Lajmet

Bislimi në Bruksel për aplikimin në BE, pritet nga Varhelyi

Takimet do t’i ketë në Këshill, Parlament e Komision Evropian.

Published

on

Besnik Bislimi ka udhëtuar dje drejt Brukselit. Sipas njoftimit nga Qeveria, zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, ka shkuar në Bruksel për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Takimet do t’i ketë në Këshill, Parlament e Komision Evropian.

Bislimi do të pritet në një takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Po ashtu, zëvendëskryeministrit do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Lajmet

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në LDK, diskutohet bllokada institucionale dhe vendimi nga Kushtetuesja

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga nënkryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Siç njofton LDK, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim”, thuhet në komunikatë.

LDK në takim ka thënë se është e rëndësishme që Kushtetuesja të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale.

LDK shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fazat shtetformuese; dhe thekson se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të vendit”, përfundon komunikata.

Continue Reading

Lajmet

Kapet në kufi me 220 kg mish derri të kontrabanduar nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Zërnosek të komunës së Leposaviqit, ku është ndaluar një person i dyshuar për hyrje ilegale dhe transport të mishit të derrit të kontrabanduar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit të rregullt nga njësia kufitare, është ndaluar personi me inicialet B.M. (i lindur në vitin 1991), i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve të paautorizuara. I dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore, në të cilën janë gjetur rreth 22 pako mish derri, secila me peshë afërsisht 10 kilogramë.

Policia thekson se luftimi i kontrabandës mbetet një ndër prioritetet e saj, jo vetëm si çështje penale, por edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar iniciimin e rastit penal “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Malli i sekuestruar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejme nga njësitë doganore.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët dhe institucionet përkatëse për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën në të gjitha format e saj.

Continue Reading

Lajmet

KFOR-i italian ka kryer patrullime në komunën e Istogut

Published

on

By

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime në komunën e Istogut.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në “Facebook”.

Aktivitete të tilla, që zhvillohen rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha etnitë në Kosovë”, thuhet në postim.

Continue Reading

Lajmet

​Interi mes Lookman dhe Sanchos, gati oferta e re për nigerianin

Published

on

Zyrtarët e Interit janë të gatshëm të ndjekin alternativa të tjera në merkato nëse dështojnë përfundimisht negociatat për Ademola Lookman.

Aktualisht, zikaltërit dhe Atalanta ndodhen në një bllokadë të plotë. Sulmuesi nigerian, i cili tashmë është larguar nga Bergamo, ndërsa skuadra e trajnerit Juriç zhvillon e cila sot një miqësore ndaj Monzës, ka shprehur qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano, ku presidenti Marotta do t’ia besonte me kënaqësi trajnerit Cristian Chivu. Megjithatë, presidenti i Atalantës, Antonio Percassi, mbetet i vendosur, ai nuk dëshiron ta shesë lojtarin në Itali për shifrat aktuale.

Oferta më e fundit e Interit, 42 milionë euro plus 3 milionë euro në formë bonusesh, është refuzuar. Sipas mediave italiane, me miratimin e Oaktree, zikaltërit po shqyrtojnë një rritje të ofertës duke u afruar te 50 milionë eurot, me një bazë fikse prej 45 milionë eurosh, plus bonuse dhe mundësinë e përfshirjes së një lojtari të ri si pjesë e marrëveshjes.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi po eksploron edhe emra të tjerë për krahun e sulmit. Fillimisht është përmendur francezi Christopher Nkunku i Chelseat, por kandidatura që po fiton terren është ajo e Jadon Sanchos. Anglezi, i lindur në vitin 2000 dhe me kontratë deri në verën e ardhshme me Manchester United, ka një vlerë rreth 25 milionë euro, dukshëm më e ulët se ajo e Lookman dhe Nkunku.

Përveç moshës dhe cilësive teknike, çmimi më i ulët e bën më të lehtë për Interin të akomodojë pagën e tij, e cila nuk përfiton nga “Dekreti i Rritjes”. Këtë verë, Sancho është lidhur edhe me interesime nga Juventus dhe Napoli, duke shtuar konkurrencën për shërbimet e tij.

Continue Reading

Të kërkuara