Lajmet

Bislimi: Projektligji për KPM-në përafron legjislacionin tonë me atë të BE-së

Bislimi lidhur me këtë projektligj bëri të ditur se cilat shërbime bien mbi domenin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Published

on

Komisioni për Administratë Publike, ka votuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, ku në këtë takim raportoi zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi. Ai foli edhe për direktivat e BE-së që jep prerogativat e përcaktuara për Komisionin e Pavarur të Medieve, si institucion i pavarur për mbikëqyrjen e tregut medial në Kosovë, siç është përcaktuar edhe me Kushtetutën e vendit tonë.

Bislimi lidhur me këtë projektligj bëri të ditur se cilat shërbime bien mbi domenin e Komisionit të Pavarur të Mediave. Ai më tej sqaroi direktiva e BE-së lidhur me këtë projektligj, që, sipas tij, nënkupton një obligim që e njëjta të transpozohet në të gjitha shtete evropiane.

“Në këtë dritë direktiva thekson, mes tjerash, përtej obligimit për transpozim që nuk mund të paragjykohet, shtetet anëtare mund ta ruajnë rregullimin aktual për aq kohë sa i njëjti funksionon në mënyrë efektive”, tha ai.

Bislimi theksoi se që të fuqizohet liria e shprehjes dhe të promovohet pluralizmi medial, duke iu shmangur edhe konfliktit të interesit është me rëndësi që shfrytëzuesit të informacionit, qytetarët, të kenë qasje në informacion lidhur me pronarët e medieve.

“Projektligji i Komisionit të Pavarur të Medieve adreson rekomandimet që dalin nga raportet për vendin nga vitet e mëparshme dhe përafron legjislacionin tonë me atë të BE-së, siguron rregullat e barabarta të konkurueshmërisë në treg, mbrohen shtresat e ndjeshme të shoqërisë, inkurajon transmetimin e programeve edukative arsimore e shkencore, lajmin e saktë dhe kështu ndikon pozitivisht te publiku i gjerë”, deklaroi mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.

Lajmet

Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani e takon edhe deputetin goran, Adem Hoxha

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogla parlamentare, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo e ka pritur në Presidencë edhe deputetin goran, kryetarin e partisë Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.

Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.

Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani u takua edhe me deputeten Emilija Rexhepi, diskutohet bllokada në Kuvend

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua edhe me deputeten nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfshirë edhe komunitetet joshumicë.

Dita e sotme ishte e dyta me radhë e takimeve të presidentes Osmani në përpjekjet për zhbllokimin e gjendjes në Kuvend.

Një ditë më parë, ajo u takua me drejtuesit e partive më të mëdha.

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Published

on

By

Kosova dhe Belgjika shënuan një hap të ri bashkëpunimi dypalësh pasi shteti belg vendosi të njoh zyrtarisht atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës atje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, në këtë mënyrë fuqizohet përfaqësimi ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.

Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Falënderoj nga zemra ministrin belg të mbrojtjes, mikun tim Theo dhe mikun e Kosovës i cili për një kohë të gjatë ka kontribuar dhe mbështetur kauzën e Kosovës në të gjitha instancat, ku ka pasur mundësi që të avokojë për çështjen e vendit tonë. Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve të vendit tonë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po njeh pra praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës pikërisht në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner”, tha Maqedonci.

Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

Unë kam qenë këtu për here të parë në vitin 2009, pra para 16 vitesh, isha këtu, isha ministër i emigracionit në Belgjikë për ca vite, para 10 vitesh prandaj jam i lumtur që jam këtu me funksion të ri, funksionin e ministrit të mbrojtjes dhe tregtisë së jashtme dhe jam këtu për të zhvilluar një takim fantastik bilateral me kolegun tim. Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes u takuam, vizituam trupat tonë të KFOR-it sepse ata janë të rëndësishëm për sigurinë e shtetit dhe për stabilitet në Ballkan dhe unë mendoj se për ne është shumë e rëndësishme të kemi këtë mision së bashku me tre shtetet e Beneluksit. Ne kemi pilot dronësh që punojnë këtu dhe është hera e parë brenda 10 vitesh që kemi shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur Kosovën. Pra unë jam dikush që gjithmonë ka qenë shumë mbështetës ndaj rastit të Kosovës. Belgjika është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tuaj dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Dhe është në atë sferë, në atë shpirt që ne duam të lajmërojmë sot zyrtarisht se atasheu ushtarak do të pozicionohet në Bruksel”, tha ai.

Ministri belg u pyet edhe rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, që lidhen me sulmet terroriste që Serbia.

Unë nuk jam ministër i Punëve të Jashtme, unë kam trupa nga Belgjika të stacionuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe pilotë dronësh profesionistë, unë nuk kam komandë sepse nuk jam ministër i Punëve të Jashtme por ajo që mund të them është se qeveria e re belge anon nga Kosova, për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës të sigurt dhe për të thënë se Kosova është Evropë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Kraki për qëndrimin e partive tjera në sallë plenare: Spektakël i zbehtë dhe qesharak

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki e ka quajtur “spektakël të zbehtë dhe qesharak”, vendimin e deputetëve të partive tjera politike për të qëndruar në sallë plenare pas ndërprerjes së seancës.

Ai tha se është për keqardhje që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka interpretime të ndryshme.

Po konfirmohet keq-leximi dhe keq-interpretimi i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Sjellja nuk ka ndryshuar përkundër ndryshimit që ne e kemi bërë në anën tonë dhe lëshimit, gatishmërisë që të lëshojmë pe me dy mundësi ose të shkojmë te votimi i komisionit dhe ta refuzojmë komisionin dhe ta rrëzojmë dhe pastaj të kalojmë në pako me zonjën Haxhiu së bashku me kryetarët e Kuvendit ose të votohet në mënyrë të fshehtë sepse sipas neve Gjykata Kushtetuese veç e ka konfirmuar atë. Dhe krejt ata që u bënë ekspertë të drejtës kushtetuese duhet ta dinë që kur një gjë thuhet në një vendim të formës së prerë nuk mund ta interpretosh në disa forma”, deklaroi Kraki.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, partitë e tjera kanë qëndruar në sallën plenare.

Deputeti i LVV-së e konsideroi si “spektakël të zbehtë dhe qesharak”.

Ani shumë mirë, ne kemi javë që i bëjmë thirrje deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe gjithëve aty që të mos vijnë në sallë për badihava. Dhe ata kanë gati tre muaj tash që vijnë veç hajt dhe kjo ardhja në sallë veç hajt sa për spektakël kanë nisur me i dalë boja edhe kësaj ardhje tash qëndrimi në sallë nuk ka asnjë simbolik aty, është vetëm spektakël i zbehtë i cili nuk thotë asgjë. Po të kishin ata vullnet që të bëjnë kuvendin dhe të ja mundësojnë Kosovës që të ketë institucione do e çonin dorën për, kundër. Këto spektakle janë sa të zbehta aq edhe qesharake”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara