Lajmet

Bislimi: Situata aktuale kërkon unitet politik, përballë kemi Serbinë

U bë thirrje për unitet politik në kohën kur Kosova po përballet me tension e presion nga Serbia.

Published

on

Me temën “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shkatërrimi e Federatës Jugosllave”, po mbahet simpoziumi i pestë shkencor për “Lëvizjen”. Veprimtarë politikë kanë folur për përpjekjet e sakrificat e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe trevave të tyre. Po ashtu, është bërë thirrje për unitet politik në kohën kur Kosova po përballet me tension e presion nga Serbia.

Kryetari i shoqatës “Lëvizja”, Xhevat Bislimi tha se ky simpozium përkon me 40-vjetorin e bashkimit të organizatave patriotike shqiptare dhe krijimin e lëvizjes popullore të Kosovës.

“Ishte organizata që veproi në kushte të jashtëzakonshme, në kushte të një terrori e persekutimi shtetëror jugosllav, por që e përballoi me sukses përndjekjen, persekutimin, vrasjet e shumë veprimtarëve dhe drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe angazhimin e saj, përpjekjen e saj, luftën e saj e finalizoi me luftën çlirimtare, me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky simpozium sot përkon edhe me një situatë tensionesh, presionesh që po i bëhen Kosovës edhe pas 23 vitesh çlirimi nga Serbia pushtuese. Është një situatë që kërkon unitet politik, kohezion politik të forcave tona politike, parlamentare dhe të të gjithë qytetarëve tanë, sepse përballë kemi Serbinë dhe jo njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Asani ka folur për përpjekjet e shqiptarëve në mbrojtjen e identitetit dhe trevave shqiptare.

“Armiqtë tanë në vazhdimësi kanë dashur që të na devijojnë nga proceset e ndryshme. Sepse jemi populli më i vjetër i Ballkanit dhe ata kanë qenë të ardhur në këto treva. Kanë pasur problem me historinë e shqiptarëve në këto treva dhe ata kanë qenë të mobilizuar, ndërsa shqiptarët kanë qenë në mbrojtje të identitetit të tyre dhe etnisë së tyre në pozicione mbrojtëse. Dhe kjo ka bërë që shqiptarët në vazhdimësi territoret e tyre të tkurren dhe me luftërat ballkanike, me ngritjen e kufijve ballkanikë që dominoheshin nga serbo-sllavia, që nga beteja e Kumanovës të vitit 1913, ngritja e këtyre kufijve, shqiptarët i bëri që të mobilizohen për mbrojtjen e tyre, për organizimin e tyre që të rikthejnë pozicionet e tyre që i kishin lënë dikur”, u shpreh ai.

Veprimtari dhe i burgosuri politik, Hydajet Hyseni tha se brezat e asaj kohe ishin promotorët e gjitha zhvillimeve për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Lëvizja kombëtare me breza rinorë e gjithë popullorë, me dekor dallimesh e një anësimesh profilesh politikash e ideologjish por të përbashkuar fortë idealit të lirisë dhe flamurit kombëtar, ishin iniciatorët dhe promotorët i përbashkët i pothuajse të gjitha zhvillimeve politike dhe avancuese të kohës që kemi sot në shqyrtim, përpara dhe më vonë. Nuk ndodhë që të flitet në nivel kombëtar për çlirimin e Afrikës Jugore dhe të mos flitet për Mandelën. E tek ne ndodhë kjo. Ndërkaq, fryma liberatore dhe progresiste të brezave atdhetarë si dhe rrezatimi dhe ushqimi atdhetar frymëzues, përmbajtës, matues, fisnikërues e emancipues ishin mbështetja parësore dhe kryesore që vinte legalisht dhe ilegalisht nga Shqipëria mëmë”, ka theksuar Hyseni.

Simpoziumi i pestë shkencor është njëditor dhe do të paraqiten mbi 50 kumtesa të ndara në tri sesione. 

Lajmet

Opozita refuzon të marrë pjesë në seancën për diskutimin e presidentit

Published

on

By

Deri sa po pritet të fillojë seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e zgjedhjes së presidentit, partitë opozitare kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, duke e konsideruar këtë thirrje si joserioze dhe spektakël politik.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi shkurtimisht se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi:“Nuk marrim pjesë në seancë. Kjo është show propagandues i VV-së.”

Nga AAK-ja, Besnik Tahiri akuzoi kryeministrin se po e shndërron Kuvendin në arenë për debate të brendshme partiake

“Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se pa marrëveshje paraprake nuk ka lëvizje nga qëndrimet e tyre.

“Kemi thënë që fillimisht të ketë marrëveshje mbi parime të caktuara dhe pastaj të vijmë e t’i propozojmë emrat”, tha Hamza.

Me bojkotin e shpallur nga tri partitë kryesore opozitare, mbajtja e seancës mbetet në pikëpyetje, pasi pa prezencën e 80 deputetëve rrezikohet dështimi i procesit vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Continue Reading

Lajmet

Dështon shmangia e procedurave për ligjin e energjisë: Përplasje mes pozitës dhe opozitës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë shmangen e afateve procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, pasi propozimi mori vetëm 63 vota për, përballë 45 votave kundër të opozitës.

Opozita e cilësoi këtë nxitim si të dëmshëm dhe me prapavijë politike. Ferat Shala nga PDK-ja kritikoi mungesën e dëgjimeve publike, ndërsa Janina Ymeri nga LDK-ja u shpreh se votojn kudër pasi ky ligj prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in.

“Votojmë kundër shmangies sepse ligji prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in. Nuk mbështesim shmangien nga procedura e rregullt”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja theksoi se vendosja në agjendë përmes shmangies është vetëm humbje kohe në prag të përfundimit të mandatit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të reformave.

“Ky është vendim politik. Po i humbni shtetit 9 milionë euro dhe po pengoni integrimin në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian”, sipas Tahirit.

Përveç këtij ligji, Kuvendi nuk miratoi as shmangien e afateve për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

 

Continue Reading

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Të kërkuara