përmes këtij koordinimi këta dy persona kanë lënë jashtë pagës minimale, kategoritë më të ndjeshme në vendin tonë, veteranët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve. Ajo që është edhe më tragjike shkon në faktin se të dy bashkë paskan pasur edhe kandidat të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese. Pra, këtu dua t’i falënderojë një pjesë të vogël të LVV-së që së bashku e kemi pamundësuar që kandidatin e Millanit edhe të Mimozës, tashmë personin që shërben si zëvendësministër i Drejtësisë, Vigan Qorrollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatën Kushtetuese si gjyqtar”, deklaroi Tahiri.

Ai kërkoi nga deputetët që pikat e sotme të rendit të ditës të shtyhen për një seancë të ardhshme.

Sot kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë juve që ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës të deklarohemi një për një për këto çështje jashtëzakonisht të rrezikshme dhe që cenojnë sigurinë kombëtare për vendin tonë. Prandaj, sot ne si GP kërkojmë që pikat të cilat janë të përcaktuara të shtyhen për një seancë tjetër dhe të diskutojmë secili për secilin pikë për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. Pra, ky kuvend është kontaminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as për të vazhduar. Personi i cili mund ta ketë vrarë direkt Afrim Bunjakun, apo një nga ushtarët e tij na e ka përcaktuar vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi Tahiri.

Po ashtu, Tahiri kërkoi nga Kusari-Lila që t’i kërkojë falje Partisë Demokratike të Kosovës. AI tha se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe nuk do të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare e as çështjet tjera.

Kryeparlamentari Glauk Konujfca tha se debati parlamentar është i pamundur të zhvillohet proceduralisht./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara