Lajmet

Bislimi: Integrimi euroatlantik mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme

Në pjesën e parë të mbledhjes është diskutuar për masat të cilat kanë arritur zbatim në Planin e Veprimit ERA II.

Published

on

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua mbledhja e pestë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Kjo mbledhje u kryesua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“Integrimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës, andaj çdo hap që ndërmerret në drejtim të këtij objektivi strategjik është një hap i duhur tutje drejt integrimit të Kosovës në këto institucione dhe organizata”, tha zëvendëskryeministri Bislimi në hapjen e kësaj mbledhjeje, njoftohet përmes një komunikate për media.

Fillimisht në pjesën e parë të mbledhjes është diskutuar për masat të cilat kanë arritur zbatim në Planin e Veprimit ERA II dhe aspektin e përgjithshëm të gjendjes së zbatimit sipas institucioneve dhe në të dytën hapat dhe reformat kyçe të parapara në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, PKIE 2023-2027.

Në këtë mbledhje të pestë të këtij Këshilli, u fol dhe rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme në zbatimin e arritjen e objektivave drejt rrugës së integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

“Siç e dini, më 15 dhjetor 2022 kemi dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE. Në veçanti tani pas aplikimit për anëtarësim pritet përshpejtim i zbatimit të reformave dhe përmirësimi i cilësisë dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve. Fokusi qëndron tek krijimi i momentumit për pranimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian për t’u vlerësuar për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim. Prandaj, është me rëndësi kyçe që reformat nën përgjegjësinë e institucioneve që drejtoni të zbatohen brenda afateve kohore të vendosura nga vetë institucionet tuaja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit si institucionin kryesor koordinues për integrim evropian”, shtoi ndër të tjera zëvendëskryeministri Bislimi.

Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane.

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive për formimin e institucioneve të reja të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, duke shtuar se afati kushtetues për këtë është deri më 7 gusht.

Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje para thirrjes së seancës, me qëllim që pas konstituimit të Kuvendit të mos pritet afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të shmanget shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për takime, mirëpo LDK i ka pezulluar negociatat, PDK ka mbajtur qëndrimin e vet, ndërsa AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Haxhiu theksoi se gjetja e një zgjidhjeje është e rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe qytetarët.

Ajo paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen të dita data dhe ora e saktë e mbajtjes së seancës, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë 120 deputetëve, ashtu siç përcaktohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Muret e Oslos shndërrohen në galeri gjigante për artin e grafitit

Published

on

Muret e një ish-zone industriale në Oslo janë kthyer në kanavaca gjigante për artistë të grafitit nga e gjithë bota, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.

Festivali, i themeluar në Gjermani në vitin 2002, është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha globale të artit rrugor, duke mbledhur artistë me stile dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i këtij viti në Oslo solli 40 artistë nga 21 vende të botës, të cilët krijuan murale, grafite dhe portrete, duke shkëmbyer teknika dhe ide gjatë procesit artistik.

Një nga veprat më të veçanta i është kushtuar shpikësit norvegjez Erik Rotheim, i cili patentoi sprejin modern rreth një shekull më parë. Portreti i tij u realizua në një mural gjigant nga artisti suedez Joel Hjort.

Drejtori ekzekutiv i “Meeting of Styles” në Oslo, Simon Diaz, tha se festivali nuk synon më vetëm konkurrencën mes artistëve, por mbi të gjitha shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja përmes artit.

Edhe artistja norvegjeze Tanya Styrvold, e cila është orientuar së fundmi drejt artit rrugor, tregoi se puna me artistë me përvojë të grafitit po e ndihmon të zgjerojë aftësitë e saj krijuese.

Festivali “Meeting of Styles” zhvillohet edhe në Prishtinë, ku këtë vit do të shënojë edicionin e dhjetë nga 28 deri më 30 gusht, duke sjellë sërish artistë dhe krijues të artit urban.

Përveç muraleve, festivali ofron edhe punëtori të hapura për publikun, me synim që arti i rrugës të bëhet më i qasshëm për të gjithë./A.K/ Associated Press

Continue Reading

Të kërkuara